Eduardi VII Mbreti i Anglisë vizitoi Durrësin 155 vjet më parë
Durrësi si qyteti më i lashtë dhe porti më i madh i Shqipëri...
Një vit më parë Shqipëria ishte e pushtuar nga një valë histerie kundër reformës në arsim dhe mënyrës se si studentët pranoheshin në Universitetet publike. Nëse rihapni lajmet e fillim shtatorit të vitit të kaluar do të shikoni interviste ?prekëse? studentësh me dhjeta që nuk merrnin dot shkollë dhe akuza për klientelizëm .
Një vit më pas nuk po përsëritet më kjo skenë. Vetë rektori i Universitetitt të Tiranës dhe aktorë të tjerë publikë të arsimit, jo familjarë me qeverinë, po e trajtojnë regjistrimin si një proces normal.
Sot është dita të bëhet një refleksion pikërisht për betejat fallco të opozitës me reformat e mëdha dhe betejat reale që ka nevojë reforma për arsim. Beteja fallco kundër reformës në arsim u pasua me emërimin si ministre teknike të një modeli zyrtareje histerike që jo vetëm nuk ka lidhje me arsimin, por as me zyrat e shtetit.
Tani pas dy vitesh të reformës në arsim, shqiptarët mund të krahasojnë epokën e universiteteve kioska dhe rrumpallën e Universiteteve publike dhe fillimin e një rregulli dhe sistemi vlerash në pranimet në Universitetet publike si dhe një rankim shumë më të drejtë dhe profesional nga agjensi të huaja të universiteteve private.
Pra në një farë mënyre, dy vjet pas reformës në arsim, ai po hyn në treg, po teston vetëveten, po rankohet dhe po provon që sistemi funksionon.
Por ajo që bie në sy ende si problem i madh, është se shumica e studentëve rendin pas degëve të lehta dhe pa shumë impenjim, dhe mbi të gjitha pa treg pune, ndërkohë që Universitetet profesionale dhe shkollat e larta profesionale, janë më pak të kërkuara.
Pra ajo që është e qartë, është se ne kemi ende një brez të tërë studentësh që duan ta konsumojnë shkuarjen në universitet si një kohë e bukur, pa një objektiv të qartë për jetë. Stërmbushja e degëve të tilla si punë sociale apo sociologji me studentë, apo degë të tjera të sferave shoqërore, që nuk kanë perspektivë pune, përveçse jetën akademike, ndonjë sukses profesional, ose hedhjen poshtë të diplomës, tregon se arsimi në Shqipëri nuk është ende një objektiv për t?u kualifikuar, por si një detyrim për t?u bërë.
Në këtë aspekt reforma duhet të thellohet për të favorizuar shkollat e larta profesinale, ato që prodhojnë specialistë të elektrikut, elektronikës, elektromekanikës, mekanikës, IT, Internetit etj, për ta kthyer universitetin në një target për edukim real.
E di që shumë vetë bëjnë humor me batutën e Edi Ramës, ?punë ka plot, por nuk ka profesionistë? por ata që kanë biznes dhe nevojë për njerëz të kualifikuar, e ndjejnë më shumë se kushdo këtë mangësi.Dhe kjo mangësi vjen nga fakti se Universitetet tona nuk nxjerrin studentë të edukuar profesionalisht, por njerëz me diploma që kur i merr në punë dinë po aq sa shoferi i kompanisë nga zanati.
Në këtë aspekt duhet parë ndoshta dhe stimulimi financiar për ata që shkojnë drejt arsimit profesional dhe ulje të kuotave për pranimet në degë për të cilat ekonomia dhe shoqëria shqiptare thuajse ka mbiprodhim diplomash.
Disa mekanizma rregulluese nga qeveria për ta orientuar arsimin si nevojë për edukim, do ishte suksesi i vërtet i reformës në arsim, e cila lindi nga nevoja për të mbyllur kombinatet e diplomave, dhe duhet të përfundojnë në ?punishte? që prodhojnë specialistë të vërtetë.
