web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia jep lejen për protestuesit/ Tahiri: Të qëndrojnë pa afat

18 Shkurt 2017, 12:29, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka zhvilluar një protestë përpara kryeministrisë ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kreu i PD, Lulzim Basha, së bashku me protestuesit vendosi të qëndrojë në shesh pa afat për të kërkua largimin e Ramës.

Policia e Shtetit refuzoi dy kërkesa të PD për shtyrjen e protestës, por tani mësohet se Policia ka dhënë lejen për protestuesit.

Mësohet se Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ndodhur në zyrën e tij, është shprehur se protestuesit mund të qëndrojnë pa afat në shesh.

Ndërkohë, demokratët kanë nisur ngritjen e çadrave përpara kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij përballë protestuesve, Basha tha se në 18 qershor duhet të ketë zgjedhje të lira, ose ato nuk do të zhvillohen.





Lajmet e fundit nga