Tirana në “Top 5” e qyteteve më të papërballueshme në Evropë për blerjen e një shtëpie
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...
Avokati Spartak Ngjela paralajmëron se reforma në drejtësi do të çlirojë shqiptarët.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se ?Vetëm ata që kanë abuzuar dhe ata që urrejnë qytetërimin perëndimor janë në prag të depresionit?.
Gjithashtu Ngjela thekson se ?ky pastrim do të jetë historik për historinë e Shqipërisë, se ne shqiptarët vetë nuk patëm mundësi ta bënim: gjithmonë janë shitur krerët te fqinjët, dhe kanë zhvatur shqiptarët.?
Postimi i plotë i Ngjelës:
Shqiptarët janë të kapur në një zgjedhë shumë të rëndë.
Por tani kanë ardhur më në fund në procesin e çlirimit të tyre.
Vetë Reforma në Drejtësi dhe shpronësimi e ndëshkimi i të korruptuarve të mëdhenj, është proces i i çlirimit të shqiptarëve dhe i ngritjes së prestigjit ndërkombëtar të Shqipërisë.
Vëtëm ata që kanë abuzuar dhe ata që urrejnë qytetërimin perëndimor janë në prag të depresionit.
Ky pastrim do të jetë historik për historinë e Shqipërisë, se ne shqiptarët vetë nuk patëm mundësi ta bënim: gjithmonë janë shitur krerët te fqinjët, dhe kanë zhvatur shqiptarët.
I. Gabimi…
Abuzuesit; gënjeshtarët dhe shitësi e interesave kombëtare kanë bllokuar gjithçka në Shqipëri, dhe, në 20 vjet rresht, po sundojnë duke abuzuar ligsht mbi shqiptarët.
A ka një shpjegim kjo? Natyrisht qënka – i pari shpjegim është paaftësia e shoqërisë shqiptare; nga e cila në këta 20 vjet nuk përjashtohet askush. Ky ishte një gabim i madh historik i të gjithëve, i tërë shoqërisë shqiptare. Por i ndryshëm nga komunizmi, i cili realisht ka qënë një gjëmë historike që iu imponua shoqërisë shqiptare me vrasje, terror dhe zjarr; ky i sotmi ishte një proces jashtë frikës dhe i pranueshëm nga gabimi shoqëror, si besim fëminor në fillim, dhe më pas si interes abstrakt kundrejt partive politike që u drejtuan nga banda të inkriminuara.
Gjithsesi tani e dinë të gjithë se gabimi është i vetë shqiptarëve; që u hodhën me pasion drejt gënjeshtrës, por a e kanë kuptuar tani?
Në fakt janë të shumtë ata që po presin pastrimin e madh të krimit me ndihmë të politikës amerikane. Kjo është realisht një shenjë e mirë; por ndërkaq shihet ngritja e madhe e tensionit të të gjithë korrupsionit.
II. Naivitet dhe mediokritet.
Të gjithë të korruptuarit e mëdhenj janë naivë, por edhe me intelekt nën mesataren për të kuptuar politikën perëndimore të ligjit dhe drejtësisë.
Natyrisht; qëkurse vendosën të vidhnin këta kryeministra, ministra, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që sot janë nën frikën që iu ka errësuar dhe vetë arsyen; duhet ta dinin që kjo kohë do të vinte.
Dhe koha erdhi.
Por kur themi që nuk e kanë kuptuar dot politikën perëndimore, kemi parasysh faktin që, strukturat e brendshme të vendeve të demokracisë së lartë, nuk mund të të fusin në strukturat e tyre, nëse liderët e tu janë të korruptuar.
Por injorantët abuzues shqiptarë këtë që duhej ta dinin që në vitin 1992, nuk po duan ta kuptojnë as sot.
Nuk kanë faj; është fenomen që nuk e kupton dot niveli i provincës shqiptare. Se elitarët e kanë kuptuar mirë ndërkohë.
Në fakt elita e re po pret të drejtojë vendin me ligj dhe drejtësi. Dhe nëse të pavëmenshmit apo skeptikët pyesin se ku është. Përgjigja është e sigurt: këtu janë; do t’i shihni shpejt.
lll. Të korruptuarit nuk e kuptuan dot politikën amerikane.
Ndërkohë, sigurisht që nga korrupsioni i nivelit të lartë shtetëror po kërkohet destabilizimi i Shqipërisë. Por histeria politike e 20 dhjetorit tregoi që ka shumë pak të gënjyer që mund të vriten për paratë e vjedha të Saliut, Ramës, Metës dhe Bashës.
