PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Kërkesa e prokurorisë për t?i hequr imunitetin e deputetit Saimir Tahirit, ka hapur mjaft debat ditët e fundit në politikën shqiptare. Prej dy ditësh Këshilli i Mandateve është mbërthyer nga diskutimet e replikat dhe prokuroria është akuzuar se nuk paraqiti prova të forta në ngarkim të ish-ministrit.
Kjo çështje ka shkaktuar interpretime nga më të ndryshmet në radhët e ekspertëve. Por një emër që është i njohur në hetimin e zyrtarëve të lartë është Fatos Dervishi. Bëhet fjalë për prokurorin që arrestoi Fatos Nanon dhe bashkë me të mjaft personalitete të politikë shqiptare të pas viteve ?90. Në një prononcim për gazetën ?SOT?, ai ka folur mbi rrugën që do të duhej të kishte ndjekur prokuroria në rastin e Tahirit.
Sipas Dervishit, gjëja e parë që duhej të kishte bërë organi i akuzës, është të kishte kërkuar një komision të përbashkët me autoritetet italiane, për të siguruar të dhëna dhe dëshmi të plota për këtë rast.
?Unë urgjentisht do t?i kisha kërkuar Prokurorisë Kombëtare të Antimafias në Itali që të zhvillohej pa humbur kohë një komision rogatuar midis Prokurorive respektive, ku nga ana e Prokurorisë shqiptare të dërgoheshin pyetjet e detajuara për të gjithë të arrestuarit dhe të gjithë personave që kanë dijeni për veprimtarinë kriminale të këtij grupi dhe në të njëjtën kohë do t?i kisha kërkuar Gjykatës së Apelit të Katanias që të më autorizonte dhe të mundësonte marrjen në pyetje dhe marrjen e të gjithë materialit hetimor të kryer dhe administruar së bashku me evidencat përkatëse, përgjimet dëshmitë, fotografitë, videot etj. Unë vetë kam kryer 4 komisione të tilla, të cilat kanë rezultuar të suksesshme?, tha ai.
Kërkesa e prokurorisë
Një tjetër debat ka hapur dhe shkresa që prokuroria ka dërguar në Kuvend. Ajo është vetëm 4 faqe, ndërkohë që janë paraqitur dhe disa prova të tjera, por asnjë provë e drejtpërdrejtë kundër ish-ministrit. Për zotin Dervishi, prokuroria duhej t?i kishte kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për të hapur më tej hetimet.
?Shkresa që prokuroria ka dërguar në Kuvend ishte e nxituar. Nuk duhej që t?i kërkonte Kuvendit autorizim për arrestim. Kuvendit duhej t?i kërkohej të heqë imunitetin dhe të hapë rrugë për hetime të mëtejshme. Nxitimi tjetër është që prokurorët vajtën shumë shpejt në Kuvend.
Më datë 17 regjistruan procedimin penal dhe menjëherë i bënë kërkesë Kuvendit. Kur shumë mirë mund të prisnin të siguronin të gjitha provat e nevojshme. Kërkesa në Kuvend duhej të kishte prova bindëse?, tha ai. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve pati debat dhe mbi deklaratat e prokurove, të cilët thanë se hetimet nisën pas shkrimeve në gazeta.
Për Dervishin, mund të nisen hetime të tilla, por gjithmonë duhet të hetohet për të siguruar prova të tjera. ?Në çdo vend të botës nisin hetime mbi bazë të artikujve në media. Kjo nuk ka asgjë të keqe. Por ajo duhet të jetë indicie, pastaj ti si prokuror duhet të hetosh dhe të sigurosh provat e nevojshme.
Prokuroria shumë lehtë duhej të priste të vinte dosja nga Italia, ta përkthente dhe të paraqiste të gjithë elementët që implikojnë ish-ministrin?, tha ai. Aktualisht prokuroria është në pritje të përgjigjeve nga Italia, për të sjellë të tjera prova mbi bandën e Habilajve dhe ish-ministrin Tahiri.
Para pak minutash ka nisur seanca gjyqësore ndaj dy pjesëtar...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postiminë rrjetet Socia...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Torino të ...
Policia e Shkodrës ka arritur të vërë në pranga shtetasin Ko...
Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, d...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një t...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me sulmet ...
Ndërkohë që kryeministri vijon traditën e tij të urimit të n...
Ndërkohë që ditën e djeshme mbledhja e Këshillit të Mandatev...
Një oficere policie është kthyer “Thembra e Akilit” për Prok...
Një ngjarje e paprecedntë raportohet të ketë ndodhur në Luga...
Mundohuni te tregoheni me te kuptueshëm dhe me tolerante me ...
Kthjellime dhe vranësira, do të na ndjekin deri në mesditën ...
Këto janë disa nga titujt kryesorë të shtypit të ditës, datë...
Ata thonë se të gjithë kanë thirrjen e tyre, dhe qeni Lulu p...
Të gjithë kanë nevojë për dashuri. Pronarët e mëparshëm të N...
Kryetari i PD Lulzim Basha ka shperndare nje deklarate per m...
Njeriu muskulor hoqi këmishën e tij para se të hidhej në l...
Angelina ka bërë shumë dalje në tapete të kuqe kohëve të fun...
Janë zbuluar letrat e dashurisë që Barack Obama i dërgonte i...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...