Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë/ Aksident i shumëfishtë
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë. Sipas informaci...
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë. Sipas informaci...
Kamioni nga Manastiri (Bitola), Maqedoni me 8 tonë kanabis i kapur nga italianët në 7 shkurt 2017 filloi të shkaktojë ?viktimat? e para në rradhët e policisë shqiptare. Policia e Shtetit në mbrëmjen e 11 shkurtit 2017 zyrtarisht e mohoi një lidhje ndërmjet 8 tonve të kanabisit të kapur nga financierët italianë dhe Shqipërisë apo shqiptarëve. Gënjeshtra e policisë shqiptare në këtë rast ishte edhe më e trashë, sesa kur me ndihmën e Dr. Grillo-s shefit të misionit Interforze në Shqipëri u përpoqën të përgënjeshtrojë faktin, që një avion plot me kanabis i kapur nga italianët në Itali kishte fluturuar nga Shqipëria drejt Italisë. Policinë e mjerë shqiptare nuk e ndihmoi të ishte e suksesshme në rrenën e rradhës as përdorimi i emrit të DCSA-së italiane (shërbimi antidrogë në Itali). Shefat e Policisë së Shtetit në Shqipëri me sa duket ende nuk e kanë kuptuar se: Me Dr.Grillo pa Dr.Grillo me DCSA apo pa DSCA faktet janë kokëfortë e të nxjerrin zbuluar!
Gënjeshtra e policisë dhe gafa e prokurorisë
Gënjeshtra e policisë ishte qepur me pe të bardhë, kështu që ustallarët, të cilët qëndrojnë pas 8 tonve kanabis u përpoqën të lokalizojnë dëmin (damage control) duke bërë 4 policë koka turku për të mbuluar organizatorët e trafikut. Prokuroria shqiptare ose për shkak të paaftësisë profesionale ose për shkak të korrupsionit adoptoi variantin e kokave të turkut për të mbyllur historinë e shoferit maqedonas Zoran Stojanovski-t (nr. Pasaporte BO 428210) dhe të 8 tonve drogë në kamionin me targë: BT 5217 AC dhe BT 0415 AC. Sipas prokurorisë shqiptare fajin për ?tranzitimin? e kamionit me 8 tonë drogë në Shqipëri e kanë 4policë rrezikzinj, që u qëlloi fati i keq, të ishin në turn, kur kamioni hyri në PKKK-në e Qafë Thanës. Sipas prokurorisë shqiptare kamioni nuk kaloi në skaner, kur hyri në Qaf Thanë(Sic!). Nëse vërtet kamioni nuk ka kaluar në skaner në Doganën Qafë Thanë, automatikisht është shkelur marrëveshja koncesionare e Ministrisë së Financave (Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave) me kompaninë koncesionare për skanimin e import-eksporteve (mjeteve të trasportit) në doganat kufitare. Për këtë shkelje të rregullores mbajnë përgjegjësi minimumi punonjësit e kompanisë koncesionare të skanimit (maksimumi ministria shqiptare ka sebep të plotë ligjor për të prishur marrëveshjen koncesionare për skanimin) si edhe doganierët e turnit në Qafë Thanë , që kryenin shërbimin në 4 shkurt 2017. Minimumi përfundon në pranga përgjegjësi i turnit në Doganën Qafë Thanë, ndërsa maksimumi nuk i shpëtojnë përgjegjësisë zinxhiri i komandimit në doganat shqiptare përfshirë edhe antikontrabandën!
U gjet rruga më e lehtë: djegim 4 policë, që gjithsesi kanë një farë përgjegjësie minimale, duke shpëtuar kështu kokat e trafikut. Sipas dokumenteve të prokurorisë kamioni para se të imbarkohej në tragetin ?Bari? të Linjës Durrës-Ankona nuk na i qënka nënshtruar skanimit në Doganën e Portit të Durrësit. Fatkeqësisht prokuroria ose gënjen ose OPGJ-të dhe prokurorët kanë rastisur naivë dhe janë mashtruar nga ustallarët e trafikut të 8 tonve kanabis. Kamioni i është nënshtruar skanimit në Durrës. Që mos mendojë lexuesi se po luajmë më bllofin, theksojmë se punonjësit e kompanisë koncesionare të skanimit u kanë paraqitur doganierve të turnit, që mbulojnë sektorin e skanimit, vetëm dyshime për disa shishe (që më pas rezultuan bosh) të ndodhura në kokën e kamionit (kabinën e shoferit). Humor anglez e shkuar humorit anglez. Skaneri ultramodern na paska kapur shishet bosh të dyshimta në kabinë, por nuk ka dalluar 8 ton kanabis në trajler. Sa për njohuri u kujtojmë ustallarëve të trafikurt se drogë ka pasur jo vetëm në trajler, por ka qenë fshehur nja një Kg. drogë e klasit A edhe ë kokën e kamionit! Skanimi në Portin e Durrësit me skanerin ultramodern tip ?Eagle r G 60? (shumë më i përparuar dhe efikas sesa skaneri në Doganën e Barit tip ?Silhouette Scan Mobile 300? i firmës ?Smiths Heiman?) me patjetër do ta kishte zbuluar 8 tonshin e drogës.
