web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarr i fuqishëm në Patos/ Në rrezik depozitat e naftës

18 Gusht 2017, 08:18, Aktualitet CNA

Një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Zjarri ka rënë rreth 100 metra pranë depozitave të naftës të një kompanie private ne vendin e quajtur”Oficina Patos” duke shkaktuar rrezik edhe për zonën përreth.

Menjëherë kanë mbërritur në vengngjarje forcat zjarrfikëse, dhe raportohet se kanë arritur që të vënë nën kontroll flakët, por jo shuarjen totale të tyre.

Deri më tani fatkeqësisht janë shkrumbuar nga zjarri rreth 4 dynym sipërfaqe shkurre dhe kullota.

Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme, por policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen./CityNews





Lajmet e fundit nga