web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti i djeshëm/ Emergjencat Civile: Dëmet që u regjistruan në Mat

25 Maj 2017, 10:35, Aktualitet CNA

Një ditë pas tërmetit të djeshëm, emergjencat civile kanë dhënë raportin zyrtar në lidhje me dëmet e shkaktuara.

Nga informacioni paraprak mësohet se dëme janë regjistruar në Mat, aty ku ishte edhe epiqendra e tërmetit, i cili u ndje në Tiranë, Durrës, Krujë.

Dëmet e regjistruara në Mat janë dëmtime të lehta në 4 shkolla si dhe qendra shëndetësore në Zerqan ka pasur çarje të mureve. Gjithashtu mësohet se është dëmtuar krejtësisht banesa e H.A, duke u bërë e pabanueshme./CityNews





Lajmet e fundit nga