web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncon të riun për marrëdhënie me të miturën/ Ja masat e marra

24 Mars 2017, 12:57, Aktualitet CNA

Pas denoncimit të një 37 vjeçare në rajonin e policisë së Shijakut, pasi pretenton se një 16 vjeçar ka abuzuar me vajzën e saj të mitur, menjëherë janë marrë masat.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim E.B. 16 vjeç, banues në Shijak.

Në datën 16 mars ka bërë kallëzim shtetësja B.K., 37 vjeçe, banuese në Shijak, pasi pretendon se shtetasi i mësipërm ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, shtetasen F.K., 14 vjeçe.

Pas konsultimit me Prokurorin e çështjes, u vendos që shtetasi E.B., të ndiqet në gjëndje të lirë.

Për këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur?. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga