Horoskopi ditor, 31 Maj 2017
Do jeni tej mase kritike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dit...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg një punonjëse të Policisë kufitare të Rinasit. E pandehura Migena Qirkollari është deklaruar e fajshme për akuzën e ?shpërdorimit të detyrës?, teksa kryente funksionin e kontrollores në pikën dalëse nga Republika e Shqipërisë, shkruan ?Panorama?.
ekstradimi1
Sipas Gjykatës së Tiranës, në disa raste gjatë vitit 2015 ajo ka favorizuar persona të ndryshëm, të cilët i ka lejuar të kalojnë kufirin me pasaporta të skaduara, apo ka lejuar kalimin e personave që e kishin të ndaluar daljen në zonën ?Shengen?.
Po sipas gjykatës, e pandehura ka komunikuar në telefon me persona, të cilët i udhëzonte për oraret apo pikat e kontrollit ku duhet të drejtoheshin në aeroport. Procedimi penal ndaj saj ka nisur pas një kallëzimi të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Qirkollari u gjykua e veçuar nga tre ish-kolegë të saj, të procedura penalisht për të njëjtën akuzë.
Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, i siguruar nga ?Panorama?, zbardhen disa nga përgjimet e komunikimeve telefonike, përgjime të përdorura si provë nga Prokuroria për provimin e fajësisë së të pandehurës.
Gjatë gjykimit e pandehura ka kërkuar pafajësi, me pretendimin se akuza nuk provohej dhe se kemi të bëjmë vetëm me shkelje disiplinore nga ana e saj.
PERGJIMET
Një nga bisedat e përgjuara është ajo mes të pandehurës dhe një personi në Itali, bashkëshortja e të cilit ishte në zonën e kontrollit në Aeroportin e Rinasit.
??Atëherë zotëri, nusja juaj ka konsumuar afatet e qëndrimit ne zonën Shengen. I takon të udhëtojë mbas datës 6 shtator, d.m.th. duhet të bëjë 90 ditë këtu, pastaj të udhëtojë, ndryshe nuk udhë- ton dot?.
Ndër të tjera, kontrollore Migena thotë ??Babai e sjell deri këtu e ikën pa kaluar vajza, pa biletë kthimi, pa ftesë, pa lekë në xhep? që të kalosh kufirin ka disa rregulla, duhet të bësh ftesë me vulë komune, duhet të ketë lekë me vete, duhet të ketë tre muaj që rri në Shqipëri. 90 ditë, se ka konsumuar afatet, më kuptove??.
Ndër të tjera, Migena i sqaron se duhet të këtë ose vizë, ose leje qëndrimi, por në rastin konkret ikën si turiste dhe duhet të ketë dokumentacionin e përmendur prej saj.
Kur bashkëbiseduesi e pyet se si i bëhet për ta nisur, ajo i përgjigjet: ?Problemi është që për të ndihmuar e ndihmojmë, por i bie që unë të sakrifikoj goxha mor ti çun, çfarë të të them unë? E ndihmoj, sakrifikoj goxha. Ku di gjë unë, ça të të them unë tashi?.
Nga bashkëbisedimi i mëtejshëm kuptohet qartë se Migena e zgjat bisedën me shtetasin dhe vazhdon duke i bërë presion dhe i thotë: ?ajo është për t?u kthyer, tani unë do komunikoj me shefin dhe të vijë babai se është dhe e vogël, nuk di çfarë t?i bëj unë, dakord??.
Duke iu referuar dhe një bisede të mëvonshme me babain e gruas që do kalonte kufirin, gjykata shprehet se ?e pandehura ushtronte presion të hapur ndaj prindërve të shtetases? me qëllim përfitimin, pasi nuk ka arsyetim tjetër të logjikshëm sjellja e prindit të saj në orën 17:05 min në Komisariatin e Policisë Rinas, duke i gënjyer se vajza është e bllokuar aty dhe nuk lejohet të udhëtojë kur vajza e tyre është lejuar të udhëtojë në orën 15:50 min?.
?HAJDE TEK KABINA 4?
Në një tjetër episod, e pandehura është telefonuar nga numri celular 06?882, i cili i thotë se ka një shokun e vet për të ikur në Barcelonë dhe është në merak për të kaluar në Rinas.
?Migena e orienton drejt kabinës nr. 04, në të cilën ajo ndodhet në shërbim në dalje të Republikës së Shqipërisë. Në orën 17:18 Migena telefonohet përsëri nga i njëjti person, i cili i thotë se është përballë saj dhe ajo e orienton përsëri të drejtohet për tek kabina. ?Ok, hajde, tek katra jam unë, hajde’?, citonte gjykata.
PASAPORTË E SKADUAR
Në një nga episodet e pretenduara nga Prokuroria, e pandehura është telefonuar nga një person, i cili i jep porosi për dy persona të tjerë, të cilëve u kanë skaduar pasaportat biometrike.
