web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgjime në hotelin e Balilit? Zyrtari i Policisë: Pajisjet ishin zhdukur para se të bënim kontrolle

31 Janar 2017, 20:48, Aktualitet CNA

Klement Balili është sot në fokus të emisionit ?Studio e Hapur? në ?News24?. Përballë gazetares Eni Vasili, pjesë e emisionit është bërë Idajet Faskaj, drejtori për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit, i cili ka rrëfyer disa të pathëna rreth operacionit për kërkimin e të shumëkërkuarit Klemend Balili, i cilësuar nga mediat greke si ?Eskobari i Ballkanit?.

Nga një studio paralele, Faskaj pohoi se kur Policia e Shtetit ?zbarkoi? në hotelin e shumëpërfolur të Balilit në Sarandë, pajisjet ishin zhdukur para se të bënin kontrolle.

INTERVISTE ME IDAJET FASKAJ, DREJTOR PER HETIMIN E NARKOTIKEVE NE DPPSH
Zoti Faskaj, pse nuk është arrestuar deri më tani Klement Balili?

Para se të bëhej kjo pyetje, se pse nuk është arrestuar, doja të thoja disa gjëra më parë.
20170131-212302
Pse nuk u ekzekutua urdhri?
Në 17 maj ka mbërritur në Interpol Tirana kërkesa për kërkim ndërkombëtar të shtetasit Klement Balilit, për implikimin në trafik droge në shtetin greke. Në mbërritje të kërkesës iu përcoll Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë. Siç e përcakton dhe procedura dhe ekstradimi, ka një përjashtim kur bëhet fjalë për një shtetas shqiptar.

Pse nuk u arrestua në momentin kur morët këtë urdhër?
Nuk mund të sqaroj pyetjen se pse nuk u arrestua, pasi duhet të flas për ekstradimin. Çështja penale ka nisur nga shteti grek. E kemi çuar materialin në Krimet e Rënda dhe pas ndërhyrjes së policisë greke, që ka arrestuar 15 persona, ka nisur dhe hetimi për Balilin. Balili ka qenë i implikuar në këtë çështje. Në momentin që kishim procedimin, nuk kishim materiale për këtë person. I kërkuam autoriteteve greke se çfarë materialesh kanë pasur për të.

Balili ndodhet në Shqipëri apo jashtë saj?
Nuk e kemi informacionin se ku ndodhet shtetasi Klement Balili. Kemi bërë kërkime dhe kemi informacionet tona, po i përpunojmë.

Ju nuk kemi asnjë informacion ku ndodhet?
Nuk e dimë se ku ndodhet, nëse do e dinim do e arrestonim.

Pse nuk ka shpërblim për çështjen Balili?
Nuk ka të bëjë fare ky fakt, nëse të ofrohet shpërblim apo jo. Janë shumë persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Për Balilin po mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurisë?.
Ka pasur dhe kërkesa të tjera ndërkombëtare, ku është kërkuar që të arrestohen shtetas shqiptarë. Janë ekstraduar apo janë gjykuar këtu.

Ju po thoni se nuk ka nevojë për shpërblim, pasi po punoni ju?
Nuk ka lidhje fare kjo.

A ka pasur dekonspirim?
Janë kryer disa operacione. Ka pasur momente ku kemi dyshimet tona se ka pasur rrjedhje informacioni. I janë çuar prokurorisë për t?u hetuar.

A ka punonjës policie të dyshuar për këtë çështje?
Thash edhe njëherë, se kemi dyshimet tona dhe po hetojmë.

Fakti se Balili nuk është arrestuar, a është notë jo kaluese për Policinë e Shtetit?
Nuk do e konsideroja të tillë, pasi Policia e Shtetit ka kapur 111 persona të shpallur në kërkim për trafik droge. Klement Balili i është shmangur policisë. Ka dhe shumë persona të tjerë që janë në kërkim, që janë quajtur ?baronë të drogës?. Por kjo nuk do të thotë se policia ka notë ngelëse.
20170131-212217
Ju po i vlerësoni akuzat e bëra nga ish-ministri Manjani?
Unë nuk e di se çfarë akuzash bëjnë qarqet politike. Politikanët mund t?i shikojnë me ngjyra, kurse policia nëse janë shkelës të ligjit apo jo.

