Kujdes, shmangini këto 5 ushqime për fëmijët tuaj, bëhen me naftë dhe janë kancerogjene (Fotot)
Kompanitë e prodhimit të ushqimit hyjnë në botën e fëmijëve ...
E quanin “Vila e Tarasconit” në fillimin e jetës së saj, diku nga mesi i viteve ’30.
Ajo ishte e veçuar, e fshehur, e mbyllur, e paarritshme, për shqiptarët po se po, por edhe për vetë italianët.
Mund ta shikoje nga poshtë djathtas nga mëhalla e brisqeve dhe kurtallarëve, apo nga poshtë-qendër nga drugallarët dhe majtas nga bullarët apo zogallarët.
Llupallarët e admironin nga lart pamjen e vilës por kaq, asgjë më tepër, lartësia nuk përbënte asnjë avantazh e fshehur nga bredhat dhe bliret siç ishte.
Madje edhe nga rrugina e hijezuar nga të dyja anët me blirë erëmirë që çonin tek vila, ajo i tregonte atij që futej brenda rrethimit me kangjella anën e pasme të saj.
Të paktën ishin njerëzit që mund të ftoheshin atje nga banori i saj, manaxheri i AIPA-s në kantier, inxhinier Tarasconi.
Dyert e vilës u hapën vetëm për Mussolinin, gjatë inspektimit që ai u bëri trupave italiane të angazhuara në luftën italo-greke në pranverën e vitit 1940.
Nga Kuçova fronti ishte vetëm 40 km larg, avioni “Henkel” e uli Duçen në aerodromin e sapo ndërtuar të Kuçovës dhe vila ishte strehimi më i mirë sipas situatës në front.
Ky qëndrim disa ditor e rriti i akoma më shumë namin e vilës si rezidencë e preferuar dhe e ëndërruar.
Tani që edhe vetë Duçja kishte bujtur atje, besohej që arredimi i saj të ishte luksoz, i denjë për burra shteti si ai.
Ky nam i hëngri shpejt kokën edhe banorit të parë e të vetëm të përhershëm të saj.
Menjëherë pas çlirimit dhe pas kalimit si pronë e shtetit të ri komunist, autoritetet e dala nga lufta dënuan me vdekje Tarasconin bashkë me dy inxhinierë të tjerë italianë. Akuza? Sabotim në kantierin e naftës, por pa asnjë fakt që ta vërtetonte.
Vila ruajti shpirtin e tij, ashtu e mbyllur dhe e mbrojtur mirë siç ishte edhe krijuar.
Vilës iu bashkangjit një hije akoma më e madhe misteri: atje, brënda rrethimit me kangjella dhe mureve të saja ishin bërë planet e sabotimit?
Me hije hije dyshimi apo pa të tillë, për komunistët ajo ishte tashmë “Vila e Pritjes”, një strukturë mikpritjeje që do t’ shërbente udhëheqësve gjatë vizitave të shpeshta në Kuçovë.
Për vilën filloi gjahu dhe koleksionimi i shpirtrave. Ata vinin jo vetëm nga rradhët e byroistëve shqiptarë.
Ajo u bë akoma më e mbyllur, më e ruajtur, shumë më intriguese për banorët që e shihnin me nderim por edhe me frikë. Gjithmonë nga larg, gjithmonë me një hije misteri.
Vila njohu jugosllavët, pastaj rusët, çekët, polakët apo rumunët që shihnin brënda saj një arredim klasik që ja kishin zili dhe madje një luks që i largohej pak ngurtësisë staliniste të frymës së kohës.
Ajo shënonte çdo hollësi, vendin nga vinin, rangun, pozicionin e gjumit, ëndrrat dhe bisedat telefonike natën vonë.
Ajo sekretonte me dyer e dritare mbyllur çdo intimitet, të gjitha kuriozitetet personale, çdo shpirt që linte aty gjurmë sipas netëve të kaluara në shtretërit e saj hijerëndë.
