Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kur nana tha se mbaroi djathi në shtëpi mendja më shkoi që ky lajm kaq tronditës mund të na çojë mbrapsht gjithë vitin. Në 1 janar jemi të tërë në gjendje knock down. Barqet e ngritura përpjetë dhe një gjysmagjel që do të përtypet më datë 1, 2, 3. Të nesërmen e festës së ndërrimit të moteve, njeriu vazhdon ritin për inerci. Vazhdon dreka me copat e mbijetuara të shpendit, përsheshi që ngrohet, pilafi, sallata ruse. Hapen do shishe të tjera me verë, ullinjtë e zhytur në vaj me feta limoni, vezët e ziera me djath në vaj ulliri dhe rigon përsipër.
? Mbaroi djathi, tha nana. Ky ishte kumti që më ngriti me vrull për të dalë, të gjej copën e djathit që mos të na mbijë tersi qysh ditën e parë të motit të ri.
Nuk kam bërë mirë hesapet. Blen njeriu, merr masa si çdo shqiptar deri në ditën e fundit të dhjetorit. Një thes me miell, dy thasë patate, ca teneqe djathë, zogj, pula, gjela, mish i grirë dhe me copa, vaj, makarona, oriz, sheqer. Ndërrimi i viteve ka nevojë për rezerva ushqimore të vërteta.
Rrugët janë krejt të zbrazura e tek-tuk sheh prindër që tërheqin fëmijë të veshur si për festë, të cilët po shkojnë të hanë drekën tek nënëdaja. Të gjitha shitoret mbyllur.
? Kot del, më tha nana, xhan-xhin është jashtë, nuk ka shpirt të gjallë. Unë nuk i zura besë dhe nisa shëtitjen time gjithë merak. Mbyllur shitorja me ushqime e Bardhës, mbyllur furra e bukës e Xhevit, mbyllur zarzavatet e Metit, mbyllur klubi i Rremës, mbyllur dyqani i madh i firmës së madhe, hapur bimca e Lirit. Çunat e lagjes kanë marrë nga një kafe, një kupë raki dhe po shullëhen në rrezet e diellit me jakat e ngritura përpjetë pas qafës. U ula me ta, porosita një kafe, kupa e rakisë erdhi pa e kërkuar. Pyetja e parë:
? U gëzuat?
? U gëzuam.
Heshtje. Më pas Rimi cyt më tej bisedën:
? Dobët shumë këtë vit. Ka ra Kartagjena fare. Me zor bleva 80 mijë lekë fishekzjarre.
Të gjithë ramë në një mendje që këtë vit ishte dobët shumë. Shamë qeverinë, ndërsa kupa e parë u zbraz. Erdhi e dyta, por nuk shtyhet thatë. Liri paska ca ullinj, Gimi u ngjit deri në banesën e tij dhe mori dy copa djathë të mbështjellë me letër. Një ma dha mua, një e hodhi në pjatën e ullinjve. Më ka bërë nderin e jetës. Ma hoqi tersin nga shtëpia dhe rakia shkonte për së mbari. Pse e kemi fqinjësinë dhe shoqërinë? Ja për këto ditë. Shijojmë rrezet e diellit dhe dikur çohemi. Erdhi vakti i drekës, na pret gjysmagjeli dhe të tjerat. Megjithatë këtë vit është dobët, si ka qenë përherë qysh kur mbaj mend ndërrimin e moteve. Dobët shumë?
E kuqja është ngjyra e sezonit dhe vjen me të gjitha nuancat...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zgjedhur një tjetër f...
Asgjë e rëndësishme nuk do të ndryshojë në 2018. Marrëzia e ...
Analisti politik, Afrim Krasniqi dyshon se Ilir Meta do ta m...
Kur vjen puna tek flokët duket se njerëzit ndahen në dy grup...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Peqin, k...
Pothuajse gjysma e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike në...
Nëse të kanë tradhëtuar, apo nëse je ti që po mban ca sekret...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ishte e ftuara e emision...
Bullgaria merr sot Presidencën e Këshillit të Ministrave të ...
E dini përse ëndrrat nuk kanë fund, apo perse nuk “shohim” f...
Një 28-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasia...
Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë, ndërsa një fami...
Poligamia dhe harema, mungesa e arsimimit dhe mungesa ligjor...
2017 ishte viti i flokëve të çmendur.. Ngjyra pastel, trendi...
Ne të gjithë duhet të mësojmë se si të vlerësojmë diversitet...
Gjatë një aksioni të policisë rrugore në natën e ndërrimit t...
Të zgjohesh me dhimbje koke, të punosh me dhimbje koke, të f...
Bukuria është subjektive dhe shpesh bëhet çështje polemikash...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...