Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish-kryeministri i Greqisë, Lucas Papademos, mbeti i plagosur pasditen e sotme në një atentat me pako bombë, që iu bë në makinën e tij, ku u lëndua dhe shoferi i tij.
Po kush është Papademos, ekonomisti që udhëhoqi Greqinë jashtë krizës së vështirë financiare në vitet 2011-2012.
Papademos ishte kryeministër i qeverisë teknike në 2011-2012, ose qeverisë së unitetit kombëtar ndërsa mbahet mend për shtrëngimin e masave financiare me qëllim marrjen e këstit të radhës nga FMN. Ai ka qenë gjithashtu zëvendëspresident i BQE.
Pas negociatave të gjata, kryeministri që po largohej, George Papandreu dhe udhëheqësi i opozitës së Demokracisë së Re, Antonis Samaras, arritën një marrëveshje për emrin e shefit të ri të qeverisë, i cili duhet të bindte Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar të jepnin 8 miliardë euro ndihmë të nevojshme për vendin brenda 15 dhjetorit, për të paguar faturat dhe për të shmangur falimentimin në minutën e fundit.
Me një përvojë mjaft solide si një profesor universiteti, por edhe në financë ndërkombëtare, Lucas Papademos, atëherë 64 vjeç, ish zëvendës-president i Bankës Qendrore Europiane (BQE), është një personalitet mjaft i shquar dhe i respektuar në Greqi e jashtë saj.
I lindur në Athinë në vitin 1947, pasi u diplomua në kryeqytetin grek, Papademos studioi në SHBA, ku u diplomua në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT), më parë në Fizikë e më pas mori doktoraturën në Inxhinieri Elektronike në vitin 1972 dhe një në ekonomi në vitin 1978. Ndërsa studionte, ka punuar si kërkues në MIT. Karriera e tij akademike fillon pranë Departamentit të Ekonomisë në universitetin e Kolumbisë në Nju Jork, ku gjatë periudhës 1975-1984, shërbeu si asistent dhe më pas si profesor.
Në vitin 1980, hyri si ekspert ekonomie në Bankën Federale të Rezervave të Bostonit. Në vitin 1985, u kthye në Greqi për t?u bërë këshillues ekonomik i Bankës së Greqisë, një pozitë që e ushtroi deri në vitin 1993. Në të njëjtin vit, u emërua zëvendës-guvernator dhe në vitin 1994 guvernator i Bankës së Greqisë, pozitë që e mbajti deri në vitin 2002. Në këtë pozicion, Papademos ka pasur një rol kyç në procesin e integrimit së Greqisë në zonën e euros.
Më vonë ai u bë zëvendëspresident i Bankës Qendrore Europiane, pozitë që e mbajti deri në muajt e parë të vitit 2010. Nga viti 1998 Papademos është docent ekonomie pranë universitetit të Athinës dhe nga viti 2006 është anëtar i plotë i Akademisë së Athinës.
Ai ka qenë anëtar i Këshillit të Institutit Monetar Europian (1994-1998), president i nën-komitetit për Komitetin e Politikës Monetare në Komisionin e guvernatorëve të Bankave Qendrore të Komunitetit europian (1993-1995). Në periudhën 1989-1990, ishte në mesin e grupit të ekspertëve të udhëhequr nga profesor Angelos Angelopullos, themeluar nga kryeministri i asaj kohe, Senofonte Zolotas, për të kryer një studim mbi procesin e stabilizimit dhe rritjes së ekonomisë greke.
Ai ka qenë gjithashtu këshilltar i grupit Schneider Electric për vlerësimin e programit për kërkime ekonomike të Komunitetit europian. Në vitet 80, ai ishte pjesë e Këshillit të Qendrës për planifikim e kërkime ekonomike dhe te Komitetit Padoa-Schioppa, i themeluar nga presidenti i Komisionit europian të asaj kohe, Jacques Delors. Ka dhe shumë botime të publikuara nga Papademos, vetëm ose në bashkëpunim me ekspertë të tjerë me famë ndërkombëtare, mbi të gjitha mbi politikën monetare, mbi sistemin monetar europian, raportet bankë-kredi dhe sistemet financiare.
Papademos mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati sot në qendër të Athinës. Mësohet se shpërthimi në makinën e tij erdhi pas një letre bombë, të cilën Papademos e ka hapur brenda makinës. Letrat bombë janë një dukur shumë e njohur kohët e fundit në Greqi.
Më 20 mars, 8 pako me bomba u zbuluan në një zyre postare në Athinë. Mediat ndërkombëtare raportuan atëherë se objektiv ishin disa zyrtarë të BE, që punojnë në sektorin e biznesit dhe financave.
Është zbardhur udhëzimi i plotë për asgjësimin e kanabisit t...
Rama fton gazetarët. Ne binanë e qeverisë. Viti i Ri 2015. S...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zgur...
Lulzim Bashës i kanë mbetur shumë pak orë për provimin e fun...
Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi në makinën e ish...
Teksa zgjedhjet e 25 qershorit po afrohen, kanë nisur “ethet...
Kryeministri Edi Rama ka qenë shumë kritik ndaj Donald Trump...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në Gre...
Ambasada Amerikane ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë a...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka marrë pjesë në Saimitin ...
Ish- kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se Partia Social...
Kreu i PDS, Paskal Milo, ka komentuar mundësinë e një marrëv...
I nisi Fiorentina ngacmimet me Elsamedin dhe më pas banorët ...
Ju dhatë më të mirën tuaj gjatë intervistës së punës, por në...
Tashmë kanë kaluar disa ditë që nga momenti kur Aurela Hoxha...
Partia LIBRA e Ben Blushi do të hapë zyrtarisht fushatën ele...
Pak arithmetikë e klasës së dytë fillore! Edhe për vetingun ...
Partia Demokratike nis zyrtarisht fushatën elektorale për zg...
Një denoncim i fortë ka ardhur sot nga Partia Demokratike pë...
Përfaqësuesja e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogheri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...