Akuzat e rënda/Bujar Nishani padit në Prokurori Visar Zhitin
Presidenti Bujar Nishani ka paditur në Prokurori, Visar Zhit...
SKENARET: Nga mbrojtja ushtarake tek lufta kundër terrorizmit, duke kaluar nga tregtia dhe zhvillimi: ja çfarë rrezikohet në përballjen e re transatlantike. Dhe interesat e mesdhetarëve janë të ndryshme nga ato të gjermanëve.
Angela Merkel ka reaguar ashpër ndaj sabotimit të G7 prej Donald Trumpit: ?Evropa tani duhet të marrë përgjegjësinë e fatit të vet?. Domethënë, të përgatitet për të përballuar sfidat globale e vetme, duke parë që ky president amerikan konfirmon tërheqjen e tij nacionaliste. Eshtë një slogan prej fushate elektorale, apo një qëllim realist? Cilat janë çështjet kryesore për të cilat Evropa duhet të emancipohet, nga udhëheqja amerikane? Amerika mbetet thelbësore, plotësimi i boshllëkut që lë udhëheqja e saj. është një sfidë shumë e vështirë.
MBROJTJA
Ka qenë një kohë, menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit, kur u hodh teoria e një të ardhmeje për Evropën, si ?superfuqi barngrënës?. Domethënë, në gjendje të ushtronte hegjemoninë e vërtetë, vetëm përmes fuqisë së butë: pasuri ekonomike, modeli i të drejtave dhe përfshirje sociale, trashëgimi kulturore. Shumë shpejt erdhën luftërat ballkanike për të thyer atë interval paqeje; më së fundi, revanshizmi rus në Ukrainë, sinjalet agresive të Moskës në Balltik. Evropa Perëndimore që nga viti 1945 ka jetuar gjithmonë nën mbrojtjen ushtarake të SHBA-së, e shtrirë më pas tek ish-satelitët e Paktit të Varshavës. Një mbrojtje autonome evropiane do të kushtonte shumë, takspaguesit italianë, francezë apo gjermanë, nuk janë të gatshëm që të paguajnë faturën.
ENERGJIA
Pasojat nga udhëheqja ushtarake amerikane shtrihen tek furnizimi me energji. Aleanca midis SHBA dhe Arabisë Saudite, roli i Flotës së pestë dhe të gjashtë në Mesdhe dhe Gjirin Persik, garantojnë sigurinë e rrugëve detare. Amerika në teori mund të bëjë pato: i afrohet vetë-mjaftueshmërisë energjetike, dhe ajo që ka rëndësi për të, është që të blejë nga fqinjët si Kanadaja dhe Meksika. Evropa, e cila (me përjashtim të pjesshëm të Francës së ?bërthamorizuar?) varet nga Rusia, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, është e ndjeshme ndaj goditjeve politike apo shantazheve.
RRITJA EKONOMIKE DHE PUNESIMI
Hendeku mes të veriut dhe jugut të Europës u përkeqësua, kur kriza ekonomike e 2008 ka kryqëzuar ngurtësitë e euros. Gjermania ka imponuar një plan kursimi që është ndër shkaqet e stanjacionit në Itali, Greqi, Spanjë. Asgjë nuk lë të mendohet se Merkeli do e braktisë ortodoksinë. Vendet e Mesdheut shpesh kanë gjetur një mbështetje në Amerikë, e cila është më në favor të politikave që nxisin rritjen. Dhe jo vetëm në kohën e Obamës. Në mënyrë paradoksale, në qoftë se Trumpi do të ishte në gjendje që të niste planin e tij madhor të investimeve në infrastrukturë, rritja ekonomike e SHBA do të ishte e dobishme edhe për BE-në.
