web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vettingu/ Gjyqtarët dhe prokurorët që u tërhoqën (Emrat)

31 Janar 2017, 16:10, Aktualitet CNA

Sot ka qenë dita e fundit e dorëzimit të vetë-deklarimit të pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në përfundim, 5 gjyqtarë dhe prokurorë nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.

Një nga gjyqtarët që nuk ka dorëzuar formularin është edhe anëtari i Gjykatës Kushtetueses, Vladimir Kristo i cili nuk ka dhënë shpjegime.

Gjithashtu nuk kanë dorëzuar formularin pranë ILDKPKI edhe gjyqtarët Ilir Pashaj, Ilir Celiku, Drita Veliu e Mirela Fana, të cilët automatikisht përjashtohen nga sistemi.

Disa ditë më parë u dorëhoq edhe prokurori Sulejman Tola, duke u shprehur se kishte nisur procedurat e daljes në pension.

Në total, janë 359 gjyqtarë që kanë deklaruar pasurinë e tyre pranë ILDKPKI





Lajmet e fundit nga