Gazetari zbulon adresat e tre zyrtarëve të shpallur në kërkim
I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, gazetari investig...
Skandal në Zyrën e Përmbarimit në Lushnjë, ku një përmbaruese kërkon paratë për pensionin ushqimor të një fëmije, duke u bazuar në dy kërkesa false, ndërkohë që babai i fëmijës, i cili duhet të paguajë, ka 7 vite që kërkon fëmijën, por askush nuk i jep zgjidhje.
Seferi tha se është ndarë me të shoqen që në vitin 2009. Në vitin 2010, ajo ka marrë fëmijën dhe është larguar nga Shqipëria. Asnjë institucion nuk i ka dhënë zgjidhje, edhe pse ai ka bërë disa kallëzime.
Në mars të këtij viti, përmbaruesja i ka shkuar në shtëpi me një urdhër ekzekutimi dhe i ka kërkuar paratë për pensionin ushqimor të fëmijës, që ka 7 vite që nuk e sheh, duke i thënë se një kërkesë të tillë e kishte bërë ish-bashkëshortja, por që nuk i ishte vënë në dispozicion. Sipas tij, ai është dakord që të paguajë lekët në çdo muaj, por si mund të paguajë kur nuk e di, nëse djali i tij është gjallë apo i vdekur.
Nga ana tjetër, kjo zyrë që nuk gjen dot djalin e marrë arbitrarisht si mund të kërkojë paratë për të.
Për këtë arsye, gazetarët e Fiks Fare kërkuan nga përmbaruesja Luiza Gjergjova se nga ka ardhur kjo kërkesë. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiks Fare, përmbaruesja pretendon se kërkesa nuk është bërë tek ajo, prandaj nuk mban përgjegjësi sesi ka ardhur aty.
Ajo pretendon se kërkesat dorëzohen tek shefi i zyrës përmbarimore, i cili tashmë është larguar nga kjo detyrë. E pyetur sesi ajo administron një dosje për të cilën nuk ka verifikuar gjithë dokumentacionin sipas ligjit, ajo përgjigjet ?pse nuk mban përgjegjësi shefi i zyrës për këtë çështje, duke shmangur përgjigjen sesi ka ardhur kjo kërkesë në zyrën përmbarimore.
Ajo pretendon se ka pasur edhe një kërkesë në vitin 2012 me të cilën është bashkuar dosja, por që edhe për këtë rast nuk mban përgjegjësi se veprimet janë kryer në atë kohë nga një tjetër përmbaruese.
Sipas dokumenteve të siguruara nga Fiks Fare rezulton se kërkesa e parë në zyrën përmbarimore të Lushnjës është firmosur nga vetë Shkëndije Çela më 15 qershor 2012. Por Nga sistemi TIMS rezulton se ajo ka qenë jashtë Shqipërisë që nga 28 shkurti i vitit 2011 deri më 30 tetor të vitit 2012. Ndërkohë, edhe data e vënë në kërkesë është e dyshimtë, pasi nuk është përcaktuar saktë viti.
Ndërsa kërkesa e dytë, e cila është pa datë pretendohet se është bërë më 1 mars 2017, por edhe gjatë kësaj periudhe, ajo nuk ndodhej në Shqipëri. Për më tepër, kërkesa është administruar pa datë. Gjithashtu, duke parë këto dy kërkesa vihet re se ka një ndryshim të madh edhe në firmat e lëshuara nga Shkëndije Çela.
Por veç dy kërkesave të dyshimta rezulton se përmbaruesja Gjergjova ka lëshuar dy deklarata të ndryshme për to, një për Fiks Fare dhe një për prokurorinë. Ndërsa për Fiks Fare ajo deklaroi se nuk kishte dijeni se kush e kishte bërë kërkesën, pasi atë e ka marrë shefi i zyrës, tjetër deklaratë ka bërë në prokurori.
Sipas deklaratës në prokurori, ajo është shprehur se kërkesa është paraqitur nga babai i Shkëndije Çelës pa pasur asnjë prokurë të posaçme.
Pra, zyra përmbarimore Lushnjë ka nisur procedurat për ekzekutimin e urdhrit, duke u bazuar në dy kërkesa që janë bërë nga një person, i cili nuk ndodhej në Shqipëri në asnjërin rast. Pikërisht këto veprime kanë sjellë pikëpyetje të mëdha se ku do shkonin këto para që i janë kërkuar qytetarit Haki Seferi në emër të fëmijës që nuk e takon prej 7 vitesh.
I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, gazetari investig...
Selena Gomez e la American Music Award të shtangur të dielën...
Një deputete e Partisë Socialiste është thirrur nga Prokuror...
Opozita e Bashkuar prej disa kohësh ka paralajmëruar protest...
Në 2014, Calvin Klein hapi fushatën #MYCALVINS. Kjo bëri që ...
Moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, teksa po tr...
Këngëtari The Weekend, ka pasur shumë ulje ngritje këtë muaj...
Një prej zyrtarëve të lartë të policisë prej të cilëve është...
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit “Op...
Efektivi i policisë, për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rë...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka firmosur fletë arreste për ...
“Në ka ndonjë institucion që duhet të vihet në akuzë sot ësh...
Në vijim të diskutimit mbi situatën aktuale të politikës shq...
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i ftuar në studion...
I ftuar në emisionin “Arena”, gazetari Basir Çollaku, duke k...
Mediat e Maqedonisë kanë transmetuar lajmin e arrestimit të ...
I ftuar në “Intervistë”, nënkryetari i Parlamentit dhe përfa...
Nënkryetari i Parlamentit, si përfaqësues i opozitës, Edi Pa...
Serxho Serxho (Sergio Sergio) 73 vjec vdiq në 3 të mengjesit...
Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosl...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...