Pemët e Vitit të ri nëpër botë: Cili kryeqytet ka pemën më të bukur?
Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri është një traditë që k...
Gjatë sundimit komunist gjysmëshekullor të Shqipërisë, diktatori stalinist Enver Hoxha, me frikën e një pushtimi nga perëndimi, e mbushi vijën bregdetare të vendit me mijëra bunkerë në formë kërpudhe. Pushtimi nuk erdhi kurrë. Por tani bregu i Shqipërisë përballet me një kërcënim të ri, nga plehrat.
Plazhi me rërë i Kepit të Rodonit përgjatë bregut të Adriatikut në Shqipërinë qendrore është i mbushur me plehra. Shishe plastike, kanaçe dhe të gjitha llojet e plehrave kanë mbushur bregun, sjellë nga rryma e lumenjve dhe përrenjve pas shirave të shumta në javët e fundit.
Mbeturinat e sjella në det nga lumenjtë e Shqipërisë thuhet se kanë shkuar qindra mijëra lart në veri deri në portin e Dubrovnikut, në Kroaci. Sipas medias lokale, mbi 50 metra kub mbeturina u nxorën nga porti i Qytetit të Vjetër, i cili është destinacion turistik.
Në Tiranë, ambientalistët nuk befasohen. Ata shpjegojnë se mungesa e politikave të duhura për menaxhimin e plehrave në Shqipëri do të thotë rrezik për bregdetin e saj dhe atë të fqinjëve.
?Shqipëria ka shumë lumenj dhe ata janë shndërruar në kanale që mbledhin plehra nga fshatrat e largët, por edhe nga qytetet e mëdhenj, dhe gjithçka përfundon në det. Rrymat në Adriatik rrjedhin nga jugu në veri dhe në këtë drejtim shkojnë edhe plehrat dhe ndotin bregun e Adriatikut verior. Përderisa ka përfunduar deri në Dubrovnik, mendoj se duhet të ketë qenë sasi e madhe plehrash dhe rrymat kanë qenë të forta?, thotë Xhemal Mato, drejtor ekzekutiv i grupit ambientalist, Ekolëvizje.
Shqipëria është vend kandidat i BE dhe shpreson që vitin e ardhshëm të hapë bisedimet e anëtarësimit me Brukselin. Megjithatë, sipas raport-progresit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë për vitin 2016, ndarja e plehrave nuk ekziston dhe grumbullimi i plehrave për qëllime riciklimi është kryesisht formal. Kapaciteti institucional për manaxhimin e mbeturinave mbetet ende i dobët në të gjitha nivelet.
Hedhja e plehrave nuk është në përputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit. Një raport i publikuar në fillim të këtij viti në Shqipëri nga INSTAT thotë se vetëm 68% e popullsisë shqiptare ka akses në shërbimin e hedhjes së plehrave. Shumica e mbeturinave që nuk grumbullohet mbush lumenjtë e përrenjtë.
?Një nga kriteret e vendosur është që praktika e manaxhimit të plehrave duhet të arrijë standardet evropiane, por ky mbetet edhe një tregues negativ për Shqipërinë pasi do të dëmtojë industrinë e turizmit, pasi askush nuk dëshiron të vizitojë një plazh të mbuluar nga mbeturinat?, vë në dukje Xhemal Mato.
Poshtë një ure në lumin e Tiranës, 12 kilometra larg kryeqytetit shqiptar, plehrat e sjella nga rryma kanaçe mbuluar pothuajse çdo centimetër të bregut të lumit dhe madje janë ngjitur edhe në degët e pemëve që duket sikur janë veshur për Halloween. Shumica e këtyre mbeturinave vjen nga kryeqyteti dhe rrethinat e tij, dhe lumenjtë e çojnë në Adriatik. Sasia e saktë mbetet e panjohur.
?Në Shqipëri nuk i kemi të dhënat e sakta për mbeturinat dhe nuk mund të themi se në çfarë sasie janë. Megjithatë, situata është problematike, kjo është gjë që duket. Në të gjitha vendet publike, urbane apo natyrore, kemi plehra të hedhura, çka do të thotë se kemi problem me menaxhimin e tyre, për të mos përmendur menaxhimin e plehrave të integruara?, thotë Ermelinda Mahmutaj.
Grupet ambientaliste ankohen se autoritetet shqiptare po bëjnë pak për përmirësimin e nivelit të grumbullimit të plehrave, parandalimin dhe riciklimin. Deri sa kjo të ndodhë, fqinjët bregdetarë do të jenë në gatishmëri për shkak se një pjesë e plehrave do të mbushë edhe brigjet e tyre.
Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri është një traditë që k...
Ajo është një myslimane e devotshme, feston Bajramin, por nu...
Zbardhet vendimi i Këshillit Mbikëqyrës së OSHEE-së për skem...
Një fotograf nga Nevada, SHBA ka harxhuar plot pesë vite nga...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Piacenza të Italisë mbrëmj...
Një vajzë e re ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në spitalin e...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë një paralajmërim...
Alesia Bami është padyshim një nga vajzat më të komentuara t...
Në prag të festave të fundvitit shoqata e motorristëve shqip...
Prej kohësh ajo është kthyer në një personazh misterioz duke...
Oriola Marashi është prurja më e re e grupit OTR, që pas lar...
Ditën e djeshme u zhvillua në Gjykatën e Krimeve të Rënda, s...
Festat e fundvitit i kanë uruar dhe pjesëtarët e Aleanës së ...
Të gjithë e dimë se në tryezën e fundvitit produktet e mishi...
Një sasi e vogël me lëndë eksplozive është vendosur në banes...
E shtuna në mbrëmje në televizionin Klan do të sjellë plot a...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një shteta...
Viti 2017-të ishte një nga vitet më të suksesshme për Arilen...
Dy banesa janë përfshirë nga flakët në Gjirokastër.Nga të dh...
Qytetarët dhe bizneset kanë sot mundësinë e fundit të përfit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...