Kuotat anormale të Universiteve publike, të cilët kanë ofertë për këdo që do të shkojë në shkollë, pasi mbarojnë shkollat e mesme, është gabim. Ajo jo vetëm që dëmton konkurrencën, por dëmton dhe orientimin e studentëve drejt degëve që i nevojiten vërtet tregut të punës dhe mban në lojë studentët që mendojë ti marrin dhe tre vjet para prindërve për të pirë kafe në Tiranë.
Biles nëse duhet bërë diçka në këtë aspekt duhet bërë me kuotat e Universiteteve publike, ku fakultete si Inxhinieria, Agronomia, Gjeologji Miniera etj, duhet të stimulohen edhe me bursa. Universiteti publik, nuk duhet konceptuar vetëm si një ?qokë? për çdo dëshirë për arsim, por dhe si një mekanizëm rregullator i tregut në dorë të qeverisë.
Shkollat e Larta profesionale, të çertifikuara si cilësore dhe të rankuara mirë, duhet të stimulohen jo vetëm përmes stumujve për operatorët e tregut që kontraktojnë studentë të tyre, por dhe për t?u lehtësuar financiarisht studentët ndjekjen e këtyre shkollave. Shqipëria sot quan specialist në shumë fusha, emigrantët e kthyer nga Greqia dhe Italia që kanë mësuar si bëhen instalimet elektrike, si bëhen ato hidraulike, si gatuhet, si montohen kondicionerë, si punohet me gipse, etj, dhe në fakt të gjithë të bëjnë në finale, me dhimbje koke nga cilësia. Por këtë janë specialistë që këtu duhet ti prodhonte shkolla e mesme, kur të kishte specialistë të lartë të aftë. Ne jemi katandisur që nuk ka kush t?i mësojë as specialistët e mesëm.
Për këtë shkak duhet parë mundësia që thellimi i reformës arsimore përmes korrigjimit të kuotave dhe stimulimit financiar, të imponojë zhvillimin e arsimit profesional, i cili i gjen tregut të punës, specialistë dhe jo si ky sistem, që u gjen njerëzve me diploma, punë shteti dhe të tjerët ngrohen në diell. Pasi përveç diplomës, nuk kanë asgjë tjetër në kokë. Beteja kundër diplomave falso, duhet të thellohet edhe drejt studentëve falso./tema
Durrësi si qyteti më i lashtë dhe porti më i madh i Shqipëri...
Kafeja është produkti më i përdorur në të gjithë botën. Si e...
Përvoja më argëtuese është të marrësh pushimet dhe të qëndro...
Për shumicën prej nesh zgjedhjen ku të qëndrojnë kur udhëtoj...
Ju do të keni nevojë për një kokë të fortë për lartësitë dhe...
Vetëm për shkak se një vend duket si parajsë nuk do të thotë...
Një vajzë indiane u martua me një qen në Indi, pasi pleqtë e...
Në vitin 2010, John Thackwray, një fotograf nga Afrika e Jug...
Stilistët dhe dizenjuesit janë tepër të etur për t’u larguar...
Presidenti rus Vladimir Putin priti studentë në një “orë mës...
E kishit menduar ndonjëherë se të udhëtoni është më e lehtë ...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 persona, të akuzuar p...
Tani është bërë e mundur që t’i bëni të dashurit tuaj të pav...
Policia e Elbasanit ka reaguar pas sherrit mes dy të rinjve,...
Moderatori i njohur, Blendi Fevziu, ka zbuluar detaje të veç...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka dhënë alarmin për përd...
Koreja e Veriut tha sot se testoi me sukses një bombë termob...
Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në qy...
Banorët e Zharrëzit vijojnë jetën të frikësuar mes shtëpive ...
Një numër pajisjesh teknologjike – kompjutera përbindësha me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...