“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një tezë e Mustafa Nanos, e deklaruar disa ditë më parë, sipas të cilës, Vojsava, nëna e Skënderbeut ishte sllave, ka shkaktuar debat publik mes tij dhe avokat Spartak Ngjelës.
Spartak Ngjela në një reagim në rrjetet sociale, e quajti Mustafa Nanon torollak dhe të paguar.
Ndërkohë e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Mustafa Nanos, i cili e ka konsideruar Ngjelën të sëmurë.
Shihni më poshtë reagimet e secilit prej tyre:
Reagimi i Ngjelës:
Historia e brendshme e mendimit antishqiptar ka 130 vjet që përsërit vetveten, që nga viti 1878, domethënë qëkurse shqiptarët dolën ndërkombëtarisht sërish në skenë për të mbrojtur territoret e tyre të rrezikuara, me anë të Lidhjes së Prizrenit.
l.
Lufta më e madhe në këta 130 vjetë, nga vobegtësia mendore e korruptuar shqiptarë, ka qënë e drejtuar gjithmonë kundër Gjergj Kastriotit. Por janë lodhur kot.
Zotërinj: kastrotizmi është doktrinë e ngulitur në ndërgjegjen pan-shqiptare, nuk keni se çfarë t’i bëni.
Janë dy pika që i kundërvihen heroikës dhe historisë europiane dhe kristiane të Shqipërisë: Beogradi dhe Athina. Dhe e gjithë lufta e tyre konsiston në ruajtjen e pushtimeve teritoriale shqiptare që i kanë fituar nga çoroditja historike e vetë Perëndimit me përjashtim të Austo-Hungarisë dhe Gjermanisë.
Natyrisht dëmet kanë qenë të mëdha, por historia ka rrjedhur qartë edhe pse për shqiptarët ka qenë ngaherë në mbijetesë.
Fitorja e parë e madhe ka qenë pavarësia e Shqipërisë.
Fitorja e dytë e madhe ka qenë pavarësia e Kosovës si shtet i dytë i madh në Ballkan.
Fitorja e tretë e madhe ka qenë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.
Kurse fitorja e tretë e madhe do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Të gjitha këto kanë qenë fitore për historinë europiane të shqiptarëve. Por anëtarësimi në BE Sigurisht që do të jetë kurorëzimi përfundimtar dhe shpërblimi për mbijetesën europiane pesëqind vjeçare të shqiptarëve.
Sot e gjithë historia është në favor të albanizimit real të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Procesi i albanizimit të Ballkanit Perlndimor, si refleks i shtetit shqiptar, sot është një proces që mendohet se kap një territor ku jetojnë dymbëdhjetë milonë shqiptarë. Refleksi i parë sigurisht që është Kosova; Refleksi i dytë po spikat të jetë Maqedonia; e kështu me radhë, procesi do shkojë kudo: edhe në Mal të Zi, madje edhe në Greqi: kudo ku jetojnë shqiptarë.
ll.
Po ta shohësh me një vëmendje prej historiani, do të konstatosh se, sa herë që shqiptarët kanë qenë afër këtyre fitoreve të mëdha, Beogradi dhe Athina kanë ndërhyrë kundër – me Moskën së jashtëmi dhe me shqiptarët e blerë brenda Shqipërisë, që të paralizojnë fitoren.
Pavarësinë e Shqipërisë Beogradi donte ta shkatërronte me ane të Esad Toptanit dhe të falangave të tij osmane.
Bombardimet e Jugosllavisë nga USA, ata donin t’i shpëtonin me Sali Berishën dhe Fatos Nanon. Por ato u bënë dhe Kosova e mori pavarësinë.
Anëtarësimit në NATO të Shqipërisë nuk kishin çfarë t’i bënin, se ajo ishte ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Amerikës.
Gjithçka tani është përqëndruar që të ndalohet anëtarësimi në Bashkimin Europian.
lll.
Pikërisht në këtë kohë ka dalë në skenë lufta kundër Gjergj Kastriotit dhe kastriotizmit. Sigurisht që këta injorantë janë të paguar nga islamizmi radikal dhe nga Beogradi.
Gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë të nëndheshme midis islamit radikal dhe Beogradit kundër Shqipërisë, që të mos e lejojnë triumfin e europizmit në Shqipëri.
Më thoni: a ka ndonjë shtet islamik të Lindjes së Mesme që ka njohur Kosovën? Asnjë…
Po e kanë të kotë: sidomos sot. Sot nuk bëjnë dot Asgjë me përjashtim të blerjeve bajate të injorantëve që duan të falsifikojnë historinë e Shqipërisë pa ditur në thelb se çfarë është historia.
E gjitha kjo është një ndërmarrje qesharake e hoxhallarëve injorantë dhe tarallakëve të blerë laikë shqiptarë që i tremb qytetërimi perëndimor.
Shqiptarëve nuk iu bëjnë dot asgjë më: aleanca shqiptaro – amerikane është në fakt epiqendra e zhvillimit aktual perëndimor të Shqipërisë. Kot lodhen, sepse edhe pengimi që po duan t’i bëjnë Reformës në Drejtësi, s’është tjetër veçse kërkesë e Beogradit Moskës dhe Athinës kundër karakterit të thekshëm perëndimor që ka marrë me trend zhvillimi aktual shqiptar.
I gjith korrupsioni sikur të bashkohet, i bashkuar edhe më ligësinë e pushtuesëve të territoreve shqiptarë, nuk e thyejnë dot forcën e aleancës shqiptaro-amerikane për albanizimin e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha dokumentet që shihen të dalin sot në favor të albanizimit, janë në vepër shkencore e inkurajuar nga politika amerikane.
Shqipëria territoriale është në proces zhvillimi integral dhe drejt anëtarësimit të saj të pandalshëm në BE.
Përgjigja e Mustafa Nanos:
Jam pa fjalë. Nuk po kuptoj asgjë. Kjo është një çmenduri që ndodh në Shqipëri, e në vende që qeverisen mbi bazën e sheriatit. Pas kësaj histerie, po pres të më lëshojnë një fatva.Nëse ky nuk është rasti i Skënderbeut, është rasti i shqiptarëve të tjerë të asaj kohe, është rasti i Balshajve që i kanë preferuar ca si shpesh martesat me ?shkjetë?. Duhet të themi që Balshajt janë maskarenjtë më të mëdhenj të historisë sonë? Duhet të themi se ata i kanë hedhur baltë vetes, si ajo balta që unë më i ligu i shqiptarëve, i paskam hedhur Skënderbeut duke e bërë me nënë serbe?
Jam i shokuar që njerëz publikë në vitin 2017, siç e thashë, i zë tartakuti prej fjalës ?sllav?, që lëndohen kur u vihet në diskutim pastërtia e supozuar racore e një personazhi historik. Më janë dukur si të sëmurë mendorë. Për të mos folur pastaj për atë idiotin që nuk e pati për gjë të më bënte islamik të paguar?,-tha Nano për Panoramën.
Kryeminstri Edi Rama ka bërë publik programin për 100 ditët ...
Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili...
Gjatë intervistës së tij në News24, ish ministri i Jashtëm n...
Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, ...
Ish ministri i Jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj ...
Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj ...
Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike, më në krye Ast...
Apple ka patentuar një metodë për përdoruesit e iPhone që të...
Ish-kryeministri i vendit dhe ish-lideri demokrat, Sali Beri...
Tha Mustafai (një gazetar me emër turk) që Vojsava eshtë me ...
Një ngjarje e rëndë, e cila është mbajtur e fshehur, ka ndod...
Një vonesë përreth 1 orë në njësinë nr 5, ka shkaktuar debat...
Një ditë përpara se Lulzim Basha dhe rivali i tij i dyshimtë...
Ditën e sotme janë publikuar pasuritë e ministreve të Edi Ra...
Personazhi në fjalë mban emrin Avni Ago. Është 76 vjeç me or...
Vajza e ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla, u bë “si p...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bë...
Lulzim Basha bashkëbisedoi me demokratët e Tiranës në njësin...
Në kuadër të reformës në Drejtësi, e cila pritet të fillojë ...
Stoku i Facebook është rritur gati 40 për qind që nga fillim...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...