web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama rrëzoi gjithë paketën McAllister/Kush e mbështeti deri dje

16 Maj 2017, 20:27, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar arritjen e marrëveshjes me opozitën, për t?i dhënë fund krizës politike. Rama nuk ka pranuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve, e cila parashikohej në paketën McAllister.

Duke folur në emisionin ?Studio e Hapur?, analisti Robert Rakipllari tha se refuzimi i shtyrjes së datës së zgjedhjeve do të thotë që Rama ka refuzuar gjithë paketën McAllister.

Sipas tij, kryeministri deri dje kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve.

?Refuzimi i shtyrjes së datës së zgjedhjeve do të thotë që është refuzuar e gjithë paketa. Kryeministri deri tani kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve, kjo është e qartë. Deri dje, Rama ka qenë i mbështetur ndërkombëtarisht. Në këtë pikëpamje, kryeministri ka qenë i fortë në negociata. Dy çështjet kryesore që duhet të marrin zgjidhje janë krimi dhe droga?, tha Rakipllari./CityNews





Lajmet e fundit nga