Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ndërkohë që shkencëtarët ende nuk dërgojnë mesazhe të enkriptuar në mënyrë kuantike në distanca domethënëse, kriptografia kuantike premton fshehtësi absolute, duke e bërë përgjimin të pamundur. Historia e kriptografisë është një garë armatimi matematikore dhe teknologjike, mes atyre që duan të fshehin mesazhe dhe atyre që duan t?i lexojnë ata. Kriptografia kuantike mund të shënojë humbjen përfundimtare të zbërthyesve të kodeve
Kamasutra i udhëzon gratë që dëshirojnë të dërgojnë mesazhe ?të prapë? që të përdorin ?Mulavediyan?. Ky është një shembull i një shifre të hershme monoalfabetike; secila gërmë zëvendësohet nga një tjetër. Ndoshta këto shifra ofrojnë edhe fshehjen më të dobët të mundshme. Ato mund të zbërthehen përmes analizës së shpeshtësisë, në të cilën zbuluesi i kodit krahason shpeshtësinë e gërmave në mesazh, me shpeshtësinë e gërmave në gjuhën e shkruesit, dhe i krahason. Për këtë mjafton një penë, një copë letër dhe pak minuta durim.
Shifrat polialfabetike, në të cilat secila gërmë zëvendësohet nga një shumësi gërmash, janë shumë më rezistente ndaj sulmeve të analizës së shpeshtësisë. Kodi Vigenere përdorte një teknikë të tillë, duke mbijetuar për tre shekuj, përpara se të zbërthehej nga Charles Babbage, i cili identifikoi grupe të përsëritur gërmash, si thembrën e saj të Akilit.
Komunikimet ushtarake të shekullit 20 kodoheshin me kode polialfabetikë dhe transmetoheshin me radio, duke i bërë të hapura për t?u interceptuar. Në vitin 1918, zbërthyesit francezë të kodeve arritën të zbërthejnë kodin gjerman ADFGVX, duke siguruar prova të mjaftueshme për të ndalur ofensivën e pranverës, si dhe duke demonstruar rëndësinë e kriptografisë pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Zhvillimi i ?bombës elektromekanike? nga zbërthyesit polakë dhe britanikë të kodeve, për të luftuar të famshmin Kodin Enigma, dhe krijimi i ?Kolosit? (i pari kompjuter elektronik digjital i programueshëm) për t?iu kundërvënë kodeve Lorentz të gjermanëve, vërtetuan se thyerësit e kodeve mund të sillnin triumfe teknologjikë dhe ushtarakë. Kompjuterët ishin mjete të jashtëzakonshëm si për enkriptimet gjithnjë e më komplekse, ashtu edhe si instrumenta të fuqishëm të zbërthimit të kodeve.
Sot nuk janë vetëm udhëheqësit në kohë lufte që mbështeten tek kriptografia; të gjithë kemi nevojë të jemi të mbrojtur nga përgjimet online. Deri kohët e fundit, informacioni ynë i sigurtë kodohej duke përdorur ?sisteme kyçë sekretë?, në të cilët një kyç i vetëm (një seri udhëzimesh) përdoret për të enkriptuar dhe dekriptuar të dhënat. Kyçi duhet të dërgohet në mënyrë të sigurtë, nga dërguesi, tek marrësi. Metodat historike për shkëmbimin e informacioneve sekretë kanë qenë të shumëllojshme, nga vendosja e mesazheve në formë tatuazhesh në skalpin e skllevërve, deri tek qëndisja e kodeve Mors në pulovra, por shkëmbimet publike të kyçeve sot janë shumë më komplekse, teksa miliona njerëz transmetojnë informacione të sigurtë çdo sekondë.
