“Rast me pasuri të konsiderueshme”/ Braho paralajmëron goditjen e radhës nga SPAK
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Kryetarët e tjerë të shteteve dhe të qeverive nga 27 shtete të tjera të BE demonstruan unitet në 60 vjetorin e Marrëveshjeve të Romës. Kurse Britania e Madhe do të paraqesë të mërkurën formalisht kërkesën për Brexit.
Ata janë 48 përqindshi: ata britanikë që votuan treçerek viti më parë për Brexit – dhe që vazhdojnë të jenë të trishtuar dhe të zemëruar që Britania e Madhe do të dalë së shpejti nga BE. 35 vjeçarja Brydie mori pjesë në protestën e mijëra vetëve në fundjavë në Londër dhe në qytete të tjera britanike, kundër daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Ajo thotë se merr pjesë në protestë “sepse familja ime është pjesërisht britanike dhe pjesërisht evropiane dhe për momentin ne po na përdorin si kapital për negociata. Dhe kjo shkakton një pasiguri të madhe në jetën tonë.”
Një pjesë e familjes së saj dhe i dashuri i saj janë nga Italia. Brydie është e shqetësuar, sepse më shumë se tri milionë vetët nga shtetet e tjera të BE nuk e dinë, nëse do të lejohet të qendrojnë në Britaninë e Madhe pas Brexitit apo jo.
Anja me origjinë nga Polonia ka 30 vjet që jeton në Britaninë e Madhe dhe ka një pasaportë britanike. “Na mashtruan. Brexiti do të kthehet në një katastrofë të vërtetë për Mbretërinë e Bashkuar”.
52 vjeçarja është mësimdhënëse në Universitetin e Canterburyt dhe ka sjellë me vete lule, të cilat i vë para Parlamentit për të përkujtuar viktimat e atentatit terrorist. Shumë demonstrues mbanin në duar pankarta ku kanë shkruar: “Stop Brexit”, “Ne e duam BE”, dhe “Ne jemi familja evropiane”.
Avokati londinez Shaun është mbështjellë në një flamur të madh të BE; ai do të quante më mirë, që Britania e Madhe të mbetej të paktën në BE.
“Besoj se do të ishte më e thjeshtë dhe më mirë për vendin. Po edhe unë mendoj se nuk do të jetë e mundur”.
Brexiti i ashpër do të jetë me siguri i pashmangshëm, thotë 34 vjeçari, meqenëse kryeministrja konservatore Theresa May lejon që t’ia imponojnë kursin ithtarët e vijës së fortë.
Disa nga protestuesit shpresonin se dalja nga BE do të mund të frenohet në fund të negociatave dyvjeçare – ose me anë të një referendumi të dytë ose përmes një vote të Parlamentit. Kjo është shpresa e Chrisit, këshilltarit 61 vjeçar të taksave, i cili ka ardhur në Londër nga Veriperëndimi i Anglisë për demonstratën. “Mendoj se i duhet lënë në dorë Parlamentit që të vendosë në mënyrë të lirë. Sepse më mirë se tani, me siguri që nuk do të bëhet”.
Të mërkurën e kësaj jave, May do t’u dërgojë 27 partnerëve letrën e Brexit-it, që është fillimi i daljes: një ditë e trishtuar, thonë shumë pjesëmarrës të marshit të protestës, të cilën ata nuk donin ta përjetonin kurrë – kështu shprehet edhe mësuesja nga Londra Hannah.
“Ndoshta do të ulem në kolltuk me një verë evropiane në dorë dhe do të qaj”, na thotë ajo.
Po ka edhe të tjerë që janë të ngazëllyer, meqenëse treni i Brexitit po vihet më në fund në lëvizje. Si për shembull Douglas Carswell, deri tani i vetmi deputet i UKIP-it në Parlamentin britanik. Por sot ai bëri të ditur se do të largohet nga partia kundër BE – sepse ajo e kreu punën e saj dhe fitoi.
“Të mërkurën Theresa May do të deklarojë fillimin e procesit të Nenit 50. Partia ime UKIP u themelua para 23 vjetësh për këtë objektiv. Ne fituam”.
Në vitin 2014 Carswelli kaloi nga konservatorët te UKIP, por më vonë u grind me kryetarin e atëhershëm të partisë, Nigel Farage. Në të ardhmen ai do të jetë deputet i pavarur në Dhomën e Poshtme të Parlamentit. /DW
Një tjetër shtetas i cili ka ushtruar dhunë mbi nënën e tij,...
Enkelejd Joti është Drejtori i ri i Përgjithshëm i Qendrës S...
Ekspertë dhe qytetarë u bashkuan në çadrën e lirisë rreth fo...
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, dep...
Avokati Altin Goxhaj i është rikthyer historisë së shtetases...
Gjatë mesditës ka përfunduar takimi i Bashës me kryetarët e ...
Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, në ...
E paralajmëroi me bujë vizitën në Amerikë, e realizoi, domet...
Falë ndërhyrjes në kohë të policisë së Krujës është parandal...
Një 44 vjeçar ëshstë arrestuar në flagrancë, pasi për motive...
Kantautori i njohur shqiptar, Françesk Radi ndodhet në gjënd...
Pas alarmit të dhënë ditë më parë për mish të kalbur nga Bra...
Në ditën e 38 të protestës, kreu i Partisë Demokratike, Lulz...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të publikuar mbr...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg katër policët e Q...
Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me komentuesit ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputeti...
Fatmir Xhafaj zhvilloi sot takimin e parë me drejtuesit e po...
Opozita po mundohet me cdo kushte te shtiret sikur ka perkra...
Partitë politike kanë nisur, ndonëse jo zyrtarisht, fushatën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...