"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Nga Flamur Kuçi
Ka një përpjekje të drejtuesit të PD për të ndërtuar teza mbi reformën zgjedhore me pretendimin e adresimit të një sërë çështjeve zgjedhore si shitblerja e votës apo vota e emigrantëve duke propozuar, mes tjerash, ri-kthim në një sistem mazhoritar si zgjidhje (!?)
Me gjasë, një rikthim i tillë nuk ka shumë shanse të ndodhë, por ia vlen të analizohen arsyet përsa Basha është angazhuar në një propozim kaq kontradiktor, antipolitik dhe në dëm të politikës dhe sidomos të përfaqësimit opozitar. Po, a i shërben rikthimi në sistem mazhoritar Partisë Demokratike, misionit opozitar dhe përfaqësimit demokratik?
Në parantezë duhet thënë që një lider i vërtetë e sheh mundësinë e fitores tek rritja e besimit të partisë, jo tek ndryshimi i rregullave të lojës. Zgjedhjet fitohen duke rritur besimin ndër njerëz, jo duke shpresuar në rregulla loje që favorizojnë një humbës. Fatkeqësisht preçedentët e fitoreve me procedure, të Bashës, kanë ndikuar për keq tek ai?
Sidoqoftë, është interesante të pasqyrohet rezultati i zgjedhjeve 2017 (që është rezultati identifikues i Bashës në krye të PD), në një skeme mazhoritare. Në fakt, për ndershmëri argumenti, ky rezultat është përkthyer në zonimin mazhoritar më të favorshëm për PD, pikërisht në atë zonim të arritur me konsensus mes PD dhe PS në 2005, zonim që shënoi edhe ardhjen në pushtet të opozitës së kohës, PD-së. Nëse do votohej me sistemin dhe ndarjen që propozon Basha; [i] PD do siguronte veç 21 deputet nga 100, ndërkohë që PS do siguronte 79 të tillë [ii] PD nuk do përfaqësohej fare në së paku 5 qarqe. Në kryeqytet do siguronte veç 2 mandate (kundrejt 18 syresh që do siguronte PS).
Qartazi një propozim i tillë shkon kundra interesit të PD, si dhe kundra përfaqësimit opozitar në përgjithësi. Prej kohësh Basha është në konflikt, tashmë edhe të hapur, me axhendën e PD. Propozimi i tij është veçse një mundësi tjetër për ta evidentuar këtë konflikt.
Në rastin më të mirë, një propozim i tillë i shkon veçse një opozite ?me leje nga pushteti?, që ka marrë përsipër të asgjësojë gjithë terrenin dhe përfaqësimin opozitar, kuptohet në këmbim të pazarit personal të radhës. Nga ana tjetër efekti i pritshëm i këtij propozimi është futja e procesit në një impass të paralajmëruar. Ndarja zonale kërkon një konsensus që ka shumë pak shanse të arrihet. Futja e procesit në intinerare të tilla i shërben vetëm Bashës për t?u faktorizuar si bllokues potencial procesi, dhe jo faktorizimit të PD-së në adresimin e shqetësimit opozitar për zgjedhje të lira e të ndershme. Në fakt kjo tashmë përbën stereotipin e sjelljes politike të Bashës. Proçeset më të rëndësishme politike dhe reformat më të rëndësishme të mandatit të fundit Basha ka synuar t?i bllokojë. Në këtë mënyrë të bërit politikë Basha bojkotoi Reformën Territoriale me shpresë bllokimin e saj. Nuk ia doli. PD doli e humbur në këtë proces pasi Basha kërkoi të faktorizohej individualisht si bllokues potencial. Një sjellje të ngjashme Basha e tregoi edhe me Reformën në Drejtësi. Ai synoi bllokimin e saj deri në momentin e fundit. Për shkak të Bashës, PD u identifikua si parti në konflikt me faktorin ndërkombëtar, ndërsa Basha kërkoi të faktorizohej si bllokues potencial. Po në të njëjtën sjellje Basha tentoi të bllokonte zgjedhjet. PD sërish për shkak të Bashës u identifikua si parti në konflikt me partnerët ndërkomëbëtar, ndërsa Basha kërkoi faktorizimin dhe pazarin individual, kësaj here edhe me ndihmën e Ramës. Ky stereotip i ndërtuar nga Basha i ka sjellë dëme të njëpasnjëshme PD-së. Sërish, synimi për të futur procesin në impass, përmes kleçkës së zonave zgjedhore, i shërben vetëm Bashës për faktorizimin jo-institucional, privat dhe në kërkim të pazarit personal të radhës, duke bërë dëm edhe më të madh dhe duke i shkaktuar defaktorizimin politik PD-së.
Për më tepër, ka një kontradiktë të thellë midis shqetësimeve të opozitës mbi zgjedhjet, dhe mekanizmave të propozuara nga Basha.
Nëse shqetësimi i opozitës për fenomenin e shit-blerjes së votës është i drejtë dhe legjitim, si mundet Basha t?i përgjigjet në mënyrë të papërgjegjshme me kërkesën për ndryshim në sistem mazhoritar? Mekanizmi që propozon Basha, në kushtet aktuale, shkon në favor të ?faktorizimit? të të fortëvë që votën e marrin përmes shit-blerjes. Pra në thelb, propozimi i Bashës agravon më tej fenomenin për të cilin shqetësohet opozita. Për më tepër, duke kërkuar njëkohësisht ?sistem mazhoritar? dhe ?votim preferencial? ai veçse ekspozon gomarllëkun që mban brenda një kërkesë kaq kontradiktore.
Nëse shqëtësimi është përfshirja e emigrantëve në proces, si mundet Basha në mënyrë kaq të papërgjegjshme t?i përgjigjet me skemën që ka propozur për votim elektronik, mekanizmat e së cilës, ashtu siç i propozon PD, përjashtojnë emigrantët nga procesi? Teknologjia që ka kërkuar zyrtarisht PD për votimin është ajo që përdoret në qendrat e votimit (identifikim i zgjedhësve nëpërmjet kartës dhe gjurmës së gishtit, votim me ekran dhe numërim automatik i votës. Ku hyn votimi i emigranteve këtu?
PD dhe opozita ka shqetësime politike mbi fenomene të ndryshme në procese zgjedhore. Të bësh, siç bën Basha, sikur po i adreson duke propozuar pseudo-mekanizma teknike, taktike apo ligjore, veç saboton kauzën dhe shqetësimet e PD. Por tashmë edhe ky është një stereotip i tij?
Në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, m...
Daniel Rrapi, një i ri nga Korça, denoncon në emisionin “STO...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë ku një f...
Pas fjalës së Ramës sot te Zeri i Amerikës ku shmangu diskut...
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka e ka pranuar hapur se disa pr...
Të tjera informacione janë publikuar sot sa i përket ngjarje...
Disa deklarata të bëra nga kryeministri Edi Rama në SHBA në ...
Kryeministri Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës fol...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sqaruar në d...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka folur ...
Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike ka folur sot ...
Një elektriçist dhe një abonente janë arrestuar pasi kanë ab...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur sot në...
Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka kërkuar mendimi...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është shprehu...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha vitin e kaluar mori një ve...
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Endira Bushati ka...
ABC News zbardh emrat e biznesmenëve që ju sekuestrua pasuri...
Çudi nuk është që edhe Luli të ketë laviren e tij mediatike...
Presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur fl...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...