A keni dijeni për përgjime në hotelin e Balilit?
Ne nuk administrojmë hotelet e Balilit e se dimë çfarë kanë kamerat. Është bërë kontroll por nuk ka pasur pajisje të kamerave filmike.

Pra ju nuk keni gjetur kamera, nuk kishte sistem sigurie?
Kamerat ishin por pajisja është hequr më para se të bënim kontrolle. Me sa duket i kanë marrë masat para se të shkonim ne.

Ilir Kulla: Ju sapo përmendët që janë bërë disa operacione për ndalimin e këtij shtetasi dhe kjo gjë nuk ka ndodhur a ka pasur masa brenda policisë së Shtetit?

Janë marrë shumë masa, janë kryer veprime nga strukturat përkatëse, janë shkëmbyer informacione dhe nuk kemi konstatuar që ka pengesa të hetimeve apo veprime që kanë sjellë moskapjen e kij shtetasi. Nëse do kishte, do ishte shkelje penale jo administrative.

Artan Hoxha: Në çfarë niveli ka qenë rezultati gjatë hetimit të përbashkët me DEA-n?

Kemi raport shumë të mirë me DEA-n, jo vetëm në këtë rast. Pak kohë më parë janë kapur në kufirin Greqi-Turq,i 5 kg heroinë si fryt bashkëpunimi i policisë shqiptare, greke dhe DEA-s. DEA ka kërkuar të ndajë informacionin me ne për të realizuar një hetim të përbashkët dhe me palën greke, kjo tregon bashkëpunimin që kemi.

Hoxha: DEA nuk ndërhyn për drogat e lehta, por për drogat e rënda. Fakti që DEA është përfshirë në këtë grup, dyshohet edhe për trafik të drogave të forta nga Amerika Latine?

Faskaj: Informacioni fillestar nga DEA ka qenë për ekzistencën e një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike në vendet e Europës, kanabis. Nga hetimi do të nxirret veprimtaria e gjithë grupit dhe e çdo pjesëtari.

Vasili: Vangjeli pse nuk arrestohet Balili, keni një ide?

Vangjeli: Nuk e kam idenë, por nga dje ishte një histori policore, por nga sot është një histori politike, ka mbërthyer shumë personazhe politike.

Janë bërë 8 operacione apo 12, ka qenë data 17 maj apo 27 edhe kjo nuk ndryshon gjë.

Zotëria në fjalë ka marrë statusin e një simboli. Emri i tij i ardhur në Shqipëri edhe nga Uashingtoni i jep një qasje tjetër. Ka marrë statusin e një gjykatësi që unë nuk po i përmend emrin, që përmendej edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Akuza e parë ishte që i jepte një ngarkesë politike këtij zotërie sepse ishte një zyrtar lokal i nivelit të mesëm i emëruar nga LSI në Sarandë. Pastaj u përfol si një mbështetës i flaktë i PD-së. Jo më larg se dje media nxori një lajm tjetër se edhe kompleksi Santa Quaranta, ka qenë në proces privatizimi me vendim të ish-ministrit të brendshëm Lulzim Basha.

Vasili: Pra, Balili është i të gjithëve?

Vangjei: Jo është tjetër gjë. Është pjesë e spekulimit të madh që bëjmë të gjithë dhe pjesë e lehtësisë që e trajtojmë ne fatin e gjithsecilit. Emri i këtij zotërie është përmendur në Uashington. Kjo rrëfen seriozitetin e çështjes por edhe shqetësimin e madh të lidhjes së politikës me krimin. Nëqoftëse dje ka patur një anë, sot politika po tenton të ndahet nga ky personazh por edhe fenomeni.

Vasili: E ka përdorur politika?

Vangjeli: Krimi zakonisht apo bota e krimit shërben në pak orë ditën e zgjedhjeve apo më pas kur bëhet numërimi, pastaj tenton të marrë me koncesion copëza pushteti për 4 vjet rresht, kjo është marrëdhënia. Më shumë se e lidhur me emrin e një keqbërësi. Për sa kohë përmendet në zyrën e Departamentit të Shtetit është kambana për të nesërmen, ajo çfarë ka ndodhur dje.





Lajmet e fundit nga