Helmimet e studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Muçollari: Pasojë e një qeverisjeje që ka humbur prioritetet
Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari ka reaguar n...
Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari ka reaguar n...
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre ish-zyrtarë të komunës Shalë, të akuzuar për ?Shpërdorim detyre në bashkëpunim”, pasi kanë shpërndarë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit në kundërshtim me ligjin.
Ish-kryetari i Komunës Shalë (Theth), Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi kanë falsifikuar dokumente zyrtare, në bazë të të cilëve persona të ndryshëm janë bërë pronar të pronave në zonën turistike, pa pasur asnjë të drejtë ligjore për përfitim të pronësisë.
Pak javë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për këtë pronë, me sipërfaqe rreth 41.500 m2 tokë.
Në bazë të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Shkodrës, lidhur me veprimtarinë e ish-drejtuesve të Hipotekës së qytetit, kanë rezultuar të dhëna të tjera, mbi veprime të dyshuara si të paligjshme të kryera nga ana e ish-zyrtarëve të Komunës Shalë (Theth).
Në vitin 2008, ish-kryetari i Komunës Shalë, Dedë Tonaj, ka udhëruar nëpunësin e komunës, shtetasin Tomë Shyti, me detyrë inspektori i taksave pranë komunës, dhe kryeplakun Gjovalin Lokthin, të plotësojnë formularë të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) për banorët e fshatit Theth, në një kohë që nuk është ngritur komision për ndarjen e tokës në fshat, ku këta te kenë qenë anëtare dhe nuk është ndjekur asnjë procedurë ligjore për ndarjen e tokës për banorët e fshatit Theth.
AMTP janë plotësuar nga shtetasi Tomë Shyti, i cili në rubrikën ?Për komisionin e tokë në fshat……Kryetari? ka vënë emrin e tij dhe ka nënshkruar në këtë cilësi pa e patur atë. AMTP janë vulosur nga kryetari i Komunës Shalë, Tomë Shyti, dhe nga kryeplaku në atë periudhë kohe shtetasi Gjovalin Lokthi, duke i dhënë këtyre akteve vlerën e dokumentave zyrtarë.
Nga te dhënat e pasqyruara në AMTP-të, si dhe nga te dhënat e tjera hetimore, përvec faktit se AMTP janë lëshuar nga autoriteti jo kompetent ligjor, krahas te tjerave, rezulton se me to u është dhënë pronësia për tokat ne fshatin Theth edhe personave/familjeve që nuk janë banorë të këtij fshati, ose që janë banore në fshatra të tjerë te Shkodrës, ose në qyetete te tjera apo fshatra të tyre (rreth 67 te tilla) dhe personave, të cilët kanë lindur shumë vite, pas dt.01.08.1991, që janë te dtl.1995, 2000….2007 (në bazë të ligjit 7501/1991 përfitonin tokë anëtarët e familjeve bujqësore në vitin 1991).
Ish-kryetari i Komunës Dedë Tonaj, në bashkëpunim me shtetasin Tomë Shyti, me detyrë inspektori i taksave pranë komunës dhe kryeplakun Gjovalin Lokthin, ndër të tjera, ka lëshuar AMTP në kundërshtim me kriteret e përfitimit te tokës edhe në favor të fëmijëve të tij, shtetasve A. Tonaj (dtl. 1998) dhe A Tonaj (dtl. 2001).
Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se, në bazë të këtyre akteve joligjore, janë regjistruar në Hipotekën e Shkodrës pronat në një sipërfaqe totale prej rreth 41.500 m2 në zonën e Thethit, ndërsa pjesa tjetër e pronave janë në proces regjistrimi.
Për këtë arsye, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar sekuestrimin e pronave të regjistruara në Hipotekë në emër të 5 shtetasve të ndryshëm, me qëllim që të shmanget tjetërsimi i mëtejshëm i tyre.
Ndërsa për tokat e përfituara në mënyrë të paligjshme, por që vijojnë të jenë në proces regjistrimi në Hipotekë, Prokuroria e Shkodrës njofton Avokaturën e Shtetit, për të vijuar procedurat e mëtejshme për të rikthyer në ligjshmëri procesin e ndarjes së tokave në ish-komunën Shalë (Theth).
Pak ditë më parë, Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim edhe dy ish-zyrtarë të Hipotekës Shkodër, për një tjetër rast të regjistrimit të rreth 23.500 m2 tokë në kundërshtim me ligjin, në fshatin Baks-Rrjoll, në zonën turistike të Velipojës. Edhe në atë hetim, prona për të cilën dyshohet se është përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuar, është nën sekuestro preventive me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës./CityNews
Grupi Balfin është një ndër grupet private investuese më të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fotografi të ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka publikuar një video, ku trego...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka komentuar sërish krizën poli...
Protesta e opozitës më 13 maj në Tiranë kaloi pa asnjë incid...
Një sasi e madhe droge është zbuluar në ujërat e bregdetit t...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas ofertës së fundit nga zy...
Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokrati...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, ka shpërthyer ...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 16 Maj...
Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e kod...
Analisti Lorenc Vangjeli ka folur në lidhje me krizën politi...
ZGJEDHJET, NJË TEST I RËNDËSISHËM PËR DEKRIMINALIZIMINVota t...
Dita e sotme do jete ashtu si ju e keni menduar prej kohesh....
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i është bashkuar çadrës së PD...
Gazetari Armand Shkullaku është shprehur nëse do të isha në ...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i është përgjigjur pyetjes nëse...
A ka një shans të fundit për një marrëveshje të re dhe a ësh...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka zbardhur disa detaje nga tak...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...