Foto-Imagjinata e shfrenuar e studentëve/ Çfarë bëjnë kur mëziten në mësim
Gjatë orëve të mësimit të gjithëve na ka ndodhur që të mërzi...
Sot ka pasur një shpërthim komentesh nga kundërshtarë të Lulzim Bashës brenda PD, gazetarë opozitarë, njerëz që kanë qenë afër tij e më gjerë. Të gjithë bien dakord se raporti i ?teknikëve? është një farsë dhe pastaj ndahen në arsyetimet e tyre, përse i duhet Bashës ky raport.
Janë së paku tre akuza të forta ndaj tij, të cilat vijnë nga kampi i vet.
Akuza e parë, është që Basha ka shitur zgjedhjet, pasi ka bërë pazar me Ramën. Më të konsoliduar këtë tezë e ka Topalli, e cila thotë se Basha tentoi bojkotin për të kapur pazarin me Ramën dhe pasi e kapi atë, e la opozitën rrugëve. Këtu ka diçka të vërtetë.
Akuza e dytë kundër Bashës, është se raporti i ?teknikëve?, synon të justifikojë disfatën e thellë për të cilin Basha është përgjegjës.
Akuza e tretë, është se Basha e bën këtë për të mbuluar masakrën e zgjedhjeve në PD, që Basha bëri më 22 korrik.
Konspiracioni rreth arsyeve përse Basha nxiti ?teknikët? të bënin këtë raport, është bërë aq i larmishëm, sa të gjithë janë gati të hamendësojnë ndonjë arsye të fortë që ka pasur Basha ta bëjë këtë.
E gjithë kjo më duket një supervlerësim për Bashën, një supervlerësim që ai jo vetëm nuk e meriton, por as nuk e ka ëndërruar. Përshembull, paranoja se Basha dhe Rama kanë bërë një pazar që njëri të fitojë këtë herë, ai herën tjetër, apo që Basha dhe Rama kanë bërë pazar si të bëjnë fushatën, si të paguajnë median etj, janë shumë konspirative. Skenar po ashtu paranojak, është ideja që Basha e bën këtë të mbulojë 22 korrikun, apo edhe që Basha po flet tani për vjedhje votash dhe vetë nuk ka bërë ankesë zyrtare, se donte të mbaronin zgjedhjet në PD.
Të gjitha këto na paraqesin një Lulzim Basha që mendon, që vret mendje dhe gjen shtigje si të dalë nga situata. Akoma më keq, këto paranoja ngrihen mbi një gënjeshtër që gjoja zgjedhjet janë shitur, janë blerë, apo janë vjedhur. Kjo nuk është e vërtetë.
Përveçse këto janë zgjedhjet më të mira të Shqipërisë, dhe padiskutim fushata elektorale më e kulturuar e saj, këto janë dhe zgjedhjet e para ku njeriu e kupton sa i lirë voton kur ato nuk i bën Sali Berisha.
Të gjithë ata që shpikin këtë teorinë e shitjes së zgjedhjeve nga Basha, blerjes së tyre nga Rama, apo blerje me paratë e drogës etj, broçkulla, në fakt e thonë këtë se u duhet të vërtetojnë teorinë e tyre konspirative rreth Lulzim Bashës dhe akteve të tij.
Dhe e gjitha kjo, se nuk duan ta shikojnë të vërtetën në sy. Lulzim Basha as ka shitur gjë, as ka blerë gjë dhe as ka marrë gjë në shkëmbim. Lulzim Basha thjesht është një një kryetar opozite i paaftë, që ka humbur thellë. Të gjithë teoritë konspirative që sillen rreth tij, sillen se ende, as miqtë, e as armiqtë e tij, nuk pranojnë këtë fakt. Pranojeni këtë të vërtetë, pranojeni që ai është një udhëheqës tërësisht i paaftë, i pazoti, i paqartë, i pamenaxhueshëm dhe i paparashikueshëm për të qenë prijës i një partie, dhe do të kuptoni se të gjitha ato që thuhen rreth tij janë të panevojshme. Ai thjesht ka humbur, se nuk bën për atë punë.
Duke e stërholluar raportin idiot të ?teknikëve?, duke stërholluar paranojat për marrëveshjet e tij me Ramën apo vjedhjen e mandatit brenda PD, jeni duke folur për një Lulzim tjetër, që nuk ekziston. Dhe kjo vjen nga fakti se kundërshtarët nuk kanë ndalur dot vjedhjen e votave nga Luli brenda PD, dhe flasin për pazar të Lulit për shitje votash jashtë PD. Po të kishte humbur Basha më 22 korrik apo të kishte ikur nga PD, nuk do kishim fare zhvillime të tilla.
Lulzimi për të cilin flisni, nuk ekziston. Ai është vetëm në mendjet tuaja. Ai i vërteti, ai që qesh para kamerave dhe fle në zyrë, nuk është ky që keni në mendje. Është ai që ka humbur më 25 qershor e që duhet të ikte në shtëpi, pasi me të në krye, PD do të vazhdojë të humbasë.
Njiheni atë dhe humbjen e tij dhe do jeni të qetë nga gjithë këto paranoja. Bile dhe nga raporti i ?teknikëve?./tema
Gjatë orëve të mësimit të gjithëve na ka ndodhur që të mërzi...
Sezoni i vjeshtës po vjen dhe me to vijnë dhe trendet e reja...
Bëni listën tuaj ne Spotify! Cila këngë gjithmonë flet për j...
Cfarë është dashuria?Për disa njerëz, dashuria është eksitim...
Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se terrorizmi...
Është e zakonshme të mendosh se e njeh normën se si njerëzit...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bën thirrje për dialo...
Gruaja e Chris Hemsworth e inkurajon atë që të përdorë hidra...
Bukuria e disa njerëzve është artificiale dhe plastike. Megj...
A keni menduar ndonjëherë për arsyen pse ne puthim me sy të ...
Kush do të kishte menduar se disa VIP-a të pasur pëlqejnë t...
Testet e takimeve të para mes çifteve mund të duken pak a sh...
Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Donald Trump, Ste...
Shumë prej nesh janë mësuar të shohin me nostalgji por dhe m...
Natyra dhe qënia njerëzore janë të dyja artistë të jashtëzak...
Një e re australiane i ka shpëtuar tre here me radhë vdekjes...
Shpesh të famshmit dalin në publik së bashku me motrat e vël...
Dushi mund të jetë gjëja më relaksuese për çdo njeri.Është d...
Jeta ndryshon çdo ditë.Diçka zhduket në të shkuarën, duke i ...
Nëpër të gjithë botën gjenden vende të braktisura nga njerëz...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...