web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediu flet pas takimit me Berishën/ Arsyetim shumë i fortë nëse do të ndryshohet data 16 korrik

18 Maj 2017, 12:46, Aktualitet CNA

Në përfundim të takimit me ish- kryeministrin Berisha, kreu i PR Fatmir Mediu është shprehur se zgjedhjet duhet të mbahen në datën 16 korrik, sipas paketës McAllister+.

I pyetur për mundësinë që zgjedhjet e ardhshme paralementare do mbahen në 25 qershor, Mediu u shpreh se nuk ka dijeni për një diskutim të tillë po ai tha se duhet një arsyetim shumë i fortë për ndryshimin e datës 16 korrik e cila është nënshkruar në marrëveshjen e McAllister+.

?E kam theksuar dhe e theksoj cdo marrveshje ka vlerë, kur ajo u shëben qytetarëve shqiptarë. Nuk kam ide se cila do të jetë data, ne kemi lënë të jetë data 16 korrik, duhet të ketë një arsyetim logjik nëse do të zhvillohet në tjetër datë?, u shpreh Mediu./CityNews





Lajmet e fundit nga