OSHEE kërkon rritje me 53% të tarifës së shpërndarjes për bizneset e lidhur në 35 KV
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paraqitur...
Shtesa e investimeve të huaja në tremujorin e tretë të vitit, që sapo lamë pas, ka qenë minimale, ose dhe negative nga pothuajse të gjitha shtetet, me përjashtim të Zvicrës, që është vendi nga raportohen investimet e TAP.
Nga shtetet, ku merrnim investimet tradicionale, si Greqia, investimet janë në rënie, nga Gjermania po ashtu me tkurrje, Kanadaja e ka rritjen minimale, Holanda, Italia dhe Greqia po ashtu.
Sipas statistikave për investimet sipas shteteve, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i investimeve të huaja për periudhën korrik-shtator 2017 u rrit me 251 milionë euro në krahasim me tremujorin e mëparshëm, nga e cila 179 milionë euro, ose 71% e totalit të rritjes kanë ardhur vetëm nga një shtet, nga Zvicra, nga i cili raportohen investimet që po bëhen për ndërtimin e projektit të gazsjellësit TAP.
25 milionë euro është shtesa e investimeve nga Turqia, 20 milionë euro nga Italia, 16 milionë euro nga Kanadaja dhe 14 milionë euro nga Holanda. Me kaq lista mbaron. Shtetet e tjera kanë investuar zero në Shqipëri, ose maksimumi në 6 milionë euro (si p.sh. Austria) në tremujorin e tretë të 2017, apo dhe e kanë ulur stokun e investimeve të tyre në Shqipëri, si Greqia (-16 mln euro) dhe Gjermania (-4 mln euro).
Greqia, për herë të parë stoku vjen me ulje
Greqia është shteti nga i cili në vite ka ardhur stoku më i madh i investimeve të huaja (kryesisht telekomunikacione), që në fund të tremujorit të tretë arriti në 1.26 miliardë euro, ose 20% e totalit të stokut të investuar në Shqipëri pas viteve 1990. Por, për herë të parë investimet nga Greqia rezultojnë në rënie (-16 milionë euro), teksa sektori i telekomunikacioneve (Vodafone dhe Telecom Albania janë më kapital grek) është në rënie.
Kanadaja është shteti që renditet i dyti sa i përket stokut të investimeve direkte, me 826 milionë euro në total (rritje minimale prej 16 milionë euro në tremujorin e tretë), si rrjedhojë e aktivitetit të Bankers Petroleum, që megjithëse është shitur te kinezët e Geo Gade raportohet sërish si investim kanadez.
Në vend të tretë është ngjitur Zvicra, stoku i investimeve nga i cili është 10-fishuar në krahasim me vitin 2014, duke arritur në 826 milionë euro në fund të tremujorit të tretë 2017, si rrjedhojë e aktivitetit të gazsjellësit TAP.
Holanda është e katërta, po me 826 milionë euro, ku rolin kryesor e ka kompania Statcraft, që po ndërton HEC-in e Devollit, që ndonëse tashmë është 100% në pronësi norvegjeze, regjistrohet ende si investim holandez. Gjithsesi, ky investim po shkon drejt fundit, teksa shtesa në tremujorin e tretë ishte vetëm 14 milionë euro.
Më pas, sipas stokut, renditen Italia, Turqia, Austria, Qipro (shih grafikun).
Gjeografia e kufizuar shteteve nga po na vijnë investimet vitin e fundit tregon se sa e varur është Shqipëria nga projektet e mëdha, që ndodhin vetëm një herë dhe më pas efekti i tyre mbaron, por ngre njëkohësisht dhe dilemën se çfarë do të ndodhe me investimet e huaja pas përfundimit të TAP dhe HEC-eve mbi lumin Devoll, teksa nuk po shihen investitorë të tjerë në horizont, madje po ikin dhe ata që janë (rasti i Sheraton që nga 1 janari u largua nga Shqipëria).
Nëse nuk do të kishte qenë projekti TAP, investimet e huaja në tremujorin e tretë do të ishin vetëm 68 milionë euro, ndërsa nëse hiqet edhe Devolli, zbresin në 54 milionë euro./ Monitor
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paraqitur...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka një thirrje për studentët sh...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Edi ...
Mesditën e sotme do të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhje...
Merkuri do iu ndihmoje te largoni rutinën nga jeta juaj ne ç...
Një vit fringo i ri sapo ka ardhur. është e vërtetë, ne po j...
Jessica Alba ka marrë dhuratën më të bukur për festat e fund...
Për të gjithë ju që festuat rëndë mbrëmjen e djeshme. Mëngje...
Diva e muzikës dhe seks simboli i moshatarëve të saj Jennife...
Si thoni sikur në vend t’i jepni vetes gjithë këto dhe detyr...
Periodat nuk janë kurrë argëtuese. Sigurisht përveç një rrit...
Vajza e Eli Farës di si të festojë dhe si të tërheqë vëmendj...
Gjatë 2017-ës kishte jo pak shpërthime ndaj personave të njo...
Vitet e ngacmimit seksual në industrinë e teknologjisë dhe g...
Këngëtarja Nora Istrefi e ftuar në emisionin ‘Shiko kush Lua...
Sipas një vëzhgimi, gjatë vitit 2017, fjala “Albania” është ...
Polcia ka nisur procedimin penal për një 19-vjeçar, i cili ë...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me denoncimet dhe s...
Këtë fillim viti në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...