Ekzekutohet një udhëheqës i al-Kaedës në Afganistan
Departamenti amerikan i mbrotjes njoftoi se falë një sulmi a...
Yoram Frig është një qytetar izraelit i cili mund të quhet njëherësh dedektiv dhe biznismen, meqënëse ka një kompani që ofron mbështetje me teknologji të përparuar në hetime. Është një veprimtari e njohur në botë, e cila tashmë nuk është më e panjohur në Shqipëri. Të njëjtën gjë e ushtrojnë prej shumë vitesh disa televizione private në vend. Në cilësinë e dedektivit privat z. Frig ka ardhur disa herë në Shqipëri i kontraktuar nga qytetarë shqiptarë, të cilët dëshironin të zbulonin nëse në mjediset ku jetonin dhe punonin ishin vendosur pajisje përgjimi.
Përse u ndalua nga Policia e Shtetit z. Frig, si një kriminel, kur veprimtaria që ai ushtron është legale, e rregullt, e njohur me ligjet në fuqi në Shqipëri, dhe kur ai nuk ka dëmtuar veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese shqiptare, në fushën ku ushtronte veprimtarinë e tij, atë të përgjimeve.
Sepse, është një e drejtë kushtetuese e qytetarëve shqiptarë që të mbrohen nga përgjimet e kundërligjshme, do të thotë që qytetarët kanë të drejtë të zbulojnë dhe të denoncojnë ato pajisje përgjuese që janë vendosur nga grupe të caktuar që duan të dëmtojnë interesat e tyre, ose madje edhe kur janë vendosur nga agjencitë ligjzbatuese, por jo të autorizuar me vendime të rregullta institucionale. Tashmë kur Shqipëria është një vend i hapur ndaj botës, qytetarët shqiptarë mund të kontraktojnë ekspertë të huaj për këtë qëllim. Edhe eksperti izraelit është në rregull me ligjin, nëse nuk ka neutralizuar pajisje përgjuese të vendosura nga agjencitë ligjzbatuese me vendime të rregullta të institucioneve përkatëse. Deri më sot nuk ka pasur një mëtim të kundërt nga autoritetet përkatëse në vend.
Dikush mund të thotë se ndalimi i dedektivit izraelit u bë pikërisht për të zbuluar nëse ai kishte dëmtuar punën e agjencive ligjzbatuese në fushën e tij. E jo, nuk vlen ky arsyetim midis profesionistësh, sepse, agjencitë ligjzbatuese që merren me përgjimet në mënyrë të ligjshme, e dinë se cila pajisje përgjuese nuk iu përgjigjet në mënyrë të befasishme, çka do të thotë se dikush e ka neutralizuar atë.
Kështu që natyrshëm lind pyetja se cilin dhe përse pengon ky qytetar izraelit me veprimtarinë e tij në Shqipëri. Qartësisht pengon Ministrinë e Punëve të Brendshme, domethënë Kryeministrin Rama, por jo për shkaqe të ligjshme. Qytetari izraelit me veprimtarinë e tij ka prekur monopolin që duan të kenë në sa iu përket përgjimeve Kryeministri Rama dhe Klika përreth tij. Dhe ky nuk është një monopol me prejardhje ligjore. Vetëm në shtetet totalitare, shteti ka monopolin në hetimet e këtij lloji. Në shoqëritë e lira, ku shteti nuk e ka okupuar totalisht shoqërinë, nuk ekziston një monopol i tillë dhe qytetari ka alternativa për t? u mbrojtur nga përgjimet e kundërligjshme, madje edhe nga përgjimet e kryera nga agjencitë ligjzbatuese, por të paautorizuar ligjërisht.
Incidenti me qytetarin izraelit shërbeu për të na ndriçuar një realitet të shoqërisë sonë të sotme, atë që është duke u ndërtuar një regjim i cili i jep të drejtën vetes të zotërojë monopole informale të paimagjinueshme në një vend të lirë dhe demokratik, e gjithë kjo në dëm të qytetarëve.
Ata të cilët ia zenë për të madhe z. Frig atë që ka bërë në Shqipëri, janë pikërisht ata të cilët e quajnë të mirëqenë të drejtën e George Soros për të bërë në Shqipëri një veprimtari e cila nuk ka aspak bazë ligjore, madje është në kundërshtim me ligjet në fuqi sot dhe në kohën kur z. Soros ka nisur veprimtarinë e tij në vendin tonë.
Ku ndryshojnë Yoram Frig dhe George Soros? Të dy janë tekefundit biznismenë që ushtrojnë veprimtari private në Shqipëri, i pari me aparatet e tij, i dyti me fondacionin e tij. A është veprimtaria e George Soros në pajtim me ligjet shqiptare, dhe ajo e z. Frig, jo? Shqiptarët do të habiten shumë nëse do të mësojnë se veprimtaria e z. Soros në Shqipëri është në kundërshtim të plotë me ligjet në fuqi dhe nëse autoritetet shqiptare do të kishin vepruar në rastin e z. Soros me të njëjtin disponim si në rastin e z. Frig, atëherë duhet ta kishin ndaluar me kohë veprimtarinë e z. Soros në Shqipëri, duke e shpërndarë fondacionin e tij.
Z. Frig kryen thjesht veprimtari hulumtuese për llogari të personave privatë, ndërsa z. Soros ka marrë me kohë një rol kontrollues në procesin e ndërtimit të strukturave shtetërore të rëndësisë së vecantë, në një mënyrë të tillë që as për së largu nuk do të mund ta bënte një dedektiv privat, si z. Frig. Reforma në drejtësi është shembulli i fundit për këtë gjë. Me çfarë mandate i njihet si e mirëqenë z. Soros e drejta për ta bërë këtë gjë? Për shkak të financimit të tij për reformën në drejtësi, për të cilën ende nuk na është thënë një shifër zyrtare, si dhe mënyra e kalimit të parave në llogarinë e shtetit shqiptar? Pastaj të shohim nëse Soros me këtë ka bërë një akt bujarie, apo pastrim parash, të cilat i rifiton disafish me mekanizma të tjera të ngritura në vend.
Departamenti amerikan i mbrotjes njoftoi se falë një sulmi a...
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demok...
Që kur Kosova u bë shtet më vete 9 vjet më parë, shqiptarët ...
Mijëra njerëz dolën sot në rrugët e Rusisë për të protestuar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ...
Deputeti i Partisë Socialiste në Kavajë, Parid Cara, ka befa...
Kodi i Familjes ne Shqiperi lejon martesat ne moshen 18 vjec...
Kryeministri Rama, në komunikimin javor në rrjetin social i ...
Ndërtesat e larta në Hong Kong kanë zbrazëtira apo vrima. E ...
WikiLeaks pretendon se teknologjia e krijuar nga CIA është p...
Kryeministri Rama shquhet për batutat pikante. Nuk kishte si...
Pajisja e izralitetit e cil iu sekuestrua tre ditë më parë, ...
Audi A8 aktual është prezantuar në dhjetor të vitit 2009 dhe...
Mbi 300 metra lartësi, mund të konsiderohet një përkufizim i...
Shumë profesione janë nga më të kërkuarat, pa qenë nevoja pë...
Të dielën bullgarët zgjedhin parlamentin e ri. Deputeti gjer...
Paracetamoli është qetësuesi i dhimbjeve më i njohur në botë...
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, nga qyteti i Korçës ka hedhur ak...
Pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, nga çadra e pro...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...