Plas “sherri” mes grave/Kryemadhi ia kthen Nikollës: Ministrat ikin e vijnë!
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli i Krimeve të Rënda caktuan dje masa sigurie ?arrest në burg? për tre persona të dyshuar për përfshirje në grabitjen e parave të një banke në rrugën e Rinasit, raporton ?Panorama?.
Shkalla e Parë la në qeli Aleksandër Muratajn dhe Dritan Sinanin, dy të arrestuarit e fundit nga operacioni policor i koduar ?Patriot?, ndërsa Apeli la të pandryshuar masën ?arrest në burg? për Dash Kupën.
Burime pranë Gjykatës sqaruan se të dyshuarit Murataj dhe Sinani kanë mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Ndërsa Prokuroria tha se filmimi i tyre nga kamerat e banesës së Admir Muratajt, teksa çojnë çantat me para aty, është një nga provat kryesore.
Në seancat gjyqësore të zhvilluara me dyer të mbyllura, të dyshuarit kanë paraqitur edhe alibi, që sipas tyre i përjashtonin nga ngjarja. Sipas burimeve, Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, aktualisht i shpallur në kërkim për grabitjen ka pretenduar se ditën që ndodhi ngjarja, në shkurt 2017, ai ka qenë te dentisti.
Ai ka pretenduar se ky fakt mund të provohet nga kamerat e sigurisë së klinikës, si edhe nga regjistri i mjekut stomatolog, ku është regjistruar emri i tij si pacient. Po ashtu, përmes avokatit mbrojtës, Dritan Sinani ka përjashtuar veten e tij nga grabitja e 9 marsit. Ai ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, apo me persona që mund të jenë të përfshirë në grabitjen e parave të bankës. Njohjen e tij me Admir Muratajn, Sinani e ka justifikuar me punësimin e vëllait të tij.
?Vëllai im ka punuar si kopshtar tek Admir Murataj, ndaj njihemi?, mësohet të jetë shprehur Sinani në seancë. Pretendimet e tyre kanë rënë ndesh me kërkesën e përfaqësuesit të Prokurorisë. Sipas Prokurorisë, Murataj dhe Sinani janë të përfshirë drejtpërdrejt, në role të caktuara, në grabitjen e gati 3.2 milionë eurove në rrugën e Rinasit.
Apeli i Krimeve të Rënda shqyrtoi dje ankimin e bërë nga Dash Kupa për masën e sigurisë ?arrest në burg?, caktuar nga Shkalla e Parë për të. Pasi u njoh me kërkesën e mbrojtësit të tij për një masë më të butë sigurie dhe atë të prokurorit për lënien e të akuzuarit në paraburgim, Kolegji Penal vendosi mosndryshimin e masës.
Apeli ka vlerësuar se nuk ka ndryshuar asnjë nga kushtet ligjore, që do të justifikonin ndryshimin e masës së sigurisë për Kupën. Edhe ky i fundit ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues në lidhje me akuzat e Prokurorisë që e lidhin me grabitjen në rrugën e Rinasit. Në seancat për caktimin e masës së sigurisë, Kupa ka pretenduar se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë në picerinë e tij në Fushë-Krujë.
?Kam qenë në ambientet e lokalit tim në zonën e Fushë-Krujës, ku edhe jam filmuar nga kamerat e sigurisë. Merrini pamjet dhe shikojini. Kam edhe dëshmitarë që kanë qenë në lokal në të njëjtin moment, të gatshëm ta thonë këtë fakt?, ka pretenduar Kupa në seancën në Shkallën e Parë
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Bisedë në zyrë. -Me quajne Bardhok Korriku. Katundar tirane....
Tani nuk po shfaqen nervozë vetëm ushtarët e palëve ndërluft...
Lulzim Basha u përgjigjet sulmeve të Edi Ramës ndaj politika...
Ku ka bythe Jaran Çani te largohet nga Shqiperia. E provoi n...
Përplasjet mes koalicionit qeverisës zgjerohen dita-ditës. P...
Një parashutist ka rënë sot afër Plazhit të Ri, në qytetin e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në...
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka thumbuar aleatin e tij qeverisë...
Në qytetin e Durrësit vijon zbatimi i planit të masave me që...
Përgjithësisht kur është fjala për shëndetin, gratë janë shu...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka njoftuar një konfe...
Dipolmati amerikan, Adam Ereli, në një lidhje të drejtpërdre...
Një muaj pasi Partia Demokratike ngriti çadrën në Bulevard d...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka paralajmëruar një...
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, është përfshirë në debatin e ...
Pjesa e dytëCadra nisi me premisën e këtyre dyshimeve që sip...
Sulmet e hakerave rusë mund të kërcënojnë demokracinë në Bri...
Të gjitha gratë kanë dëshirë që të kenë stomak të rrafshët, ...
Veshkat janë organi kryesor në trupin tonë që bëjnë të mundu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...