web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i PD-së: Rama po mbron simbolet e krimit të organizuar

23 Tetor 2017, 12:33, Aktualitet CNA

Pas ngjarjes së sotme në Elbasan ku një biznesmeni ju grabit kasaforta dhe 2 makina deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Ai është shprehur se ngjarje dëshmon se krimi në Elbasan është trimëruar dhe është bërë më i fortë se kurrë dhe jo rastësisht duke e lidhur ngjarjen me mbrojtjen publike dhe politike që Kryeministri i bëri sot ish-ministrit të tij të Brendshëm, Boçi zbulon disa detaje për ngjarjen.

Postimi i plotë:

Krimit në Elbasan nuk i vihet kapak floriri duke drejtuar gishtin tek prokuroria apo gjykata, por duke i mbyllur portat atij.
As duke nxjerrë në rrugë të madhe ato që përballlen përditë dhe rrezikojnë.
Ngjarja e mëngjezit të sotëm, grabitja e biznesmenit Ylli Salla, dëshmon se krimi në Elbasan është trimëruar e është bë më i fortë se kurrë dhe jo rastësisht.
Mbrojtja publike që i bën Kryeministri simboleve të krimit të organizuar dhe sulmet publike të tij ndaj drejtësisë, e frymëzojnë.
Goditet personi që pak kohë më parë u godit fizikisht nga miqtë e Edi Ramës, të cilët administrojnë fabrikën e peshkut, ndotësen më të madhe të Labinot Fushës e është në proces gjyqësor me ta.
Po policia ?e re??!!!
Rri e vështron dhe i shkel syrin krimit se Ylli është ?i skeduar?.
I skeduar si i djathtë!
Kjo është lufta e vërtetë që ben ky shtet e kjo qeverisje.
Luftë ndaj biznesit e njerëzve të thjeshtë.
Ndërsa krimin e ka partner në ?beteja?.





Lajmet e fundit nga