web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOT Ekskluzive/ Zbulohet lideri i protestës së Bashës

18 Shkurt 2017, 14:22, Aktualitet CNA

Partia Demokratike zhvilloi sot një protestë përpara kryeministrisë për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Megjithëse ishte në hije, CityNews ka zbuluar liderin e ?vërtetë? të protestës së organizuar nga PD dhe Lulzim Basha.

Ai është Ervin Salianji, i cili siç duket nga fotot ka marrë në ?dorë? frenat e protestës. Ai urdhëron protestuesit të ulen, të çohen, të bërtasin, të shtohen, të hapin çadrat. Shkurt, Salianji është kudo në protestë, është zëri dhe mëndja e frymës qytetare.

Sic shihet nga fotot, edhe protestuesit i binden vetëm Salianjit dhe askujt tjetër. Me vlerat e treguara sot nga Salianji, edhe vetë Basha rrezikon postin e tij.

Ashtu siç quhet rëndomë, Tigri i PD ka trembur kryeministrin Rama, i cili sapo mësoi që në protestë komandat dhe urdhrat do ti jepte Ervini, është mbyllur në bunkerin e tij në Surrel./CityNews





Lajmet e fundit nga