Bordi i Transparencës merr vendimin/ Ja çmimet e reja për karburantet
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Rudina Hajdari, një prej emrave që u përmend më shumë gjatë procesit të përgatitjes së listave për zgjedhjet e 25 qershorit, shprehet në gazetën ?Shekulli? për angazhimin e saj të ri. Ajo tregon pse është kthyer nga Amerika, si e sheh Parlamentin dhe opozitën.
Në intervistë ajo shprehet se shqetësimi i saj do të jetë kthimi i llogaridhënies së politikës ndaj qytetarëve. Duke e krahasuar me kohën kur ka qenë aktiv babi i saj, zonja Hajdari tregon se sot ekzistojnë prioritete të tjera, edhe pse principet sipas saj nuk kanë ndryshuar.
?Shqetësimi im kryesor do të jetë kthimi i llogaridhënies në politikën shqiptare, duke i treguar një elektorati të zhgënjyer që kam ndërmend të punoj për ta. Ata janë punëdhënësi im. Taksat e tyre do të paguajnë pagën time dhe unë do kem përgjegjësinë ndaj të drejtës së tyre kushtetuese për të dhënë llogari nëse nuk punoj për nevoja e tyre?, ka treguar deputetja.
Ndërsa sa u përket emrave që Basha largoi nga lista, Hajdari tregon se ata mund të vijojnë kontributin e tij në forma të tjetra, duke qëndruar aktiv në opinion publik. Për vajzwn e liderit tw dhjetorit Azem Hajdari, është një hap shumë pozitiv fakti që Basha ka futur në Parlament emra të rinj.
Zonja Hajdari emri juaj ngjalli më shumë kuriozitet ndër emrat e rinj që u bënë të ditur ditë pas dite para se të përfundonte lista për zgjedhjet e 25 qershorit. E vutë re ju një gjë të tillë, si e pritet një vëmendje më të shtuar ndaj jush?
Nuk do ta quaja kuriozitet. Në zonën time të kandidimit nuk vura re kuriozitet, por një dëshirë të qytetarëve për t?u përfaqësuar denjësisht nga një deputet ose deputete i/e cili nuk i braktis ata pas zgjedhjeve, por do merret me problemet e tyre dhe do jetë i pranishëm në zonë elektorale gjatë gjithë mandatit. Për sa i përket medias, mendoj se kam qenë një libër i hapur.
Çfarë mendoni se e bindi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha t?ju vendos të tretën në listën e Tiranës, para shumë figurave të tjera të rëndësishme të PD-së?
Unë nuk mund të flas në emër të zotit Basha dhe nuk mund të spekuloj për motivet e tij për të vendosur dikë në listën e PD-së. Për mua nuk kishte rëndësi renditja në listën e Tiranës. Ajo që e bën garën e fortë është konkurrimi i vërtetë dhe i ndershëm. PD-ja ishte e vetmja parti që i dha përmasën më të drejtë dhe të moralshme kësaj fushate dhe vuri para një program të qartë për zhvillimin e ekonomisë dhe demokracisë në vend.
Në disa dalje mediatike jeni shprehur se jeni kthyer në Shqipëri dhe në PD jo vetëm si vazhdimësi e mesazhit politik të babait tuaj, por edhe si kompletim i jetës tuaj, në drejtim të lirisë, të vërtetës dhe së ardhmes. Si do të jetë veprimi juaj politik jo vetëm në PD por në Parlament?
Po është e vërtetë, kam shprehur dëshirën për t?u kthyer në Shqipëri për motivet që citoni. Dëshiroj të vazhdoj trashëgiminë e tim ati. Unë e dua këtë vend njësoj si ai. Prandaj përkushtimi im politik do jetë këtu. Gjendja politike e Shqipërisë ka ndryshuar ndjeshëm që nga vitet 1990, por unë dua t?u përmbahem parimeve që ai shprehte në Parlament.
Principet nuk ndryshojnë, kurse prioritetet po. Unë jam një politikane e lindur në vitin 1987, dhe në vitin 2017 Shqipëria natyrisht ka nevoja të ndryshme, për të cilat do të flas hapur. Shqetësimi im kryesor do të jetë kthimi i llogaridhënies në politikën shqiptare, duke i treguar një elektorati të zhgënjyer që kam ndërmend të punoj për ta.
Ata janë punëdhënësi im. Taksat e tyre do të paguajnë pagën time dhe unë do kem përgjegjësinë ndaj të drejtës së tyre kushtetuese për të dhënë llogari, nëse nuk punoj për nevoja e tyre.
Duke i parë nga jashtë seancat parlamentare çfarë opinioni keni krijuar për atë sallë ku do të jeni edhe ju pas shtatorit? Parlamenti shqiptar nuk është ndër të qetët. Ka gjuhë të ashpër, ofendime, sharje, fyerje personale. Si do e pozicioni veten në një ambient të tillë?