Kompleksiteti i dërgimit të kyçeve sekretë, i kombinuar me dobësinë e këtyre sistemeve ndaj sulmeve të fuqishëm, kërkojnë një teknikë të përpunuar për mbrojtjen e informacioneve tona më të ndjeshme. ?Sistemet publikë të kyçeve? përdorin një çift çelësash: një publik dhe një privat. Nëse një politikan dëshiron të dërgojë një mesazh tek këshilltarja e tij, ai e enkripton në mënyrë të dyfishtë, me çelësin e saj privat dhe çelësin publik të politikanit. Kështu çelësat publikë mund të zbulohen dhe ripërdoren pa e kompromentuar sigurinë. Sistemet e çelësave publikë funksionojnë duke përdorur funksionet njëdrejtimësh, që kërkojnë përpjekje minimale për t?u kryer, por nga ana tjetër, kërkojnë përpjekje shumë të mëdha për t?u zhbërë. kompjuterat kuantikë, që përdorin parimet mekanike kuantike për të kryer veprimet, mund të bëjnë të pavlerë çdo sistem kriptografie, për shkak të fuqisë së tyre teorike shumë të madhe. E vetmja mbrojtje ndaj një sulmi të fuqishëm prej këtyre kompjuterave është njësoj spekulative: kriptografia kuantike.
Imagjinoni sikur politikani ynë bën një fotografi dhe e enkripton si një seri fotonesh të polarizuar, që më pas ia dërgon këshilltares. Ajo përpiqet të masë polarizimet, dhe politikani i thotë se cilët ishin të saktë. Matjet e sakta më pas i vendosin në një tabelë njëpërdorimëshe (që përmban të dhëna unike për të koduar mesazhin e tyre). Përpara se të dërgojnë fotografinë, ata kontrollojnë për t?u siguruar që tabelat e tyre përputhen. Nëse jo, dikush është përpjekur të interceptojë mesazhet e tyre. Thjeshtë fakti që është vëzhguar e ndryshon gjendjen e një fotoni, kështu që çdo përpjekje për përgjim mund të pikaset.
Ndërkohë që shkencëtarët ende nuk dërgojnë mesazhe të enkriptuar në mënyrë kuantike në distanca domethënëse, kriptografia kuantike premton fshehtësi absolute, duke e bërë përgjimin të pamundur. Historia e kriptografisë është një garë armatimi matematikore dhe teknologjike, mes atyre që duan të fshehin mesazhe dhe atyre që duan t?i lexojnë ata. Kriptografia kuantike mund të shënojë humbjen përfundimtare të zbërthyesve të kodeve./Bota.al
Tashmë po mësohemi me skenat e nxehta që na dhuron shpesh he...
PËRVEÇ FORMAVE TË TJERA TË PJESËVE TË TRUPIT, ËSHTË VËRTETUA...
Luana Vjollca është një personazh që e do median, por aq sa ...
Jo vetëm Beatrix Ramosaj, por edhe Olta Gixhari ka fshirë të...
Beatrix Ramosaj duket se përfundimisht e ka harruar të dashu...
Kim Kardashian ka kaluar shumë peripeci këto kohë. Duke nisu...
Ajo është një ndër modelet më të kërkuara të momentit. Dhe d...
Si rrallë ndonjëherë, Ermal Mamaqi ka bërë që të gjithë ndje...
Në këtë artikull do zbuloni, se cilat janë femrat më xheloze...
“Koha e artë” ka shumë vlera dhe shumë mundësi, por martesat...
Jo gjithnjë ia del të triumfojë dashuria në largësi, por kur...
Edhe çiftet më të apasionuar shpejtë ose vonë ndeshen me pro...
Kanë kaluar tre muaj që nga momenti që Blac Chyna dhe Rob Ka...
Tatuazhet na pëlqejnë të gjithëve, por dilema më e madhe shp...
Përbërësit:2 gota presh 2 gota lakër 4 gota patate në kube 6...
1.Pasta e dhëmbëve funksion me të vërtetë dhe është një nga ...
Të veshësh taka është njësoj sikur të të hedhin sprai në sy,...
Po, Chris Brown është një ndër këngëtarët dhe kërcimtarët më...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...