Nëse prokuroria do bënte minimumin e detyrës 2 punonjësit e koncesionarit të skanimit në Durrës sot do të ishin pas hekurave. Po të ishte e nevojshme, mund të bëheshin koka turku edhe doganierët e sektorit, që ishin me shërbim natën (mbasditen) e datës 5 shkurt 2017, madje mund të bëheshin koka turku edhe policët e pafaj të turnit të kësaj date. Nëse këta fajtorë dhe viktima të pafajshme do të arrestoheshin si policët e Qafë Thanës, kishte rrezik, që për t?i shpëtuar viteve të burgut për trafik droge ata të flisnin duke rrezikuar ekspozimin e kokave të trafikut, kështu që prokuroria e mbylli meselenë me 4 koka turku, policësh të Qafë Thanës.
Intermexo me 007-ta
Atdheu im, Shqipëria sot i ka hapur kufijtë, që 007-tat e vendeve miq dhe armiq të veprojnë ma pikë pengese, njëlloj sic janë të hapura shalët e një zonjushe në shtëpinë publike! Pikërisht një fakt i tillë na bën t?i besojmë a priori gojëve të liga që kamioni me targat BT 5217 AC dhe BT 0415 AC diku në një magazinë afër Kavajës ndaloi edhe shkarkoi një pjesë të vogël të gipsit (malter) dhe ngarkoi 8 ton kanabis. Askush nuk u beson përrallave me mushka ngarkuar me kanabis, që kalojnë kufirin shqiptaro-maqedonas për të mbushur kamionin në fjalë, që për koincidencë u treguan me zell nga TV-ja e kioskave dhe TV-ja e Bunkerit, që edhe pajisjen përgjuese të kapur në Rinas një pasagjeri izraelit e shndërruan në laptop.
Si mund të shpëtojnë nga burgu policët-viktima të Qafë Thanës?
Nëse policët-viktima të Qafë Thanës nuk kanë qef të kalben në burg, ata duhet të kërkojnë nga avokatët e tyre e tyre mjerisht provincialë që urgjentisht të kontaktojnë me Vio Giuseppe-n, avokatin mbrojtës të shoferit Stojanovski. Avokatët shqiptarë duhet t?i kërkojn kolegut italian procesverbalin e kqyrjes së trajlerit me drogë të mbajtur nga GDF-ja italiane. Në procesverbal ndër të tjera është edhe numri i plumbces doganore shqiptare. Pikërisht një plumbce doganore me të tillë numër nuk është bërë dalje nga magazina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për Doganën Qafë Thanë pra në Itali trajleri nuk ka mbërritur me plumbcen e Qafë Thanës. Diku në Shjqipëri është hequr plumbcja e vendosur nga doganierët e Qafë Thanës dhe është zëvendësuar me një plumbce me numër tjetër. Nëse prokuroria shqiptare do të hetojë në magazinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave se cilës doganë i është bërë dalje kjo plumbce, atëhere gjendet edhe disa nga bashkëpunëtorët e këtij trafiku kanabisi. Gjendet doganieri, që riplumbosi trajlerin pas heqjes së plumbces së Doganës së Qafë Thanës. Më pas me pak vullnet mund të shkohet deri te kokat e trafikut, ose doganieri në fjalë le të bëjë vitet e burgut, që i meritojnë të tjerët!
Po ADIV c?ne?!
Kjo meseleja e kamionit me 8 ton kanabis është shumë më tepër se një trafik ndërkombëtar droge. Për këtë kemi një indicie: ADIV, një agjensi ligjzbatuese belge, është interesuar pranë kolegëve të vet italianë për këtë kamion. Trafiku i drogës është brima e fundit e kavallit përsa i përket objketit të punës të ADIV-it. Pikërisht kjo gjë na i shton më shumë dyshimet që 8 tonshi i drogës është maja e ajsbergut në këtë histori, se fundi i fundit pse nuk u interesuan pranë palës italiane ?cunat? e VSSE-së belge, por direck këta të ADIV-it?! Një tjetër pikëpyetje po ashtu është fakti pse DIGOS-i italian futi hundët në një operacion antidrogë të kryer nga maja në fund nga GDF-ja italiane? Pse vallë???/Nga GJERGJ THANASI
8 tonë drogë kaluan nga Durrësi/ Befason policia: Shqipëria nuk është e përfshirë!
Pedagogë, profesionistë, studentë dhe qytetarë të thjeshtë b...
Ka ndërruar jetë këmbësori i cili dy ditë më parë u godit ng...
Deputetja e LSI-së, njëherësh bashkëshortja e kryeparlamenta...
Ka ngjallur shumë bujë dhe pikëpyetje ndalimi i shtetasit iz...
Një farmaci ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme në krye...
Kryetari i Partisë Socialiste në Kavajë, Gentian Daja, është...
Sot në Romë kujtohet 60 vjetori i Traktatit të Romës, zanafi...
Është identifikuar kufoa e gjetur pasditen e sotme anës lumi...
Eksperimenti demokratik më kompleks i botës, mori formë 60 v...
Të gjithë femrat, shqetësim kryesor kanë pamjen fizike dhe s...
Kapela tradicionale e veshur nga kleri katolik quhet zucchet...
Ardhja e izraelitit Yoram Frig në Shqipëri ka ngritur shumë ...
Një ditë më parë, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, festoi 48 vjet...
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me ...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi të zhvillua...
“Arrest me burg” është masa e caktuar sot për një 17 vjeçar,...
Një kufomë është gjetur pasditen e sotme në anë të lumit Shk...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, m...
Softueri i ri i Google-s, i quajtur Android O, pritet që të ...
Pas vizitës disa ditore që ka zhvilluar në SHBA, ku ka pasur...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...