Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Përqindja e atyre që nuk marrin faturë për blerjet e cigareve, ushqimeve, produkteve higjenike, veshjeve, është shumë më e lartë se në dy vende të tjera të rajonit, Maqedoni dhe Kosovë?
Më shumë se gjysma e konsumatorëve shqiptarë nuk marrin faturë kur blejnë cigare, veshje, produkte kozmetike dhe më pak te ushqimet. Përqindja e atyre që nuk marrin faturë është shumë më e lartë se në dy vende të tjera të rajonit, Maqedoni dhe Kosovë.
Një sondazh i organizuar në vitin 2016, në kuadrin e studimit ?Parajsa e Fshehur ? Ekonomia e fshehur dhe Shmangia e taksave në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë?, realizuar nga IDM Albania për Shqipërinë, CPRM në Maqedoni dhe 4D në Kosovë gjeti se ka diferenca të mëdha mes tre shteteve kur vjen puna te dhënia e kuponit tatimor për blerjen e produkteve bazë. Në veçanti, moslëshimi i kuponit tatimor mbizotëron në Shqipëri, disi më pak në Kosovë dhe është më i ulët në Maqedoni. Në mënyrë të dukshme, produktet e kozmetikës/higjenës, alkool/cigare dhe veshje/këpucë janë më të mundshme që të shiten pa u taksuar, ndërsa ushqimet janë më të mundshmet të taksohen, veçanërisht në Maqedoni dhe Kosovë.
Për Shqipërinë, të dhënat e sondazhit, me një kampion populate prej 1000 individë, treguan se 52% e të anketuarve, kurrë ose rrallë kanë marrë një kupon për blerjet e cigareve. E njëjtat përqindje është edhe për veshjet, ndërsa 50.7% deklaruan se nuk marrin kupon për blerjet e produkteve kozmetike. Shumë më e ulët është përqindja e atyre që nuk marrin kupon për blerjet e ushqimeve, 22.9% dhe lidhet kryesisht me zgjerimin e supermarketeve të mëdha, që lëshojnë rregullisht faturë.
Këto përqindje janë shumë më të larta se në Maqedoni, madje dhe në Kosovë. Në Maqedoni vetëm 12.5% e të anketuarve kanë pohuar se ata nuk marrin faturë për produktet kozmetike. Në Kosovë, kjo shifër është 33.5%.
Për ushqimet, përqindja e atyre që nuk marrin faturë në Maqedoni është 10.4% dhe interesante është që në këtë segment, vetëm 5.6% e të anketuarve nga Kosova kanë deklaruar se nuk marrin faturë kur blejnë ushqime.
Raporti thekson se ?Situata në Shqipëri gjithsesi duket më e rëndë dhe më e përkeqësuar se në dy shtetet e tjera, me më shumë se 50% të të anketuarve që thonë se ata kanë marrë rrallë ose nuk kanë marrë kupon tatimor për a) produktet e kozmetikës/higjenës, b) alkool/cigare, c) veshje/këpucë?.
Gjithsesi, kur bëhet fjalë për dhënien e kuponit tatimor për shërbimet e marra, situata është e rëndë në të tre shtetet. Figura 9 tregon përqindjen mesatare të të anketurave që thonë se ata nuk kanë marrë faturë tatimore për (disa nga) 13 shërbimet e përmendura në pyetësor. Përqindja e atyre që marrin më rrallë faturë është më e lartë në Kosovë (74%), e dyta është Shqipëria (65%) dhe e treta Maqedonia (54%).
Së fundmi, kur bëhet fjalë për të blerë mallra më të mëdha (si makina, mobilie, pajisje teknike etj.), frekuenca e lëshimit të kuponave/faturave është më e ulëta në Kosovë, me 57.1% të të anketuarve disi më mirë në Shqipëri, me 43% të të anketuarve dhe më e mirë në Maqedoni, me vetëm 11.8% të të anketuarve (Figura 10).
Raporti thekson se pavarësisht diferencave në dhënien e faturave tatimore dhe pagimit të taksave për mallrat dhe shërbimet, perceptimi përsa i përket dobishmërisë së taksave nuk ndryshon në të njëjtën madhësi. Në mënyrë specifike, pjesa më e madhe e të anketuarve (veçanërisht në Shqipëri) bien dakord me deklaratën ?Mospagimi i taksave e ndikon negativisht ekonominë vendase?, duke treguar se kuptohet rëndësia e taksave (Figura 11). Gjithsesi, në një mënyrë disi kontradiktore (Figura 12), 16% e të anketuarve nga Shqipëria dhe Maqedonia gjithashtu pohojnë se ?Mospagimi i taksave duhet të tolerohet? (e zgjedhur më shpesh nga të anketuarit me të ardhura më të ulëta), duke treguar se megjithëse konsiderohet e rëndësishme për ekonominë lokale, morali i taksave është ende i ulët në të tre shtetet.
Një nga konkluzionet e raportit ?Parajsa e Fshehur ? Ekonomia e fshehur dhe Shmangia e taksave në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë?, është se ?barra e taksave, një nga shumë faktorët që kontribuon të evazionin fiskal, është në plan të parë aty ku politikat publike duhet, dhe shumë shpesh janë, shënjestruar në mënyrë që të ndryshojnë një sistem që nxit angazhimin në evazionin fiskal dhe mashtrimin. Barra e taksave lidhet jo vetëm me shumën e paguar por gjithashtu në lehtësimin e vështirësive për pagimin e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore?./Monitor
Raportuesi për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein ka reagua...
Policia ka zbuluar prova biologjike që kanë bërë të mundur z...
“LDK-ja duhet t`i tregojë popullit se kush është me të vërt...
Dy policë janë bllokuar, që prej mbrëmjes së djeshme, mbi sh...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 12 maj...
Dy efektivë policie të Komisariatit të Tepelenës kanë mbetur...
Një delegacion i Përfaqësuesve të Kongresit amerikan vizitoi...
Eurodeputeti Eduard Kukan ka reaguar në lidhje me letrën e h...
Nga debat mes Danjelit dhe Musës, tashmë kaloi mes partnerev...
Recep Tayp Erdogan është politikani i vetëm në botë që nuk n...
Presidenti Bujar Nishani thotë se jo vetëm është ndjerë i pë...
Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, njëkohësis...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të dorëzojë më 24...
Fiorentina duket se e ka marrë seriozisht provën e javës, te...
Për fat te mire jeta juaj ne çift do jete shume me e animuar...
Pjesë e debatit të sotëm në “Opinion” është bërë edhe letra ...
Ndërsa Presidenti në detyrë Bujar Nishani kishte dekretuar 7...
Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, njëkohësis...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tha në studion e ...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, sulmoi mbrëmjen e sotme kr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...