web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi shpërthen në akuza ndaj disa medieve

18 Dhjetor 2017, 20:47, Aktualitet CNA

Çështja e reformës në drejtësi dhe zbatimit të saj ka shkaktuar akuza dhe kundër midis kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryeredaktorit të Mapo-s, Arjon Sulo. Në studion e emisionit “Tonight” të Ilva Tares, Sulo i tha kryetares së LSI se pse nuk e çonin në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit dhe se nuk ka ngritur shqetësimin për mos ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Sipas tij hapi i parë që duhet marrë është apelimi në Kushtetuese.

Por, Kryemadhi tha se LSI-ja i ka ngritur vazhdimisht shqetësimet për reformën por se media të caktuara nuk kanë publikuar shqetësimet e kësaj partie politike, përfshirë këtu edhe median të cilën drejton Sulo. Më tej ajo u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka rënë.





Lajmet e fundit nga