Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në 27 vite aktive në politikën shqiptare, Sali Berisha është njeriu i sukseseve të mëdha, por edhe i dështimeve. Politika ka ulje-ngritjet e saj, ka sukseset e saj të padiskutueshme, por ka dhe gabime të regjistruara.
Gabime, të cilat ndryshe nga politikanët e tjerë, Berisha i ka njohur, ka marrë dhe përgjegjësi. Dhe në qoftë se në 2013-ën humbi zgjedhjet, ai dha dorëheqjen dhe u largua duke marrë për vete përgjegjësitë, por në atë moment, ai vendosi të zgjidhte dhe pasaardhësin e tij.
Deri në fund të atij viti, Sali Berisha kishte gjithë të drejtat dhe çdo mirënjohje nga demokratët, pasi në një vend ku e majta është shumicë sistematike, ai mundi, së bashku me të mirat e të këqijat e tij, me gabimet apo sukseset e tij, ta mbante Partinë Demokratike për të paktën 13 vite afërsisht në pushtet.
Sali Berisha në 2013-ën, në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershëm, duke gabuar nga nxitimi, por ndoshta dhe nga besimi, në krye të PD-së atëherë bëri gjithçka që të zgjidhte Lulzim Bashën, njeriun që sot pas 4 vitesh mund ta quajmë dështimin e tij, sepse në dy sfidat elektorale, zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, Lulzim Basha kaloi në rrudhje, Partia Demokratike nga 680 mijë vota në 2013, në 2015 regjistroi rreth 510 mijë dhe në vitin 2017 shkoi në rreth 450 mijë bashkë me aleatët e saj.
A mund të ketë dështim më të madh për një lider politik, se sa kur shikon se trashgimtari që ai ka zgjedhur vetë, me duart e tij, e ka vendosur në krye të partisë, të cilin e mbajti siç thotë populli ?me thonj? për 27 vite, ta rronit, ta mpakë dhe ta rrudhë partinë. Një njeri që vjen nga perëndimi, vjen nga perëndimi, pasi ka bërë një universitet si mijëra e mijëra demokratë, pretendon se është lider me fytyrë evropiane.
Në fakt, vetëm këtë nuk e ka treguar, pasi një lider evropian, në asnjë rast nuk përjashton, përçan dhe çon partinë drejt dështimit. Një lider evropian kur shikon se gjërat nuk i ecin, jep dorëheqjen. Ndërsa Lulzim Basha po kërkon të qëndrojë me dhunë në krye të PD-së, me një proces qesharak zgjedhjesh brenda partisë. Fleta e votimit ka dalë, rastet e falsifikimit dhe manipulimit të listave janë denoncuar, sot pritet që kutitë të mbushen dhe këtë Sali Berisha po e shikon.
Në fakt, ish-lideri i PD-së, në të gjitha takimet që ka pasur me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, ata që kanë shkuar nga afër dhe i kanë kërkuar të reagojë, ka ndarë me ta një të vërtetë të madhe. E vërteta është se ai është i shqetësuar dhe sheh se Partia Demokratike është rrudhur. Atë e tha dhe nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale, ku tha se PD-së i mungonin 200 mijë vota dhe përgjegjësi ishte kryetari dhe jo vetëm. Po patjetër, jo vetëm kryetari, por kryetari dhe stafi i tij, ekipi i tij. Pra, Lulzim Basha nuk është vetëm i paaftë, por është i paaftë dhe në faktin e ndërtimit të një ekipi dhe këtë Berisha e ka parë.
Por, a mund ta pranojë ish-lideri i PD-së që një pioner në politikë, një njeri i paaftë, njeriu më i dështuar në politikën e demokratëve, të jetë ai që do ta çojë deri në fund një shpartallim të mundshëm të Partisë Demokratike?
Dhe faktet flasin vetë. Gjatë qeverisë së Sali Berishës, ky i fundit pati disa kosto, kosto që lidheshin me rrugën Durrës-Kukës, me Gërdecin, me ?21 Janarin?, me ujërat, firmosi një marrëveshje të ujërave me Greqinë, etj.
