Masat për sezonin veror/ Lamallari: Siguri më e lartë në destinacionet turistike
U prezantuan sot masat e marra nga Policia e Shtetit për g...
U prezantuan sot masat e marra nga Policia e Shtetit për g...
Baba Likja u çudit kur një bodyguardët që mban konsulli Don Estrello Pasmaqiu erdhi dhe vendosi në tavolinën e restorantit ku ishin ulur të drekonin një flamur trengjyrësh që Baba Likes iu duk si ai i Italisë.
-Po flamurin e Italisë ç? na e deshe këtu në tavolinë o flori, – i tha Baba Likja.
-Nuk është flamuri i Italisë, por i Meksikës,- i tha konsulli i turpit, -i kanë ngjyrat njëlloj por ndryshon pozicioni i tyre. Unë nuk ulem në asnjë tavolinë pa u vendosur ky flamur, e kam detyrim si përfaqësues i shtetit meksikan që jam.
-Tani leksione për flamurët do të më japësh mua kryetarit të parlamentit, o vëlla, – i tha Baba Likja, – pse na krijon problem kot. Na fotografon dikush dhe dalim në media duke ngrënë drekë të dy me këtë flamur. Çfarë do të thonë amerikanët? A nuk i ka keq marrëdhëniet presidenti i ri amerikan, Trumpi me Meksikën, për çështjen e murit. Mua si politikan që jam do të ma marrin për qëndrim politik në përplasjen SHBA-Meksikë. E di ti o flori sa para kam harxhuar unë për lobing në Amerikë? Gjithmonë probleme do të më krijosh ti, megjithë të mirat që të kam bërë?
-Unë të të krijoj probleme shef, -tha konsulli i turpit, – janë ata që nuk na duan të mirën të dyve që nxitin sherrin midis neve. Për mua t? i je burri më i madh i shtetit që ka nxjerrë Shqipëria. Megjithëse kam ndonjë pakënaqësi, ti e di vetë, nuk më ke mbështetur për licencën për tv kombëtar për televizionin tim, as për legalizimin e ndërtesave në Kinostudio.
-Tani vëlla të mos e zgjatim me këto muhabete, ti e di vetë se ku e ke shkelur më parë se të vinin këto që the.- I tha Baba Likja,- tani më thuaj në këto zgjedhje do të më mbështesësh, se për të tjerat rregullohemi.
-Do të mbështes patjetër shef, ç? thua.- Tha Konsulli i Turpit.
-Po kur them të më mbështesësh, dua të them të vihesh komplet në shërbim të LSI-së, jo vetëm të pasqyrosh veprimtaritë tona dhe t? u japësh hapësirë njerëzve tanë, por edhe si media të sulmosh kundërshtarët tanë.- I tha Baba Likja.
-Ka marrë fund shef, media ime Sahat Haber do të jetë në shërbimin tënd totalisht. ? I tha Konsulli i Turpit.
-Ç? është kjo Sahat Haber, o flori, për kë media e ke fjalën? Tallesh me mua ti!- I tha Baba Likja.
-Jo shef, por ta thashë si provë besnikërie, të tregova një sekret. Kur isha në burg në Turqi kishim një system informimi brenda burgut që e quanim Sahat Haber, që në turqisht do të thotë diçka si ?ora e lajmeve?. Kur erdha në Shqipëri pashë se kishte një televizion me këtë emër por në anglisht. Këtë e quajta si kismetin tim dhe e bleva. Të gjithë e quajnë median time me emrin që ka publikisht, por unë në mendjen time e quaj Sahat Haber.
Baba Likja ia plasi të qeshurit me të madhe dhe i tha:
-Tani vëlla, meqënëse jemi në sahatin e habereve, siç thua ti, a më thua se çfarë ke bërë me atë arabin që solle në Shqipëri vjet, nga Emiratet e Bashkuara Arabe?
-A, sheiku Khalaf Ahmad Al Habtoor! Ai është një nga njerëzit më të pasur atje, -tha Konsulli i Turpit, -do që të bëjë investime në Shqipëri, por nuk çahet dot me këta të Rilindjes, njerëzit e Edi Ramës, ata duan të ta rrëmbejnë investitorin që gjen ti dhe t? i bëjnë vetë pazaret duke të lënë me gisht në gojë.
-Për këtë është LSI-ja, -tha Baba Likja,- që të shpëtojë njerëzit e ndershëm si ti nga problem të tilla. Sille te unë këtë Pilaf Ahmetin dhe do të merremi vesh. Po thuaji të paguajë ndonjë gjë tani për zgjedhjet se na duhet të ruajmë numrin e votave që kemi madje ta shtojmë, se kështu kemi pushtet të bëjmë edhe ndere për miqtë apo jo?
-Punë e mbaruar shef, ai është njeri që kupton, vetëm ki parasysh se ai më njeh me emrin Xhemail – tha Konsulli i Turpit.
Baba Likja ia plasi të qeshurit.
-Mirë s? ka problem, por meqënëse jemi këtu te çështja e emrit, pse ma ke dërguar ftesën për drekë me emrin ?Estrello??
-Kështu më quajnë në Meksikë shef, e përkthejnë emrin tim në spanjisht.
-?Xhemail? në spanjisht përkthehet ?Estrello?.
-Jo ?Xhemail?, por ?Ylli?.
-Ashtu, po ?Pasmaçiu? si përkthehet në spanjisht,- tha Baba Likja dhe ia plasi përsëri të qeshurit.
Kastriot Myftarajn para 3 vitesh, një kolegu dhe mik i tij m...
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin në lidhje me tetë pe...
Forumi Rinor i Partisë Popullore Europiane, YEPP, ka dënuar ...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu shkruan se askush ...
Historiani Kastriot Dervishi ka reaguar lidhur me shembjen e...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari dhe deputeti i PS, Damian...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi publikoi sot emrat e pol...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ironizuar kryeministrin Ed...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bën me dije se ishte...
Të shtunën, duke u gdhirë mëngjesi i së dielës, me një akt t...
Protesta e mbështetësve të Teatrit Kombëtar është zhvendosur...
Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me oper...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me arrestimet dhe pro...
Ndodh edhe kështu, mund të duket e pabesueshme, por me Repub...
Gazetari Artan Hoxha shkruan se politikanët shqiptarë nuk më...
Deputeti i Opozitës parlamentare, Erion Piciri ka bërë një p...
Akademiku Artan Fuga u shpreh sot se pa një reformë për të g...
Zv.kryetari i grupit të PPE në Parlamentin Europian, Andrey ...
Që nga dita kur u shemb Teatri Kombëtar, analisti Andi Bejtj...
Krydemokrati Lulzim Basha, është vënë ngushtë sonte në “Temp...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...