Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Java intensive e praktikave profesionale, do të përmbyllet këtë pasdite me konferencën që do të zhvillohet në Hotel Plazza.
Ngritja e kësaj Aleance lind si nevojë për zhvillimin e mëtejshëm të tregut profesional. Prej një viti, Projekti Aftësi për Punë (S4J), projekti i Swisscontact, ka ndihmuar shkollat të krijojnë marrëdhënie me bizneset që të sigurojnë praktikat më të mira profesionale për nxënësit në katër shkolla të mesme profesionale në vend, ndërsa po zgjeron rrjetin e tyre.
Në kuadër të javës së Praktikave Profesionale, të mërkurën dhe të enjten u zhvilluan dy panaire të praktikave profesionale në shkollën tregtare Vlorë, dhe në shkollën ?Kristo Isak? në Berat dhe konferenca në lidhje me zhvillimin e sektorit të turizmit në shkollën ?Hamdi Bushati?, Shkodër.
Në shkollën tregtare të Vlorës, Drejtoresha Shpresa Saliaj thotë se, ?morën pjesë 23 biznese të cilat intervistuan 80 nxënës?.
Në shkollën e mesme në Berat 43 nxënës të profilit hoteleri turizëm u intervistuan nga përfaqësues të 20 bizneseve. Gjithashtu, nxënës të viteve më të larta në shkollën e turizmit si dhe nxënës të profilit ekonomik, u ekspozuan te bizneset duke krijuar dhe konkluduar në mundësi potenciale për praktika profesionale afatgjata. Drilon Shameti, pronar i Restorant ?Driloni? dhe Muhamet Ago nga piceri ?Ago?, sollën eksperiencat e bizneseve të tyre dhe të praktikave me nxënësit e shkollës, në workshop-et e organizuara në ambientet e shkollës. Z. Shameti ndau eksperiencën e tij të marrë nga vizita studimore në Zvicër javët e fundit. Gjithashtu, nxënës të viteve më të larta, ndanë përvojën e tyre me nxënësit e klasave të 10-a mbi realizimin e praktikave pranë bizneseve.
Në shkollën profesionale ?Hamdi Bushati? u inagurua ambjenti i ri i mundësuar nga projekti S4J, ?Qendra e Karrierës? e cila siguron ecurinë e këtij projekti.
Pjesëmarrësit patën mundësi të shihnin nga afër punimet e studentëve në realizimin e eventeve. Në fjalimin përshëndetës, drejtoresha e shkollës znj. Jasmina Lumanaj u shpreh oprtimiste për partneritetin me 13 bizneset e pranishme dhe projektin ?Aftësi për Punë?. Ky partneritet synon zhvillimin e një turizmi cilësor, i cili është një faktor rritës për ekonominë e qytetit të Shkodrës. Konferenca e drejtuar nga z. Fation Dragoshi, menaxher i projektit S4J, prezantoi për bizneset dhe mësuesit e shkollës objektivat kryesore që ky projekt kërkon të realizojë në vitet e ardhshme. Gjithashtu dialogu i ndërtuar nga paneli nxorri në pah sfidat dhe frytet që sjellin praktikat profesionale.
Me mbështetjen e 13 bizneseve në sektorin e shërbimeve, konferenca ?Rritja e turizmit = Më shumë praktikantë? u finalizua me firmosjen e memorandumit, një dokument që garanton një bashkëpunim natyral për të dyja palët; biznesin dhe shkollën ?Hamdi Bushati?.
Në ditën përmbyllëse të javës së praktikave profesionale, u zhvillua në Vlorë konferenca mbi Kontributin e Sektorit Privat në Zhvillimin e Aftësive Profesionale në Shqipëri. Objektivi i kësaj konference ishte ndërgjegjësimi i bizneseve mbi sponsorizimin si pjesë e përgjegjësisë së tyre sociale.
