Begaj, në homazhet për efektivin e vrarë/ Familjarët i kërkojnë llogari: Po na vrisni, bëhuni të zotë
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Sot teksa dëgjoja ditirambet që Lulzim Basha i thurte PD-së së drejtuar prej tij në Kavajë, në hapje të fushatës elektorale në PD, më ndodhi një gjë që rallë e kisha provuar në vitet e gjata të këtij profesioni. Papritmas e kapa veten duke fshirë njëri pas tjetërit paragrafet e artikullit që sapo kisha nisur.
Teksa më buçisnin në vesh thirrjet se PD-ja qe e vetmja forcë që kishte rrezistuar, që kishte treguar qëndresë vendosmëri dhe moral, në mënyrë automatike kisha shkruar: po atëherë si firuan 200 mijë votues?
Teksa më shurdhonte zëri që pretendonte se Rama bëri kërdinë me blerje zgjedhësish, isha munduar të argumentoj: Po t?i kur dole nga çadra dhe bëre mërrëveshjen me Ramën, na garantove se asgjë e tillë nuk do të ndodhte?
Teksa më kumbonte nga TV pretendimi se zgjedhjet ishin përcaktuar nga bandat dhe droga, isha përpjekur të ngrej pyetjen: Po pse atëhere nuk pranove paketën McAllister, që të jetpte drejtorët e policisë, por bëre pazar me Ramën duke marrë drejtoritë ku kishte para?
Kisha shkuar edhe më tej. I kisha përmendur liderit të ngrirë të PD-së se kishte bërë teatër kur ishte futur në çadër; Se e kishte përsëritur dyfish këtë one man show edhe kur kishte dalë prej saj; Se gjithkush nga ata që e kishin mbështetur kauzën e protestës për zgjedhjeve të lira, duke pretenduar se me Ramën që ka kapur bandat, oligarkët dhe mediat, ato nuk mund të zhvillohen, pra se të gjithë ata, i thanë njëzëri kur doli nga çadra se po shkonte drejt katastrosës; Se të gjithë ata u habitën që kryeministrin që e kish vizatuar si armik, në fushatë e paraqiste si partner; Se të gjitha ata nuk u besonin veshëve kur e dëgjonin që sulmonte të njëjtët kundërshtarë që sulmonte dhe ai, dhe fliste për tepsinë dhe partitë e vogla po aq sa ai.
Vazhdova edhe me të tjera që në fakt mëtonin të argumentonin se Lulzim Basha ishte fajtori i vetëm i kësaj katastrofe, se ai ishte treguar një populist i rëndomte në çadër dhe një grykës i pangopur pasi e mbylli atë dhe bëri paktin e 18 majit.
Shkova edhe më tej, i kujtova se ai po i mohon rivalëve të vet në PD të gjitha gjërat që i kërkonte Ramës kur protestonte në bulevard. I përmenda se kjo shurdhëri për të mos dëgjuar asnjë kritikë vetëm se do të dërmojë opozitën edhe më keq, madje në mënyrë të pakthyeshme.
Por, në përpjekjen sizifiane për të shtyrë për lart gurin e argumentave që rrëzohej sërish përballë autizmit të Bashës, papritmas mu faneps pyetja: e çka mbetur pa i thënë këtij njeriu?
Ç?mund t?i thuhet më tepër, se ato që ia kanë numëruar kundërshtarët e tij në parti si Topalli, Patozi, Bregu e Imami?
Ç?mund t?i thuhet më tepër (po ta zëmë se të parët janë në konflikt interesi) se ato që e kanë fshikulluar mbështetësit e çadrës si kolegët e mij, Shkullaku, Gjekmarkaj e Lubonja?
Teksa e dëgjoja Bashën të fliste nga Kavaja sikur qe në një garë të vërtetë, teksa si besoja veshëve kur më kumbonin fjalët qëndresë, moral, besim, blerje, banda, fillova t?i fshij paragrafët që kisha shkruar.
Eshtë e kotë që me këtë njeri të merresh seriozisht mendova. Ai të fyen inteligjencën po të përballesh me argumenta. Ai të ofendon logjikën po t?i kërkosh koherencë dhe parime.
Ai sillet si një aktor që nuk skuqet për atë që ka bërë, që nuk zverdhet për atë që ka thënë, që bën sikur nuk është ai kur i kujton të shkuarën e afërt.
Sepse Basha tashmë ka një model. Një model që ngadhënjeu. Ai tani e di se një garë politike mund të fitohet dhe vetëm me slloganin: ?Timonin e dua për vete?. Prandaj ai po bën me PD-në, atë që Rama bëri me Shqipërinë. Prandaj ai deklaron ?unë ngrihem, por nuk iki?. Prandaj ai jep argumente qesharakë kur flet për gafat e të shkuarës dhe duket fëmijënor kur imagjinon fitoret e së ardhmes. Ai nuk do të flasë as për bilanc, as për premtime të hedhura në erë dhe as për Bashën e çadrës. Ai tani po sillet si një tjetër ndaj nuk është aq e lehtë t?a marësh seriozisht. (Lapsi.al)
Ai është një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë. Ai po s...
Megjithë bindjet e fuqishme të POTUS-it, se ndryshimi i klim...
Kurrë në historinë e rre jshme e trazovaçe të luralizmit shq...
Djali i ish-pronarit të kompanisë Vefa, Artan Alimuçaj, ësht...
Nëse po bëni pushimet në plazh ose në pishinë dhe keni nevoj...
Gjykata e Apelit Tirane shpalli sot te pafajshem ish-Drejtor...
Keni gjetur stilin e duhur të syzeve por nuk dini si t’i për...
Banorët në fshatin Breg Lumë të Kukësit ndihen të rrezikuar ...
Administrata publike shumë shpejt do të përfshihet nga një r...
Mesatarisht, themeluesi i Microsoft, Bill Gates lexon rreth ...
Një pushues shkodran ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojë...
Zv.kryeministrja teknike, Ledina Mandija, tregon për herë të...
Të shkurtër apo të gjatë, të drejtë apo kaçurrela, me ardhje...
Policia e Vatikanit bastis festën me drogë dhe orgji në apar...
Kur njihni një person duhet vetëm 7 sekonda për të kuptuar n...
Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e një 48-vjeça...
Dhimbja e këmbëve mund të shkaktojnë flluska, kokrra ose lyt...
Takimi mes kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe ambasadorit...
Demokratët dolën me një rezultat katastrofik nga zgjedhjet e...
Pak minuta më parë u përhap me shpejtësi lajmi se kryeminist...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...