web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Opinion/ Petrit Vasili: Klement Balili u propozua nga LSI

31 Janar 2017, 22:33, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin Opinion, kreu i Grupit Parlamentar të LSI­së, Petrit Vasili ka shpjeguar deklaratën e Luan Ramës bërë dy ditë më parë kur tha se, kishte dy zgjedhje ose shkarkimin e Manjanit ose shkarkimin e Ramës.

Vasili u shpreh se deklarata ishte se pas konfliktit mes Manjanit dhe Ramës prevalon propozimi i Kryeministrit si drejtues i qeverisë. Po ashtu Petrit Vasili pranoi gjate intervistës me Blendi Fevziun, ne ?Opinion?, se Klement Balili është propozuar drejtor për Transportin ne Sarande nga LSI.

Fevziu: A fshihet Klement Balili nga LSI?

Vasili: Personalisht nuk e kam njohur kurrë këtë njeri. Sa i takon komenteve, përgjigja është qëndrimi i LSI, kërkesa e Metës dhe deklaratat e Manjanit. Ka qenë zyrtar i propozuar nga ne, pa pasur asnjë rekord kriminal.





Lajmet e fundit nga