Rama: Ja kur e pranoj dorëheqjen
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të prem...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të prem...
Nga Mero Baze
Kryepeshkopi Janullatos prej sot ka dhe letra shqiptare. Ai do të regjistrohet pas 25 vitesh qëndrimi në Shqipëri si shtetas shqiptar, një proces i cili mbart brenda vetes gjithë arkivën e dyshimeve shqiptaro-greke, ndaj njëri tjetrit.
I ardhur në vitin 1991 si misionar i Ringritjes së Kishës Ortodokse Shqiptare, nga Patriarkana e Stambollit, ai u bë për çerek shekulli rrufepritësi i gjithë dilemave të marrëdhënieve me Greqinë. Emërimi i tij justifikohej, pasi Shqipëria nuk kishte asnjë klerik të profilit të lartë që mund të bëhej Kryepeshkop, kurse përpjekja për ta kundërshtuar atë, ishte e sforcuar dhe me gjasa, me shumë ngarkesa politike, ateiste dhe nacionaliste pas saj. Dhe duhet thënë se shumë kundërshtarë të tij, nuk u lodhën kurrë.
Nga ana tjetër Kryepeshkopi Janullatos tregoi aftësi të jashtëzakonshme negociuese me hierarkun e Kishës Ortodokse shqiptare në Boston, At Artur Liolin, i cili nga një rival i tij i mbështetur politikisht nga Tirana kundër tij, u kthye në një aleat, duke tejkaluar çdo problem brenda Kishës Ortodokse dhe duke e lënë konfliktin në nivel politik.
Nën shtytjen e një nacionalizmi në rritje, që po shfaqej në fillim të viteve ?90, dhe acarimit të skajshëm të Berishës me Greqinë, Kryepeshkopi Janullatos ishte një viktimat e para. Kushtetuta e vitit 1994, në fakt më shumë se sa nga socialistët e dobësuar dhe të përçarë u rrëzua prej tij. Shënjestrimi i tij në Kushtetutë, ishte arsyeja që bashkoi thuajse gjithë ortodoksit shqiptarë kundër projektit dhe Berisha u gjend përballë dy partive të mëdha politike, Partisë Socialiste ateiste dhe komunitetit ortodoks shqiptar. Kryepeshkopi e fitoi atë betejë, dhe Berisha e gëlltiti humbjen në heshtje.
Më pas ndaj tij nuk ka pasur më beteja politike, por vetëm fërkime publike nga kundërshtarët e palodhur të tij.
Por përse ky kalvar i gjatë për t?u pranuar Kryepeshkopi Janullatos?
Anastas Junallatos, është padyshim një nga figurat më të mëdha të ortodoksisë botërore, të cilën një pjesë e shqiptarëve nga fat e quanin fatkeqësi. Ai është një klerik eurdit, me një ndikim të jashtëzakonshëm në botën ortodokse, falë të cilit ai ka ringjallur Kishën Ortodokse shqiptare. Qindra kisha janë rindërtuar nga e para dhe të tjera ja kanë dalë të mirëmbahen, falë kontributeve financiare që ai ka siguruar për shkak të autoriteit të tij ndërkombëtar. AI është një figurë e mbarëpranuar dhe në botën politike dhe diplomatike ndërkombëtare dhe një kockë e vështirë për t?u konsideruar target i sulmeve politike në Shqipëri.
Meritat e tij të jashtëzakonshme në ngritjen e Kishës dhe krijimin e një autoriteti real të Kishës Ortodokse në Shqipëri janë parë me dyshim nga një pjesë e shoqërisë, për shkak të dyshimeve se aftësitë e tij të mëdha, janë një përpjekje e moderuar për ta mbajtur Kishën Orotodokse Shqiptare të lidhur me helenizmin. Në një mjedis atesit si ky i yni, me një kulturë minimaliste fetare dhe me plot paranoja shqiptaro-greke, gjithmonë gjendet dikush që gjen tek një deklaratë proteste e Kishës për vrasjen aksidentale të një të riu në Himarë, apo afërsia me kauzën e ushtarëve të vrarë grekë në Shqipëri, një arsye për të turbulluar ujërat nacialiste në vend dhe nën akuzë ka qenë gjithnjë Kryepeshkopi.
Ka paranoja të tjera rreth mundësive që ka Kisha Ortodokse të mbajë në këmbë trashëgiminë e kishave të vjetra ortodokse shqiptare dhe prirjen për të ndërtuar kisha të reja, por të gjitha këto janë më shumë pjesë e një konspiracioni se sa pjesë e një historie reale.
E vërteta që do mbetet është se Anastas Janullatos erdhi këtu pa dëshirën e të gjithëve, por ja ka dalë të ketë shumicën me vete. Ai është sot në paqe me politikën, me shtetin, me Komunitetin Orotodoks dhe shkëlqen në raport me klerikët e tjerë të lartë shqiptarë. Dhe besoj se është në paqe dhe me veten përderisa ka 25 vite që kërkon të jetë dhe shtetas shqiptar. Ai mund të merrte ato dhe qysh në vitin 1992, apo 2002, por pikërisht tek ky akt shtetëror, përplaseshin gjithë ndjeshmëritë dhe dyshimet shqiptare për të. Tani shpresoj që ndonjë ish President, të mos bëjë atë turp që bëri Ilir Meta me Presidentin Trump, dhe të thotë që e dekretoi pa u konsultuar me ne. Mirë bëri që ia dha!
Kryepeshkopin Janullatos më shumë se sa letrat, e bënë pjesë të historisë së Shqipërisë, kontributi i tij për Kishën Ortodokse Shqiptare. Nga mënyra se si kjo Kishë do të vazhdojë rrugëtimin e saj dhe do të mbijetojë në të ardhmen do të kuptojmë peshën reale të tij në historinë tonë, dhe ndoshta do të ndjehemi në siklet, se si një Kryepshkopi i besuam Kishën, por nuk i besonim dot një palë letra. Të cilat kujt nuk ia kemi dhënë! /TemA
Në rast se gjatë gjithë kësaj kohe jeni marrë me shumë përga...
Një apartament është përfshirë nga flakët, në qytetin e Elba...
Fashionista e njohur shqiptare, Lori Hoxha ka udhëtuar mbrëm...
Selman Alija, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës për vr...
Një aksident i rëndë është regjistruar në Moskë, ku një auto...
Katolikët shqiptarë kremtuan në mesnatë lindjen e shpëtimtar...
A e dini se sipas shkencëtarëve amerikanë Santa do të duhej ...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar sot ...
Filmat me temën e Krishtlindjes janë bërë pjesë e pandashme ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE SH.A)...
Qindra vizitorë kaluan një fundjavë të gjatë festive në Korç...
Këto pesë ide janë zbuluar në fakt nga stili i rrugës në bot...
Prej disa ditësh, moderatorja Alketa Vejsiu ka lënë Shqipëri...
Një ngjarje e rëndë tronditi një ditë më parë kryeqytetit, k...
Tendencat e shqiptarëve në përzgjedhje e dhuratave duket se ...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pezullon lejet shpërblye...
Një portokall përmban vitamina dhe minerale të shumta. Të pa...
Avokati Spartak Ngjela paralajmëron se reforma në drejtësi d...
Festat e fundvitit kanë sjellë rritje të fluksit të hyrje da...
Edhe pse ekspozimi ndaj kafesë nëpër lokale është i pashmang...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...