web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kongresi i enveristëve tek tubimi i "dylberistëve"

11 Maj 2017, 09:58, Aktualitet CNA

Nga Zef ZEFI

– Para më shume se çerek shekulli, Opozita kishte rrezuar bustet; Leninin e proletariatit, Stalinin e madh dhe Enverin e stërmadh.

Udhéheqësi Ramiz, në kuadrin “e mbrojtjes së te drejtave të busteve,” ngriti dhe organizoi shoqatat e Enverit. Nxirrte enveristë me  buste në krah për të kerkuar sherr me protestuesit.

Qëllimi final ishte provokimi dhe fyerja e kauzës së tyre me shpresën që protestat të degjeneronin në konflikt.

Prej këtu shteti-ramiz, mund të justifikonte per sytë e botës dajakun e policit kundër  “vandalëve” të opozitës.

Mbas çerek shekulli, pothuajse jemi në të njejtin kornizë; opozita e atëhershme, prap në opozitë, kurse në pushtet, në vend të enveristit Ramiz, gjallon enveristi i rilindur Edvin. Enveristi Edvin, në vend të shoqatave të Enverit, ka investuar e mban në efiçencë të plotë, shoqatat e “dylberit”.

Me dt 13 të Majit, opozita ka njoftuar se do zhvillojë një protestë te madhe, me të njejtat kërkesa “të vjetëruara” si; zgjedhje të lira, pluralizëm politik, jo oligarki, jo diktaturë…

Njoftimi i opozitës, axhendën e udhëheqësit Edvin, e zuri shumë të zënë me raportin kryesor të “Kongresit të Durrësit.” Dhe meqë s’bëhej ndryshe, pa e lënë akoma Tiranën, la porosi që të zhvillohej pa humbur kohë, tubimi i jashtëzakonshëm organizativ i “dylber-krenaristëve”.

Udhëheqësi me bindje të plotë se “dylberistët” kishin qënë përherë besnikë të partisë,  udhëtoi i qetë se bashku me “byronë” për në Durrës.

Po nuk paskësh qënë e thënë që nervat e lodhura të udhëheqësit, të mbeteshin të qeta,

sepse ndersa “kongresi” i Enveristëve po shkonte mrekulli, sa  po tundej Durrësi, deti, dhe Vangjushi prej ligjërimeve, arritjeve dhe duartrokitjeve, tubimi i “krenar-dylberistëve,” në Tiranë, nuk shkoi ekzaktësisht sipas “synoptikave” të tij;

E gjitha kjo nuk kishte të bënte fare me pikën e parë, të urdhëresës për spostimin e datës nga e shtuna e fundit e qershorit, si “gay pride-t” e gjithë botës, në diten e protestës së opozitës;

Jo, jo,- shpjegoi i tensionuar, 99-shi i kryebashkisë, kujdestari dhe sponsorizuesi i tubimit nëpërmjet haber-telefonit;- Të gjithë “Dylberistët” ashtu si  enveristët e Shqipërisë me besnikëri të pashoqe, ishin shprehur njëzeri, të gatshëm që datën e tyre të shenjtë t’ia nënshtronin interesave të Partisë. Porse nuk kishin shprehur të njejtën gadishmëri, të sakrifikonin edhe “simbolet” dhe kostumet e tyre.  Shumë “dylber-krenaristë” diskutantë u shprehën  se nuk kishin ndërmend përdorimin e busteve të vjetëruar; “Nëse opozita,  vazhdon akoma me kerkesa të vjetëruara, dhe udhëheqësi vazhdon tu hazërxhevapet atyre po me buste të vjetra, kjo do të ishte e papranueshme për ta. Mbas çerek shekulli nuk kishin ndërmend të prezantoheshin më si pararendësit enveristë, ata tashmë kishin identitetin modern “krenar-dylberistë…” përndryshe çeshtja e tyre do të përbotënohej nëpërmjet ambasadorëve.

Situata po ndeshet e ngjeshet, saqë kanë dalë në sipërfaqe deri devijacione të rrëzikshme nga “drejtimi i duhur” mavi,- përfundoi  99-shi, duke ia ngritur zërin dikujt, “mjaft, mjaft…!”

Udhëheqësi duke çmuar situatën me seriozitetin e duhur, la nja dy “pjeshka” në podium sa per të mbajtur lart frymën e Kongresit, urdhëroi me shenja spiropalen ta ndiqte, ndersa “kongresmenëve” u la të kuptonin, sikur ishte lodhur e po tërhiqej për nja dy-tri “viza” pushim.

Gjatë gjithë rrugës në xhip nuk pipëtinte asgjë. As spiropalja, as shoferi nuk hapën gojë. Ata e dinin se kur shefi hapte atelienë e tij dhe e zinte muza…,duhej solemnitet ekstrem, ndryshe mund të merrje dhe ndonjë mavi-josje.

Nën bishtagypin e tij mbi kartë, sa çel e mbyll sytë u konturua një bust i ngjashëm me atë të Mikelanxhelos e Donatelos, vetëm se pa kokë dhe me intime korporisht “open” aq të spikatura, sa spiropalja po të mos fliste do kallej.

-Na bëj një me Skenderbe, shef, – foli ajo. Pastaj ndjeu dhëmbët e sipërm ti kafshonin buzën e poshtme, sepse menjëherë i erdhi ndërmend incidenti që shkaktoi dekllarata e saj publike me Skenderbe dhe “nota” e ambasadorit, turk në emër të shofer-sulltanit.

Me tu futur spiropalja me dy sim-bole të freskëta në duar, në sallë dylberistët si të hashashizuar, u ngritën të gjithë në këmbe, e shpërthyen me një gojë; “parti Edver, bytha jote maliher,”  “Edver drita jonë vegla jote suma jonë…”





Lajmet e fundit nga