Po t?i shohësh të gjitha problematikat e qeverisjes nga 2005-2013 në thelb të tyre qëndron Lulzim Basha. Atje ku Sali Berisha ka një skandal, ka qenë Lulzim Basha ministër, ministër i Jashtëm, i Transporteve apo i Brendshëm. Kudo ku qeveria ka pasur krisje dhe probleme, ka qenë Lulzim Basha.
E në qoftë se ka pasur një faturë tjetër për demokratët, ka qenë Bashkia e Tiranës, ku Lulzim Basha shkoi në 2011-ën dhe deri më 2015-ën nuk mundi të vinte një tullë, thjesht dështoi dhe aty, dhe faturë elektorale, sepse të gjithë qytetarët e quajtën Lulzim Bashën të dështuar në krye të bashkisë.
Fatura iu shkoi demokratëve, Partisë Demokratike, të cilën Lulzim Basha e ka marrë nga 2013-a dhe po e drejton në mënyrën më të çoroditur të mundshme, ku qëllimi i vetëm i tij është mbajtja e karriges së kryetarit të PD-së dhe në asnjë rast fitorja e zgjedhjeve, i cili është dhe qëllimi elektoral i çdo force politike.
E nëse ka një dështim që Sali Berisha duhet ta pranojë publikisht, dështimi i tij është përzgjedhja që i ka bërë Lulzim Bashës. Kudo që e ka çuar, Lulzimi ka dështuar, dhe sot aty ku e zgjodhi katër vite më parë, Lulzimi po dështon në një garë false, qesharake dhe të pështirë, që po e neverisin të gjithë demokratët, dhe Lulzim Basha këtë e di, por ai ka zgjedhur që të mbajë fort karrigen e kryetarit të PD-së, atë karrige që Sali Berisha ja dha 4 vite më parë, por ndoshta atëherë ja dha me bindjen se do ta ngrinte PD-në, si djalë i ri iardhur nga perëndimi, do të kishte një tjetër vizion.
Por, këto katër vite ai tregoi se është njeriu më i paaftë që Sali Berisha ka pasur në krah ndonjëherë. Dhe sot këtë po e vulos me një proces të falsifikuar dhe manipulator në zgjedhjet brenda PD, ku pati frikë të kishte rivalë të vërtetë dhe këtë Sali Berisha e ka kuptuar.
Dhe sot jemi një hap larg faktit ku Sali Berisha duhet të pranojë publikisht se dështimi më i madh në jetën e tij politike është Lulzim Basha, jo vetëm me zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike, por me zgjedhjen e tij kudo ku Berisha e çoi.
Sot në darkë, ndoshta do ta urojë për fitoren, por do ta urojë me zemër dhe shpirt të hidhëruar, të hidhëruar nga ajo që ai sheh me sy dhe shpesh ua thotë me gojë miqve dhe të afërmve të tij, se PD është në një proces tepër tepër të vështirë dhe përgjegjës për të nuk është askush tjetër, por produkti i tij, njeriu i dështuar, Lulzim Basha./CityNews
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Kryshec të Pejës,...
Avkati Altin Goxhaj, një ndër zërat më kritikë ndaj kreut të...
Prononcim për mediat i z.Selami, pas votimit sot për kryetar...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka dhë...
Kreu aktual i PD Lulzim Basha ka mbërritur në qendrën e voti...
Një automjet është djegur mëngjesin e ditës së sotme në qyte...
Çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lek...
Dy shtetas të huaj janë arrestuar nga Policia Shqiptare pasi...
Eduard Selami, i cili është në garë për ketyar të Partisë De...
Anëtarët e Partisë Demokratike në mbarë vendin votojnë ditën...
Policia e Shkodrës ka vijuar aksionin kundër kultivimit të l...
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur një ditë më parë një ishull...
Anëtarët e Partisë Demokratike në Shqipëri janë duke votuar ...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka filluar procesi i vo...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 22 kor...
Eduard Selami, i cili është në garë për kreun e Partisë Demo...
Një shtetas sllovak, i cili kishte ardhur në Shqipëri si tur...
Martesa me vajzën që kishte rënë në dashuri me të prej disa ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...