?Edhe pse janë në dijeni të ligjit të ri që ka për to, duke i dhënë dhe emrat me SMS ajo i kthen përgjigje, ?Ju ka skaduar të dyve? mbasi bën verifikimet përkatëse në sistemin TIMS. Personi përsëri i çon SMS, duke e pyetur ?Po ato e kanë biletën për të ikur këtë të premte? Nuk ikin dot me permeso sogiorno?’?.
Ajo i sqaron se ?permesso? nuk është dokument udhëtimi, por u thotë se do komunikojnë përsëri. Nga të dhënat e sistemit TIMS ka rezultuar se të dy personat janë lejuar të kalojnë në pikëkalimin kufitar. Në një tjetër episod, sipas gjykatës, është lejuar udhëtimi i një shtetasi nga Rinasi drejt Turqisë në shtator 2015, në një kohë që pasaporta e tij kishte skaduar në qershor të atij viti. Po ashtu, gjykata përmend dhe rastin e një personi, i cili ka qenë që donte të udhëtonte jashtë Shqipërisë, por ka pasur problem pasi ka qenë i kthyer në kategorinë deportiv dhe i kishin vendosur ekspuls (ndalim hyrjeje). ?Pasi e verifikoi në sistem dhe e pa që nuk udhëtonte dot dhe më pas i vendosi dy vula në pasaportë me data të ndryshme (pa regjistrim në sistemin TIMS) sikur kishte bërë hyrje-dalje?, thuhej në vendim.
LEJUAN TE DEPORTUARIN
Më 16 shtator 2015 e pandehura dhe një koleg i saj kanë lejuar të udhëtojë drejt shtetit turk një person, i cili rezultonte të ishte kthyer më parë në kategorinë deportiv nga Zvicra me motivacionin ?Ky shtetas është deportuar nga policia zvicerane liruar nga burgu për prishje të rendit dhe qetë- sisë publike?.
Në datë ***, ky shtetas është kthyer në kategorinë deportiv nga me motivacionin ?alert në SIS, nuk i lejohet hyrja në vendet e zonës Shengen ?H?. ?Normalisht këtij shtetasi nuk duhej t?i lejohej udhëtimi, pasi për vetë faktin që ka qenë një shtetas i kthyer në kategorinë deportiv dhe i liruar nga burgu për një vepër penale përbën rrezik për vendet e Bashkimit Europian dhe kjo është ditur nga punonjësit e policisë, të cilët, edhe pse e kanë ditur që ky shtetas nuk justifikonte qëllimin dhe rrethanat e udhëtimit, e kanë lejuar atë të udhëtojë?, thuhej në vendim.
ARSYETIMI I GJYKATES
Në analizë të provave të paraqitura në gjykim, trupi gjykues vlerësonte se veprimet e të pandehurës Migena Qirkollari në shpërdorim të detyrës kanë sjellë për pasojë shmangien e kontrollit kufitar, respektimin e legjislacionit për kontrollin kufitar në mënyrë preferenciale për individë të caktuar, favorizimin e emigracionit të jashtëligjshëm, cenimin e imazhit të shtetit shqiptar në drejtim të respektimit të marrëveshjes për liberalizimin e vizave dhe uljen e kredibilitetit të vendit në raport me vendet anëtare të BE-së. Sipas Gjykatës, vepra penale është kryer me dashje direkte me qëllim përfitimi./panorama
Do jeni tej mase kritike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dit...
Do jeni tej mase kritike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dit...
Presioni i madh i ujit mund të sjellë edhe shkatërrimin e rr...
Kandidatja më e re për deputete në listën e Partisë Demokrat...
Lëvizja Socialiste për Integrim tenton të jetë forcë e parë ...
Kryeministri Edi Rama iu bëri sot thirrje grave dhe vajzave ...
Lulzim Basha dhe ekipi i tij çelin fushatën në Gjirokastër. ...
Bordi i Monitorimit të Medias, vjen me këtë raport për datën...
Moderatori Blendi Fevziu i ka kushtuar një puntat të emision...
Partitë politike kanë nisur fushatën elektorale për zgjedhje...
Gazetarja Eni Vasili i ka pyetur të ftuarit e saj në studio,...
E ftuar në studion e “Top Story”, Monika Kryemadhi ka tregua...
Arjan Çani teksa po komentonte në studion e Eni Vasilit rret...
Në debatin në “Studio e Hapur”, Ilir Kulla ka thënë se i ka ...
Ilir Kulla gjatë fjalës së tij te “Studio e Hapur”, te Eni V...
“Fiks Fare” solli këtë të martë skandalin e radhës, atë të n...
Në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në News 24, gaz...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thenë sot se shpenzime...
Ilir Kulla në studion e Eni Vasilit ka ndërprerë në mes Arja...
Ilir Kulla i ftuar mbrëmjen e sotme në Neës24, te Eni Vasili...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...