Vila i ruante me xhelozi këto sekrete, të rezervuara vetëm për kryetarët e delegacioneve, vetëm për VIP-at e vërtetë. Të tjerët ajo i përcillte me përçmim tek Aneksi, i vendosur poshtë saj, në një nivel të dukshëm inferioriteti pozicional, por edhe arredimi.
Përjashtim bënë kinezët e aviacionit, të cilët me idealet e tyre të revolucionit kulturor nuk mund të pranonin luksin borgjez të vilës.
Për ta u ndërtua rnjë pallat më vete, që edhe sot quhet “i kinezëve”.
Përveç këtyre, më vonë vila u shërbeu sidomos gjahtarëve nga rradhët e udhëheqjes së lartë
Edhe shpirtrat e tyre mbeteshin në gjurmë të zbehta brenda mureve të vilës, me hallet e tyre të mëdha kur raportet me shefin nuk ishin të mira, apo ato më të vogla si pakënaqësia për gjahun e paktë…
Përmbysja e madhe ndodhi në vitin ’90. Udhëheqja nuk udhëtonte më për punë, aq më pak për gjah. Por, vila vazhdonte të jetonte jetën e vet, e patrazuar nga shkulmet e viteve të para të epokës pa bujtës. Ruante statusin e zonjës së rëndë që edhe pse e moshuar, ka sharmin e së kaluarës së madhe të lavdishme. Asaj i mjaftonin kujtimet, Tarasconi, Mussolini, Enveri, Mehmeti e plot të huaj që nuk ua mbante mënd emrat.Të huajt erdhën përsëri pas periudhës së parë të heshtjes.
Ata ishin gjahtarë italianë, njerëz të zakonshëm, ndonjehërë edhe vulgarë.
Ajo nuk u shqetësua t’i koleksiononte, ishin pa klas, pa vlerë, madje qelbeshin era djersë kur ktheheshin nga gjahu në Tomorr apo gjetkë.
Në vitin ’97 e plaçkitën, e xhveshën nga të gjitha, nga takëmet e florinjta e deri tek dyer e dritare, madje edhe pllakat e dyshemesë…
Mbetur qyqe dhe e braktisur, ajo u çlirua edhe nga shpirtrat e bujtësve të shumtë përgjatë dhjetra viteve.
Ata fluturuan menjëherë ndërsa dyert e dritaret mbetën si zgavra boshe e të errta që përcjellin çdo korrent ajri sado i vogël përgjatë netëve të shkreta apo ditëve plot vapë e vetmi.
Është në pritje të shpirtrave të rinj, e bindur se shpejt a vonë dikush do të kujtohet për lavdinë e saj të dikurshme.
Deri atëherë, dritaret dhe dyert zgavra i ka të hapura, si shpagim për gjithë kohën gjatë së cilës qëndroj e mbyllur dhe memece, misterioze dhe gati mistike./Dhimitër Druga
Kompanitë e prodhimit të ushqimit hyjnë në botën e fëmijëve ...
Sara Kapo shpesh është vendosur në qendër të vëmendjes media...
Triumfoi dy vite më parë në “Love Island” së bashku me Max M...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha informoi ambasadorët e 5 ve...
Apple me sa duket do të na surprizojë në vitin e ardhshëm.Kj...
Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të siguruar mbarë...
Presidenti Meta përshëndet 60-vjetorin e Universitetit “Luig...
Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë pla...
Dy cilësitë e saj më të mëdha janë ndjeshmëria dhe durueshmë...
Votuesit në Katalonjë janë drejtuar tek kutitë e votimit në ...
Në ditët e fundit të muajt dhjetor por edhe të mbylljes së v...
Është arrestuar autori i dyshuari i sulmit të ndodhur sot në...
Policia e Shtetit ka ndërmarrë sot një fushatë për luftimin ...
Ëmbëlsira më tipike e Krishtlindjeve, e cila ka njohje të gj...
[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” requ...
Përveç tetë llojeve të zakonshme të gjakut, ekzistojnë edhe ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në takim...
Jemi shumë afër festave të fundviti dhe atmosfera e tyre ka ...
Skena e hedhjes së këpucës nga Monika Kryemadhi drejt Edi Ra...
Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj ka deklaruar se zgjedh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...