TREGTIA GLOBALE
Gjermania ka një sufiçit tregtar me pjesën tjetër të botës dhe mban fort edhe konkurrencën me Kinën. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Francën dhe Italinë. Në një fazë refluksi të globalizmit, ekonomitë më të dobëta në BE do të joshen për të ndjekur të paktën pjesërisht, parullën e Trumpit, për ?reciprocitet? dhe ?tregti të drejtë?, ndërsa Gjermania ka interes të kundërt.
IMIGRIMI
Sot Italia është në ballë të mbajtjes së barrës të eksodit të refugjatëve, dhe ndihet e braktisur nga fqinjët e saj. Por dy vjet më parë, ai fat i takoi Gjermanisë, para se marrëveshja me Turqinë të mbyllte rrugën ballkanike. Në një çështje vendimtare si flukset e migratntëve, duket se Evropa nuk është e gatshme, kompakte dhe e bashkuar, për të ?marrë përgjegjësinë e fatit të vet?.
TERRORIZMI
Sulmet më të fundit kanë vënë në shënjestër Parisin dhe Brukselin, Nisën dhe Berlinin, deri në Mançester. Pothuajse çdo herë është ndjerë mungesa e koordinimit midis forcave të policisë dhe shërbimeve të inteligjencës të vendeve të BE-së. Amerika ka pak të bëjë. Tërhiqet apo jo udhëheqja e saj nga ana tjetër e Atlantikut, paaftësia e shteteve-kombe të kontinentit të vjetër për të bashkëpunuar në anti-terrorizëm nxjerr në pah mosbesimin reciprok, miopinë, si dhe ndërlikimet burokratike.
BREXIT
Të ngasësh një makinë dhe në të njëjtën kohë t?i dërgosh mesazhe me tekst ish-gruas, për t?u grindur mbi ushqimin? Kjo është një recetë për t?u përplasur. Negociatat mbi Brexit do të thithin shumë vëmendjen e diplomacisë dhe teknostrukturës evropiane. Nuk ka gjasa që në mënyrë paralele, ?ajo që mbetet në BE?, të jetë në gjendje të zhvillojë një projekt të fortë, për të mbushur boshllëkun që lë udhëheqja e Amerikës. Për më tepër që, tashmë ka shumë grindje mes të tjerëve, mbi çmimin që i duhet ngarkuar Londrës.
TEORIA E SHOCK-UT TE JASHTEM
Eshtë në modë ideja se vetëm kërcënimi Trump, tronditja e një Amerike izolacioniste dhe antagoniste, me kalimin e kohës mund të kompaktësojë më në fund europianët. Por nëse nuk ia dolën tronditje të tjera të jashtme, si kriza ekonomike e 2008, terrorizmi, Ukraina, ardhja e refugjatëve, shtë vështirë të këmbëngulësh se ?këtë herë gjërat janë ndryshe?. / La Repubblica ? Në shqip nga bota.al
Presidenti Bujar Nishani ka paditur në Prokurori, Visar Zhit...
Partia Demokratike ka paraqitur listën e kandidatëve të saj ...
Kolegji Zgjedhor ka hedhur sot shortin për shqyrtimin e padi...
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet së ironizuari Lulzim Bashën...
Majlinda Bregu ka dalë në fushatë kundër mashtrimeve të qeve...
Partitë politike kanë nisur fushatën elektorale në kuadër të...
Ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj ka zbritur vetë n...
Fotinia preket kur është duke folur me Danjelin, Olsin dhe F...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin...
Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë...
Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga detyra drejtoreshë...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Bash...
Një 20- vjeçar i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme, dhe d...
Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapën fushatën në Qarkun e Bera...
Zgjedhjet e vitit 2013 në qarkun Lezhë nuk kanë mbaruar ende...
Një 20 vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e stome në Mat.Mës...
Komisioni i Vettingut u mblodh ditën e sotme për të zhvillua...
Vitin që vjen do të nisë ndërtimi i kullave shumëkatëshe që ...
Gjykata e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive dy parcela...
Nga Ben Andoni Të gjitha shigjetat e kritikave dhe mëtimeve...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...