Mendoj se fragmentarizmi politik që ka karakterizuar politikën shqiptare që nga fundi i viteve 1990 ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë gjendje. Çdo palë duhet të përqas një shkëmbim më të butë dhe më pragmatik. Por kjo do të vijë me kalimin e kohës. Edhe nëse unë do gjendëm në raste të tilla nuk kam ndërmend të behëm pjesë e kësaj përqasjeje.
Çdo palë në Parlament i takon të moderojë këto reagime në mënyrë që t?i përngjajmë më shumë një modeli europian. E vërteta është që nëse Parlamenti karakterizohet nga sjellje të tilla, karakteri i tij nuk i shërben askujt, dhe nuk i shërben Shqipërisë.
Ju do të jeni në ulëset opozitare të Parlamentit. E keni menduar veprimin tuaj nisur nga shtatori?
Një deputet i opozitës ka përgjegjësi të mëdha dhe sa më e gjallë veprimtaria opozitare aq më e shëndetshme do jetë demokracia në vend. Janë të shumta rastet në botë kur politikanët opozitarë kanë qenë më të dobishëm se qeveritarët në politikbërje.
Pra, ulësja opozitare merr një rol të rëndësishëm, veçanërisht në situatat kur qeverisja del jashtë kontureve demokratike. Si pjesë e Grupit Parlamentar të PD, angazhimi im politik do të ketë si synim kryesor mbrojtjen e interesave të elektoratit tim, përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe thellimin e drejtave të njeriut.
Mendoni se ishte zgjedhje e drejtë e Bashës largimi i shumë figurave me kontribut të gjatë në PD nga listat e të zgjedhurve?
Sot, sikurse e keni parë, ka figura historike që vazhdojnë të japin kontributin e tyre për shqiptarët, qoftë nën mantelin e deputetit apo të figurës publike. PD nuk është vetëm listë deputetësh, por është një parti e hapur dhe sikurse e ka theksuar vetë z. Lulzim Basha cilido është i ftuar të japë kontributin e tij. Përfshirja e të rinjve është hap pozitive për Shqipërinë, sepse shënon hyrjen e një epoke të re që pasqyron frymën e një sistemi të ri demokratik.
PD aktualisht duket e përçarë dhe grupi i cilësuar anti-Basha ka paralajmëruar se do të vijojë atë që nisi pas 25 qershorit, kontestimin e Bashës si lider. Çfarë mendimi keni për kritikat e ashpra ndaj Bashës dhe e mendoni se edhe ky është një fakt tjetër që e dobëson opozitën, jo vetëm PD-në?
Partia Demokratike sapo doli nga një proces zgjedhor i brendshëm edhe nga ky proces zgjedhor, demokratët konfirmuan zotin Basha si Kryetar të Partisë Demokratike. Është për të ardhur keq që harxhojmë kaq shumë energji duke bërë llogaritjet e brendshme të PD-së, se çfarë do të ndodhë. Unë i shoh këto si përpjekje që heqin vëmendje nga ofrimi i zgjidhjeve për qytetarët shqiptarë.
Ka shumë gjëra të natyrës emergjente për të cilët duhet të debatojmë, që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Pra, ky lloj kurioziteti nuk i shërben askujt, dhe unë nuk dua të merrem me parashikime të tilla, por do të merrem me çështje që interesojnë elektoratit tim, qytetarëve që përfaqësoj të cilët sot kanë probleme që nuk duhet të ekzistojnë në një vend që aspiron të aderohet në BE./Shekulli
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka r...
Policia ka njoftuar ditën e sotme se mbrëmë në darkë është ...
Dielli, hëna dhe Toka do të vihen në vijë të drejtë më 21 gu...
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e ditës së sotme në...
Kryeministri i vendit, Edi Rama tashmë duket se e ka kthyer ...
Një makinë është përmbysur ditën e sotme në rrugën e Elbasan...
Gazetari dhe analisti i njohur Andi Bejtje ka reaguar për si...
Ashtu siç ishte parashikuar edhe disa ditë më parë, kjo e ma...
Këto janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e mar...
Jo të gjitha mamtë e Hollivudit kanë bërë fëmijë në mënyrë n...
Dëshira për ndryshim do ju bëjë që të aspironi diçka tjetër ...
Matthew Hussey i cili zotëron një website të quajtur howtoge...
Pothuajse të gjithë e kemi përjetuar ndjenjën e dashurisë dh...
Çdo njeri ka forma të ndryshme të thonjve. Por, a keni mendu...
1.Princ Carl Philips i Suedisë Vëllai i madh i princeshës M...
Për të bërë disa para më shumë nuk ka një limit punësh të ca...
Mungesa e gjumit na bën të ndihemi të rraskapitur dhe të pa...
Nëse keni qenë ndonjëherë në dashuri, e njihni shumë mirë nd...
Falë dietës së shëndetshme dhe rutinës së fitnesit kjo aktor...
Truri i njeriut është ndoshta organi më misterioz në trupin ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...