web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbytjet/ Bllokohen 1500 familje në Shijak

1 Dhjetor 2017, 21:14, Aktualitet CNA

Situata nga përmbytjet sa vjen e përkeqësohet.

Sipas informacioneve të fundit nga Emergjencat Civile, bëhet e ditur se në fshatin Shetel të Shijakut, janë bllokuar rreth 1500 familje si pasojë e shembjes së 3 urave.

Po ashtu mësohet se përveç situatës nga përmbytja, në këtë fshat është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Përveç familjeve të bllokuar nga shembja e urave, në lagjen Erzeni ku kalon dhe lumi, janë evakuuar 45 familje, shumica e të cilave janë akomoduar tek godina e Kovaleshencës.

Po ashtu mësohet se gjatë vijës së lumit Erzen janë përmbytur rreth 80 banesa, por niveli i lumit në orët e fundit ka pësuar një rënie prej 20 cm. /CityNews





Lajmet e fundit nga