Kanë marrë fund. Në fakt kjo është politikë e nivelit të lartë që asnjëri prej këtyre nuk e kupton, madje as edhe të gjithë ministrat dhe drejtorët që kanë abuzuar bashkë me këta, nuk e kuptojnë dot.
Në fakt; niveli i ulët i intelektit; kurrë nuk e beson atë që nuk dëshiron; ose, me nivelin mediokër që ka, mendon se do ta mundë kundërshtarin.
Po pse, vërtet mund të mundin disa shqiptarë të inkriminuar, krejt të paaftë, politikën amerikanë në një vend të interesit të lartë amerikan, ku 97 përqind e popullit është me Amerikën?
Po mirë; këta injorantë, ende nuk duan ta kuptojnë që këtu po luajnë interesa shumë të mëdha të politikës së lartë perëndimore?
Siç duket ende nuk e kanë kuptuar dot luftën e ftohtë të Uashingtonit dhe Moskës në këtë zonë; dhe faktin e qartë që Uashingtoni nuk mund të jetë në aleancë politike me njerëz si këta që shesin gjithçka.
Por, a mund ta shesin edhe sot këta të korruptuar interesin kombëtar në Moskë për të shpëtuar veten?
Pse, o të “vdekur”; vërtet mendoni se edhe ju mund të aktorin me politikën anakronike dhe të pistë të Enver Hoxhës?
lV. Po ta shohësh me një sy kritik e konstaton menjëherë që këtë që po drejtojnë Shqipërinë në dy dekada, janë sjellësit e fatkeqësisë së re shqiptare.
Ja çfarë iu kanë bërë shqiptarëve:
I kanë bllokuar kundrejt çdo zhvillimi.
I kanë dëbuar nga Shqipëria.
I kanë varfëruar deri në ekstrem.
Bëjnë sikur shkojnë drejt Bashkimit Europian, dhe vetë bllokojnë anëtarësimin e Shqipërisë atje.
I kanë vjedhur shqiptarët deri në ekstrem dhe i hodhën edhe në një luftë të nxehtë, sepse nuk hiqnin dorë nga vjedhja në vitin 1997.
Iu kanë bllokuar tregun me klientët e tyre.
Kanë depozituar jashtë shtetit mbi 5 miliardë Dollarë, kur këtu ka shtresa të tëra shoqërore që vuajnë për strehë dhe ushqim.
Kanë futur në drejtimin e shtetit imoralitetin dhe korrupsionin si kulturë që ka zënë vend.
Kanë degraduar gjithçka humane dhe kanë tentuar gjithmonë në përçarjen e shoqërisë.
Kanë shkatërruar me ndërgjegje të plotë të gjithë arsimin shqiptar.
Kanë vrarë në Shqipëri sensin e punës.
Kanë luftuar me histeri intelektuslizmit shqiptar.
Iu kanë imponuar shqiptarëve injorancën si dije; dhe me injorantët i sundojnë dhe i vjedhin.
Nuk kanë lejuar votimin e lirë, dhe kanë krijuar me kast një Parlament injorantësh që i shërben vetë korrupsionit të tmerrshëm të krerëve.
E pra…
Kjo reformë që ka nisur do t’i likuidojë të gjithë këta aspekte të rëndë jetësorë që u janë imponuar shqiptarëve.
Dhe kjo tani është një ndërmarrje e nisur…/ CityNews
Festat e fundvitit kanë sjellë rritje të fluksit të hyrje da...
Edhe pse ekspozimi ndaj kafesë nëpër lokale është i pashmang...
Atmosferae festave si këto të Krishtlindjeve karakterizohet ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta ...
Pas votimit të Shqipërisë në OKB kundër SHBA, në lidhje me s...
Modelja shqiptare duket se ka filluar angazhimet në projekte...
Në pritjen zyrtare që organizon Kisha Ortodokse e Shqipërisë...
Marina Fara është një ndër vajzat e showbizz-it shqiptar më ...
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme menaxheri i grupit “...
Sizmologët kanë paralajmëruar se përgjatë 2018 një sërë vull...
Në këtë prag fundviti këngëtarët shqiptarë dihet se e kanë a...
Animatori i cili dizajnoi disa nga personazhet vizatimorë më...
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar shqiptarët për festë...
Ajo i dha fund beqarisë disa javë më parë por Angela Martini...
Ku mund të festohen më mirë se në Korçë festat e fundvitit.V...
E ka “bombarduar” me postime Instagramin për të promovuar li...
Kryeprokurorja e përkoshme, Arta Marku ende nuk ka firmosur ...
Në Betlehem është mbajtur mesha e shenjtë për ditën e lindje...
Bleona Qereti perpiqet gjithmonë të ngacmojë fansat me fotot...
Anastas Janullatosi ka bërë kërkesën e tij të parë për të ma...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...