Kalvari i rrugës Tiranë-Elbasan/ Kompania ndërtuese hidhet në gjyq
Telashet për autostradën Tiranë-Elbasan nuk kanë të sosur. P...
Dje në kryeqytet u prezantua shkolla e re e sapo ndërtuar me emrin e publicistit të mirënjohur Ardian Klosi, i cili kreu vetëvrasje pak vite më parë.
Për vendosjen e emrit të tij shkollës 9-vjeçare ka patur edhe reagime të shumta në rrjet, ku mes tyre u diskutua gjatë statusi i moderatorit Edi Oga, i cili shkruante:
?Ardian Klosi është padyshim një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare, por unë do të kisha votuar kundër vendosjes së emrit të një personi që ka vrarë veten, një shkolle fëmijësh??.
Në këtë reagim të tij pati kontradikta të shumta me komentues të tjerë që nuk kanë qenë dakord me të.
Për këtë arsye Oga ka reaguar sërish pak orë më vonë me statusin e mëposhtëm:
?Me dëshirën e mirë për të mos humbur (pa arsye) reputacion dhe miq të vlefshëm, nga ndonjë keqkuptim i gjeneruar në kokën e dikujt nga leximi me ?çelësin e tij personal? të statusit tim mbi emërvënien e një shkolle, po përpiqem që atë që kam thënë në tre rreshta, ta shtjelloj në tridhjetë rreshta.
Perceptimi aktual i veprimtarisë publike të zotit Ardian Klosi, i mundëson atij përjetësimin në institucione apo vepra publike, duke u bazuar në ligjshmërinë dhe sistemin tonë të vlerave dhe vlerësimeve. Personalisht kam stimë të veçantë për të si njeri i letrave, dhe nuk do të shtroja kurrë për diskutim dakordësinë time, nëse emrin e tij do ta mbante një rrugë, një bibliotekë, një institut kërkimesh filologjike, një klinikë neuropsikiatrike. Në një shkollë ku shkojnë fëmijët nga 6 deri 15 vjeç, nuk më shkon.
Unë nuk jam studiues i semiotikës apo semantikës dhe nuk dua të diskutoj teknikisht për çeshtje ku nuk jam ekspert, por e shoh thjesht dhe praktikisht; një fëmijë i nivelit elementar të shkollimit, nuk është në gjendje të ?metabolizojë? shpjegimin jo kompetent të mësuesve për depresionin dhe vetëvrasjen. Le t?ua shtyjmë për pak më vonë ndalesën në stacionet e të kuptuarit të këtyre dy fenomeneve. Le t?i vendosim emrin Ardian Klosi një shkolle të mesme a një universiteti.
Unë nuk e di si keni qenë ju apo si janë fëmijët tuaj të asaj moshe, por fëmijët që unë njoh janë kuriozë dhe të ndjeshëm. Përse të shkaktojmë traumë qoftë edhe tek një fëmijë i vetëm, i cili i pamjaftuar nga shpjegimi gjysmak dhe aftësia e tij për të kuptuar gjëra ?të rënda? në moshë të njomë, zgjohet trembshëm në mesnatë?!
Kam një ndjesi sikur vetë Klosi i kohëve të kthjellëta dhe pa vuajtje, do ta refuzonte një ?nder? të tillë, nëse do të kish paramenduar se do të largohej nga kjo Botë me atë gjest ekstrem?, shkruan Oga për të sqaruar statusin e tij të parë. /Citynews
Telashet për autostradën Tiranë-Elbasan nuk kanë të sosur. P...
Është shtyrë për të dytën herë rradhazi procesi gjyqesor në ...
Ligji që nuk lejon punësime dhe shkarkime gjatë fushatës ele...
Gjykata e Apelit të Krimeve të rënda ka marrë vendim për çës...
Rastet e kapjes së drogës dhe arrestimit të poseduesve të sa...
Qeveria i ofron mbështetje të plotë organeve të Vettingut. D...
Një pako e dyshimtë ka alarmuar Londrën duke bërë që të eva...
Një grup shqiptaro-bullgar i trafikut të drogës është asgjës...
Dy ish regjistrues dhe një specialist të ZVRPP Kolonjë janë ...
Një aksion i suksesshëm i policisë shqiptare kapi në det afe...
Dy persona të tjerë janë vënë në pranga ditën e sotme në Uel...
Duke folur në aktivitetin për shpalljen e operacionit “Të pa...
Është arritur nga Bashkia e Tiranës marrëveshja e reduktimit...
Duke filluar nga kjo javë, qytetarët do të mund të marrin ka...
Gjatë një operacioni të koduar “Pangea X” , policia ka bërë ...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së gjatë bashkëbisedimi...
Në datën 19 Shtator 2017, Alpha Bank Albania inauguroi ambie...
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ambasador...
Në një mbledhje të mbajtur paraditen e sotme, kryesia e Kuve...
“…Olldashi ishte njeriu që e dinte humbjen, megjithatë iu fu...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...