Një model i bashkëpunimit të mirë biznes-shkollë është shkolla industriale ?Pavarësia? në Vlorë. Falë projektit, së fundmi mësimi në këtë shkollë zhvillohet sipas metodave bashkëkohore.
Falë mbështetjes së kompanisë zviceriane SICPA në këtë shkollë është ngritur laboratori i printerit 3D (me ambiente të reja dhe 3 printera 3D); SICPA, së fundi, është ndër themeluesit e dhomës së tregtisë Shqiptar-Zviceriane.
Pajisjet e ndriçimit të shkollës janë mundësuar falë mbështetjes së kompanisë me përvojë në këtë fushë Albaelettrica.
Lançohet Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale
Pasditja e kësaj të premte shënon përmbylljen me sukses të javës së Praktikave Profesionale. Në takimin përmbyllës lancohet Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale. Aleanca do të funksionojë si një njësi që bashkon bizneset që kanë përqafuar nismën e projektit dhe mirëpresin nxënës për të zhvilluar praktika mësimore afatgjata (në ambientet e tyre apo sipas modelit në distancë). Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale është krijuar mbi modelin e Aleancës Europiane për Praktikat Profesionale dhe do të funksionojë gjithashtu si një platformë lehtësuese për bizneset dhe kompanitë që përfshihen në skemën e ofrimit të praktikave profesionale afatgjata.
Ky projekt gjithashtu është mbështetur nga Security Solutions Albania Sh.p.k, një degë e SICPA SA, që vepron përmes Marrëveshjes së Koncesionit për Themelimin dhe Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Pullave Fiskale dhe SWISSA, Dhoma e Tregtisë Shqiptaro-Zviceriane.
Rreth ?Aftësi për Punë? dhe Swisscontact
Projekti ?Aftësi për Punë? (S4J) është një projekt i mandatuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swisscontact (SC), një fondacion i pavarur zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar. Swisscontact operon në Shqipëri që nga viti 1992 me zbatimin e projekteve që kanë në fokus zhvillimin e Arsimit dhe Trajnimit Profesional, si dhe Zhvillimin e Sektorit Privat. Swisscontact bazohet në qasje inovative, bashkëpunim me sektorin privat, një fokus të fortë në mësimin praktik, orientim drejt botës së punës, decentralizim me përfshirjen e palëve të interesuara lokale dhe kontributet në reformimin e sistemeve /CityNews
Aktivisti i Shoqërisë Civile, Altin Goxhaj, me anë të një po...
Dhe këtë nëntor Albin Kurti ka përfunduar sërish në pranga. ...
Gjatë përpjekjeve për të grumbulluar materiale për një shkri...
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi mbylli në Vl...
Në kuadër të veprimtarisë “Java e Fëmijëve Jetimë” që zhvill...
“Black Friday” apo e njohura ndryshe si “E premtja e zezë”, ...
Vijojnë mesazhet në adresë të ish-kryemninistrit Sali Berish...
Vasilika Hysi ka dalë në një konferencë të përbashkët për sh...
Ndryshimet më të fundit mësohen të jenë bërë te hipotekat, k...
Vijon të rritet numri i viktimave të sulmit në xhaminë Sinai...
Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se kanë nisur hetime...
Beyonce sapo hodhi në treg një koleksion për krishtlindje, p...
Një grua pretendon se është ‘mashtruar’ pas blerjes së një i...
Ndërsa ajo tërhiqet gjithmonë e më shumë nga qendra e vëmend...
Malia Obama, vajza e ish-Presidentit të SHBA Barak Obama, ës...
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e...
Policia ka ekzekutuar sot vendimin e krimeve të Rënda, të pa...
I ftuar në studion e lajmeve në “Fox News”, deputeti i Parti...
Pas arrestimi të deputetëve të Lëvizjes VetëVendosja ka folu...
Djali i multimiliardierit amerikano-hungarez, George Soros, ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...