web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja e sekreteve i'a komplikon pozitën/ Visho Ajazi Lika bllokohet të lëvizë jashtë vendit 

7 Nëntor 2017, 18:58, Aktualitet CNA

Situata për ish drejtuesin shërbimit sekret shqiptar (SHISH), Visho Ajazi Lika sa vjen dhe rëndohet më shumë. Zgjidhja nw paqe që ai mendoi se do të jepte me dorëheqjen nuk i ka dhënë fund interesimit të organeve ligjzbatuese shqiptare, por dhe të shërbimeve partnere, për veprimtarinë e tij në krye të  SHISH.

Pasi humbja e tabletës që përmbante të dhena sekrete për shërbimin, marrëdhëniet me shërbimet sekrete partnere por dhe emrat dhe pseudonimet e bashkëpunëtorëve dhe të inflitruarve nëpër organizata dhe grupe kriminale, i?a kanë komplikuar edhe më shumw pozitwn Visho Likws. Tw cilin për momentin e kanë bllokuar të lëvizë jashtë vendit.

Njëherësh marrëdhëniet me Ollgën e shërbimit sekret rus por dhe me gra të tjera të shërbimeve sekrete, kanë krijuar tashmë bindjen se Visho Ajazi Lika ka lejuar rrjedhjen e informacioneve tepër të rëndësishme sekrete në drejtim të vendeve jo mike dhe armike të Aleancës së Atlantikut Verior.

Bëhet fjalë për rrjedhje informacioni në drejtim të shërbimit sekret rus e atij iranian, duke ekspozuar rëndë situatën dhe Aleancën përballë rrezikut që vjen nga Lindja. Njëherazi duke parë faktin se ish kryeministri Berisha ka qënë gjithnjë një ithtar i bashkëpunimit me grupet islamike, të ngritur në sistem që në kohën kur ish kreu i SHIK-ut Bashkim Gazidede ishte njëherësh dhe kreu i shoqatës së intelektualëve myslimanë, dhënia e informacioneve për Berishën shihet si një rrezik kombëtar dhe më gjërë.

Pasi mendohet se informacionet e dhëna për terrorizëm, mund të kenë kaluar në dorë në grupeve islamike, dhe mund të shërbejnë për ta si një bazë për të përballuar intervenimin perëndimor dhe të SHBA dhe goditur objektiva të rëndësishme. Pikërisht për këtë arësye, organet ligjzbatuese shqiptare kanë bllokuar për momentin deri në një fazë të dytë, largimin e Visho Ajazi Likës nga Shqipëria. Të paktën deri sa të vendosin shërbimet partnere, pasi lehtësia me të cilin e lëshon informacionin sekret përbën një rrezik të madh për sigurinë.

Për këtë arësye, dalja e Visho Ajazi Likës jashtë vendit, qoftë dhe në atdheun e tij të dytë Kanada, përbën një rrezik për Shqipërinë dhe Aleancën dhe do të bllokohet për një periudhë të pacaktuar./Pamfleti.com – Titulli është i CityNews/





Lajmet e fundit nga