web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë po ndodh shumë pranë Shqipërisë?!/Evakuohen deputetët, ndiqni live situatën (Video)

27 Prill 2017, 21:12, Aktualitet CNA

Arta Grubi: të gjithë deputetët shqiptarë janë evakuar dhe janë në gjendje të mirë.

Evakuohet edhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev. Zaev i gjakosur dhe fashë në kokë ka braktisur godinën e Kuvendit.

Evakuohet edhe kreu i ri i Kuvendit Talat Xhaferi.

Raportohet se lideri i VMRO-DPMNE-së nuk është në Maqedoni por ndodhet në Vjenë të Austrisë.

Nuhiu: Policia po merr situatën nën kontroll

?Jemi duke e marrë situatën nën kontroll?, kështu deklaroi ministri i brendshëm Agim Nuhiu për të shtuar se në Kuvend akoma po ndodhen disa deputetë të VMRO-DPMNE-së si Trajko Veljanoski, ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, Vllatko Gjorçev dhe disa të tjerë. Sipas ministrit të brendshëm deri në këto momente janë lënduar 14 pjesëtarë të policisë, megjithatë nuk ka numra konkret për numrin e qytetarëve të lënduar. Nuhiu gjithashtu tha se policia po grumbullon të gjitha provat dhe më pas do të ngrejë procedura adekuate, por pranoi se policia nuk ka qenë në nivelin e detyrës.

Edhe OSBE-ja ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve dhe deputetëve..

Policia gazetarët e evakuuar për momentin po i dërgon në stacion policorë për të dhënë dëshmitë e tyre rreth situatës brenda Kuvendit.

Para Kuvendit numri i protestuesve vazhdon të jetë tejet i lartë por situata është më e qetë për momentin. Me sa duket pas disa orësh protestë e eufori protestuesit janë lodhur. Gazetarja Fatlume Dervishi thotë se forcat e rendit vazhdojnë të jenë të paktë në numër. Krahasuar me protestat e mëhershme policia sonte ishte inekzistene.

Reagimi i LSDM-së pas fjalimit Gjorge Ivanovit

Gjorge Ivanov ka punuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ingerencat e tija para qytetarëve me atë që ka mbështetur Gruevskin dhe bashkë me te dhe Trajko Veljanoskin me vetëdije kanë nxitur urrejtje dhe ndasi në shtet. Ivanov njëlloj si Gruevski dhe Veljanoski është fajtor për skenarin e përgjakshëm në parlament dhe për këtë do të bart përgjegjësi serioze.

Gazetari Blerim Ismaili konfirmon se për momentin policia po zhvillon aksion për evakuimin e gazetarëve dhe deputetëve që ishin të ngujuar në hapësirat e Kuvendit. Sipas tij policia fillimisht po evakuon deputetët e LSDM-së për të cilët tha se janë të lënduar, dhe më pas vjen radha për evakuimin e gazetarëve.

Në këto momente është duke u zhvilluar evakuimi i gazetarëve nga godina e Kuvendit. Policia ka krijuar një korridor përmes të cilit po kryen edhe evakuimin e gazetarëve të ngujuar.

Situata drejt normalizimit

Situata po shkon drejtë normalizimit, kështu deklaroi kryeredaktori i TV Alsat Admir Qose i cili gjatë gjithë kohës ishte në kontakt permanent me përfaqësues të lartë të ministrisë së brendshme, deputetë dhe funksionarë të tjerë shtetërorë. Qose në paraqitjen e tij ka ka theksuar edhe reagimet e komuniteti ndërkombëtarë që njëzëri kanë dënuar dhunën.

Ivanov thirrje për takim liderësh

?Bëj apel për uljen e tensioneve. U bëj thirrje të gjitha institucioneve që të respektojnë Kushtetutën dhe Ligjet e Maqedonisë. Secili duhet të jetë i përgjegjshëm për hapat e vetë. Kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me rruajtjen e karakterit unitarë të shtetit. Nuk ka çështje për të cilën nuk mund të arrihet zgjidhje përmes dialogut. Andaj i ftoj liderët e partive politike që nesër të vijnë në kabinetin tim që ti shqyrtojmë të gjitha opsionet për dalje nga kjo krizë. Liderët e kanë marrë besimin e qytetarëve dhe janë më të thirrurit për të gjetur zgjidhje. askush nga jashtë nuk do ti zgjidh problemet tona në rast se ne nuk i zgjidhim vetë?, deklalaroi Gjorge Ivanov, president.

Policia: Shpërthimet, përpjekje për zmbrapsjen e protestuesve

Në këto momente po dëgjohen krisma brenda Kuvendit, ashtu siç tha edhe ministri i brendshëm Agim Nuhiu bëhet fjalë për bomba gazi. Sipas tij bëhet fjalë për tentim të policisë për të marrë situatën nën kontroll.

Policia krijon korridor për evakuimin e deputetëve

Ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu flet për situatën brenda dhe jashtë Kuvendit.

?Në përpjekje për të marrë kontrollin në duart tona kemi dhënë urdhër që policia ti ndërmerr të gjitha masat. Po bëjmë përpjekje që të vendosim kontroll të plotë andaj edhe kemi përdorur bomba gazi?. Nuhiu apeloi deri tek qytetarët që të mos lëvizin përreth parlamentit. Sipas tij në çdo moment pritet që policia të kryej evakuimin e deputetëve dhe gazetarëve të ngujuar në godinën e Kuvendit.

Gazetarja Fatlume Dervishi raporton se gazetarët po ndjehen të rrezikuar sepse numri i protestuesve sa vjen e shtohet derisa policia nuk po mbron gazetarët. protestuesit vertikalisht sulmojnë gazetarët duke i quajtur dhe spiunë. Sipas saj një numër i protestuesve kanë dal nga godina e Kuvendit për shkak të gazit lotsjellës.

Situata para Kuvendit të RM-së vazhdon të jetë e tensionuar. Turma e protestuesve sa vjen e shtohet. Raportohet se protestues po vijnë nga të gjitha anët e kryeqendrës por edhe qyteteve tjera të vendit. Raportohet se për momentin njësiti special po bën përpjekje për të evakuuar deputetët dhe gazetarët e ngujuar. Po dëgjohen edhe krisma nga shok-bombat. Megjithatë nuk ka informata nëse bombat i ka hedhur policia apo protestuesit./alsat-m





Lajmet e fundit nga