Vodhën milionat për pensionet dhe ndihmat sociale/ Në pranga 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Sot mbushen 5 vjet nga vdekja e Arben Xhaferit.
Ai u nda nga jeta pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjecare pas një hemoragjie cerbrale në tru.
Në një ditë si kjo, Partia Zgjidhja e Koço Kokëdhimës nuk ka nguruar ta kujtojë, një njeri që la gjurmë të forta në historinë e kombit tonë.
Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, ka vlerësuar kontributin e Xhaferit si patriot, intelektual, politikan, filozof dhe publicist, duke e lartësuar figurën e tij, edhe pas vdekjes.
Deklarata e plotë
?Një popull shndërrohet në komb kur patriotizmi nuk është më çështje individuale, por çështje institucionale?. Këto fjalë të arta i ka thënë një shqiptar i madh, që gjithë jetën e tij, e shkriu deri në frymë të fundit për shqiptarizmin; Arbën Xhaferi.
Si sot pesë vite më parë patrioti, intelektuali, politikani, filozofi dhe publicisti që la gjurmë të forta në historinë e kombit tonë u nda nga jeta fizikisht, por duke na lënë një vepër dhe mesazh të madh përjetësisht. ?Zgjidhja? përkujton dhe i përulet në këtë pesëvjetor, veprës së këtij rilindasi të vërtet shqiptar, të kohëve moderne. Që kur ai ishte student u dënua me burg për bindjet e tij politike dhe atdhetare si dhe për organizimin dhe pjesëmarrjen në demonstratat e Tetovës të vitit 1968.
Ai u detyrua që ta vazhdojë veprimtarinë e tij në Prishtinë deri në vitin 1993, kur u kthye në vendlindje për t?iu kushtuar kauzës së shqiptarizmit, në Ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ai do të kujtohet si një nga kontribuesit kryesorë për krijimin e universitetit të parë shqiptar në Maqedoni, atë të Tetovës. Arbën Xhaferi është zemra dhe firmëtari i marrëveshjeve të Prizrenit, fillimisht, dhe asaj të Ohrit më 13 gusht të vitit 2001, si finalizim i luftës së shqiptarëve të Maqedonisë për të drejtat e tyre. Për marrëveshjen e Ohrit, ndërkombëtarët u mbështetën në atë kohë te një figurë konstruktive dhe mendjehapur si Arbën Xhaferi.
Arbën Xhaferi ishte burri që vendoste në çdo rast interesin kombëtar mbi çdo interes partiak e të tjetër lloji. Ai, me largpamësi, punoi për mbështetjen, legjitimimin dhe faktorizimin politik të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni. Edhe pse jetoi edhe 11 vite që nga nënshkrimi i asaj marrëveshjeje, ai iku i trishtuar dhe i zemëruar, që politikanët e përçarë shqiptarë në Maqedoni, por edhe në Shqipëri dhe Kosovë, më shumë mendonin për pasurimin individual, sesa për çështjen kombëtare. Arbën Xhaferi ishte i neveritur nga kjo klasë politike që drejton në të tre shtet ku ne jetojmë, prandaj edhe u tërhoq nga politika në vitin 2007.
Por ai nuk u dorëzua kurrë, duke folur dhe shkruar deri në ditët e fundit të jetës, për çfarë i takon në të vërtetë kombit shqiptar. Nëse klasa politike aktuale në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të lejonte që patriotët dhe intelektualët që mendojnë si Arbën Xhaferi, të jenë në krye të punëve, kombi ynë do të ishte shumë shpejt, përkrah kombeve të zhvilluar. Më 15 gusht 2012, Shqiptaria humbi një patriot të madh. Shqiptarët e Maqedonisë, të Kosovës, mbarë diasporës, e Shqipërisë, humbën një avokat të madh e të pazëvendësueshëm të të drejtave të tyre, një armik të përbetuar të qëllimeve antishqiptare të qeverive sllave në Ballkan.
Arbën Xhaferi ishte i pari që paralajmëroi rreziqet e radikalizmit fetar qysh në vitin 2004. Si Kryetar i Partisë ZGJIDHJA dhe në emër të gjithë bazës së saj, kujtoj me mirënjohje të thellë veprën e shquar të Arbën Xhaferit, për lejimin e qindramijë shqiptarëve të Kosovës të deportuar nga serbët gjatë luftës që të hynin në Maqedoni e të kalonin përmes saj. Arbën Xhaferi ishte dizenjues i marrëveshjes për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, avokat besnik i luftës, njohjes dhe legjitimimit të UÇK-së. Si mik, kujtoj me mall dhe dhimbje, bisedat e mia me Arbënin, ku lënë mënjanë vështirësitë që sëmundja i shkaktonte, ndante me mua e Brixhidën, vizionin e tij për kombin tonë dhe për të ardhmen e shqiptarisë.
Diskutonim të ardhmen e fëmijëve, e se si mund ta bënim më të mirë atë për fëmijët e çdo babai e nëne në trevat shqipfolëse, siç e donim atë për fëmijët tanë. Kujtoj me shumë dashuri takimin e tij të ngrohtë me Besën dhe takimin tonë me vajzën e tij, zonjushë Vlorën. Si shqiptar, kujtoj në këtë ditë edhe tradhëtitë e politikanëve tanë ndaj interesave të shqiptarëve, gënjeshtrat e tyre, dhunimin e të drejtave tona, shkeljen e krenarisë sonë, aferat me palët kundërshtare, përpjekjet për të sabotuar planet si të Xhaferit, ashtu edhe shumë të tjera pro shqiptare.
Ka ardhur koha, më shumë se kurrë, të frymëzohemi nga shembulli i Arbënit, të luftojmë të bashkuar për t?i kthyer shqiptarëve, dinjitetin e humbur, për të çuar deri në fund ëndrrat dhe aspiratat e tyre dhe jo për t?i shtrirë dorën atyre që përgjakën trojet tona me gjak shqiptar! Sot ?Zgjidhja? kujton me përulje dhe mirënjohje të thellë këtë shqiptar të madh, në këtë 5 vjetor të ndarjes së tij nga jeta! I përjetshëm qoftë kujtimi i Arbën Xhaferit! U prehsh në paqe miku im!/CityNews
Kylie Jenner është ndjerë për një moment si Marilyn Monroe.E...
Një studim i fundit i bërë nga doktor Nezar Dakir i tregon t...
Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani ka postuar një foto në rr...
Pas kërkesës së çuditshme të ministres teknike Mirela Karabi...
Këngëtarja shqiptare Leonora Poloska është bërë nënë për her...
Si çdo qytet i Shqipërisë edhe Elbasani ka traditën e tij të...
Një i ri nga Tirana ishte shpallur në kërkim nga familjarët ...
Departamenti amerikan i Shtetit nxori të martën raportin e t...
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 19-vjeçar sepse ka tentu...
Një hapësirë pyjore në fshatin Muzinë të Sarandës është përf...
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka mbyllur çdo...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 14-vjeçar ...
Një skenë dhune ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Shk...
Pas ankesave nga ministrja Karabina, e cila u ka kërkuar llo...
Dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga institucio...
Gjashtë persona, ndër të cilët 3 me origjinë shqiptare, kanë...
“Dhoma ku u akomodua Ministri i Arsimit, ishte jashtë çdo st...
Armina Mevlani është një ndër blogeret më të njohura në Shqi...
Një 27-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në spital, pasi u ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...