Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Deklaratë e Qendrës së Bashkëpunimit Ndër Fetar, Elbasan
Qendra e Bashkëpunimit Ndër Fetar Elbasan në radhë të parë uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe bektashi gëzuar festën e Kurban Bajramit.
Siç dihet kjo festë buron nga premtimi i Profetit Ibrahim për djalin e tij. Ashtu siç fetë abrahamike, judaizmi, krishterimi dhe myslimanizmi, e gjejnë veten natyrshëm në këtë festë, po kështu edhe përfaqësuesit e këtyre besimeve janë të angazhuar dhe japin kontributin e tyre në ruajtjen e bashkëjetesës dhe harmonisë ndër fetare në vend përmes dialogut dhe bashkëpunimit të sinqertë e të vazhdueshëm.
Kështjella e bashkëjetesës fetare është pasuria dhe veçantia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Kjo kështjellë, gjithsesi e brishtë, u sulmua padrejtësisht dhe deri diku qëllimisht, nga disa individë e grupe nën pretekstin e laicizmit, gjatë zhvillimit të festës së Kurban Bajramit, me një gjuhë përbuzëse dhe shpifëse, duke inskenuar skenarë që nuk i përgjigjeshin as realitetit dhe as festimit në fjalë.
Duke përdorur portalet mediatike që administrohen prej tyre dhe rrjetet e ndryshme sociale, përhapën lajmin e rremë duke nxitur reagime të qëllimshme e të orkestruara për gjoja zhvlerësim të figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut te cilin e cmojme dhe e vlerësojm me krenari, me qëllim tërheqjen e vëmendjes dhe kalimin në plan të dytë të Festës.
Ne si Qendër i bashkëngjitemi deklaratës së Myftiut të nderuar të Tiranës, z. Ylli Gurra, i cili përgënjeshtroi këto akuza si të pabaza dhe jashtë qëllimit të organizatorëve, si dhe mbështesim mesazhin e Kryetarit të Bashkësisë Islame shkëlqesisë së tij, z. Skënder Bruçaj, i cili iu drejtua të pranishmëve në këtë tubim me këtë mesazh: ?Të nderuar vëllezër le të lutemi të gjithë së bashku në këto ditë të shenjta të Kurban Bajramit, që të mbretërojë paqja, solidariteti, respekti, harmonia dhe dashuria në mesin e njerëzve pa dallim dhe përjashtim, e mbi të gjitha Zoti na forcoftë vullnetin dhe ndjenjën e sakrificës për të përhapur të mirën, te bukurën dhe jo të keqen dhe të shëmtuarën, të përhapim paqe dhe siguri mes njerëzve dhe jo konflikt dhe përçarje të përcjellim shpresë dhe dashuri dhe jo pesimizëm dhe urrejtje?
QBNF Elbasan gjithmonë ka qenë e vëmendshme ndaj ngjarjeve dhe incidenteve të tilla, duke treguar me fjalë dhe veprime unitet dhe solidaritet midis krerëve fetarë dhe besimtarëve mirëkuptim të ndërsjellë. Me këtë rast, i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të tregohen të kujdesshëm e të matur me deklaratat dhe konkluzionet e nxituara, larg gjuhës së shpërfilljes, paragjykimeve dhe urrejtjes. Në të njëjtën kohë, i dënojmë të tilla shprehje dhe veprime si të rrezikshme, përçarëse dhe vëllavrasëse, si nxitëse të dhunës dhe akteve të paligjshme. Edhe një herë është momenti të vendosim mbi gjithçka interesin e përbashkët kombëtar e shtetëror.
Duke përfunduar gjykojmë se shteti dhe qeveria së bashku me institucionet përkatëse duhet të tregohen më të vëmendshme dhe më aktive në ndërmarrjen e një sërë aktivitetesh dhe iniciativash kulturore, studimore dhe edukative në kuadër të një programi dhe strategjie për mbrojtjen dhe gjallërimin e harmonisë ndër fetare, duke nxjerrë në pah e promovuar traditën e mrekullueshme të popullit shqiptar.
Kështu pra të bashkuar në diversitet, pa dallim feje, ideje dhe krahine, të gjithë bashkë të kontribuojmë për përparimin dhe begatinë e shoqërisë tonë shqiptare në të gjitha fushat e jetës së saj./CityNews
Marilyn Monroe. Vetëm emri të kujton bukurinë e përjetshme.A...
Piloti i linjës ajrore Santiago Borja arrin të kapë pamjet m...
Bukuria e grave aziatike ka qenë gjithmonë legjendare dhe ne...
Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin zyrtarizohet gju...
Avokatja e njohur e rubrikës “Shihemi në gjyq”, tek emisioni...
Dashuria është një fenomen misterioz dhe që është studiuar n...
Zbuloni vendet më të frikshme në të cilat banojnë dhe njerëz...
“Lahuta e Malësisë”, këngët e para të së cilës u botuan në v...
Policia e Dibrës ka finalizuar me sukses operacionin e kodua...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në forumin “Global P...
Policia e Shkodrës bën me dije se një trup i pajetë është gj...
Një burrë ka qëndruar për rreth një orë me bletët në fytyrë....
Angela Merkeli është programi elektoral i CDU. Ajo do ta dre...
Edhe pse në pamje të parë mund të duket e çuditshme, është e...
Një 8-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjarja e r...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për drogën e madhe ...
Në Elbasan ndodhet një nga kishat më të vjetra orthodokse në...
Deputeti i LSI, Endrit Braimllari, ka reaguar për kapjen e 2...
Nga Kolec TraboiniKy revansh i fanatizmit neo-osmano-islamik...
Djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka vendosur të r...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...