Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Avokati Jordan Daci ka paraqitur sot kandidaturën e tij në Komisionin e Ligjeve, ku prezantoi përpara anëtarëve platformën e tij.
Gjatë fjalës së tij, Daci ka bërë një rezyme të karrierës së tij, studimet, punët dhe projektet ndër vite.
Ai i u shpreh se nuk është një produkt i politikës dhe as i marrëveshjeve politike. Daci theksoi se ka moshën, energjinë dhe motivimin e duhur që të jetë mbi palët dhe në nivelin e duhur të detyrës për ta shndërruar AP në një institucion model në Republikën e Shqipërisë.
Më poshtë, fjala e plotë e Jordan Dacit
I nderuar z. Kryetar, I nderuar z. Zëvendëskryetar, Të nderuar deputetë, Dëshiroj t’ju falënderoj për mundësinë që po me jepni për tu dëgjuar në këtë komision të nderuar. Përpara se të parashtroj një përmbledhje të cv time dhe të platformës sikurse na është kërkuar nga ju, dëshiroj të theksoj për ju dhe mbarë publikun që unë e kam nisur këtë garë si kandidat jashtë politikës, sikurse e kërkon në fakt edhe pozita Kushtetuese e Avokatit të Popullit.
E mora vendimin për të kandiduar duke menduar dhe besuar që Kuvendi i Shqipërisë me miratimin e reformës në drejtësi me një konsensus historik, tregoi vullnetin politik dhe sovran për të respektuar parimet e shtetit të së drejtës dhe për të garantuar një garë të drejtë, të hapur dhe të ndershme. Sigurisht, një garë e tillë është një garë që bazohet në respektimin rigoroz të kritereve që kërkon ligji për çdo kandidat. Theksoj dhe kërkoj, që kriteri i aktivitetit dhe njohurive të shquara në fushën e ligjit dhe të Drejtave të Njeriut, të jenë kriteri bazë sikurse përcakton ligji dhe përcjell kuptimi gjuhësor i këtij togfjalëshi. Gjykoj, se respektimi ose jo i këtij kriteri do të jetë treguesi i legjitimitetit ose delegjitimitetit të këtij procesi të rëndësishëm. Të nderuar deputetë, Gjithë përvoja ime profesionale dhe akademike prej më shumë se 15 vitesh i është kushtuar të Drejtave të Njeriut dhe Ligjit. Unë jam diplomuar jurist me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës.
Në tetor 2003 kam përfunduar me sukses studimet për Gradën Shkencore Master of Arts për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, diplomë e lëshuar bashkërisht nga Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Sarajevës dhe i një rrjeti të gjerë universitetesh të mirënjohura ndërkombëtare dhe të mbështetura si program nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë. Në vitin 2004 fitoi titullin ?Avokat?. Në maj 2010 kam përfunduar studimet për Gradën Shkencore ?Doktor i Shkencave në të Drejtën Publike? në Universitetin e Tiranës me një vlerësim 99/100. Pastaj në vijim kam fituar titullin Akademik ?Profesor i Asociuar? në Drejtësi. Krahas këtyre studimeve, kam përfunduar me sukses shkolla verore, kurse kualifikimi dhe studimeve pasuniversitare të përqendruara në fushën e të Drejtave të Njeriut, Teknologjisë së Lartë dhe të Drejtave të Njeriut, Studime Gjinore dhe të Grave, të Drejtës Evropiane, të Drejtës Ndërkombëtare etj. Përvoja ime profesionale dhe akademike ka filluar nga praktikant në disa organizata ndërkombëtare, në asistent avokat dhe fillimi i punës time në administratë ka qenë si specialist i marrëdhënieve me jashtë dhe integrimit evropian pranë Ministrisë së Financave të RSH.
Në të njëjtën kohë kam shërbyer si anëtar i Grupit të Punës Ndërministrorë të Punës me Konventat e OKB-së dhe anëtar i Komitetit Ndërministror për Luftën Kundra Trafikut të Qenieve Njerëzore. Ndërkohë, mësimdhënia ka filluar që në vitin akademik 2003-2004, menjëherë pas përfundimi të studimeve pasuniversitare për Gradën Shkencore Master. Pas këtij momenti, kam punë me kohë të plotë pranë Universitetit Luarasi si pedagog i lëndëve e ?Drejtë Publike? dhe ?Të Drejtat e Njeriut?. Në këtë kuadër, në vitin 2006 arrita të publikoi botimin e parë të tekstit universitar të lëndës ?Të Drejtat e Njeriut?. Në vijim fillova punë si këshilltar ndërkombëtar ligjor pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Kosovës në atë kohë nën Misionin UNMIK nga gusht 2006-mars 2008. Në mars 2008 rifillova profesionin e avokatit të cilin e ushtroja edhe gjatë kohës kur isha pedagog me kohë të plotë. Po në këtë vit u caktova si Koordinator për Shqipërinë, Këshilltar dhe Bashkëdrejtues i Ekipit Vlerësues për projektin e hartimit të ?Indeksit të Reformës Gjyqësore? projekt i Iniciativës së Shtetit të së Drejtës së Dhomës Amerikane të Avokatëve (ABAROLI), projekt i mbështetur financiarisht nga USAID.
Pas mbarimit të këtij projekti, u emërova nga OSBE-ODIHR si Raportues për Shqipërinë ?Për pavarësinë e gjyqësorit 2009? duke qenë edhe autor i këtij raporti. Në vitin 2010, u riktheva në Kosovë përsëri si Këshilltar Ndërkombëtar Ligjor pranë Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit tashmë të Republikës së Kosovës. Gjatë angazhimit tim pranë Qeverisë së Kosovës, kam mundur të jem autor i disa dokumenteve ligjore, projekt-akteve ligjore, udhëzuesve të cilat janë miratuar dhe përdorur në nivel Kosove. Po ashtu, Kosovë në kuadër të Misioni të OSBE-së dhe Qendrës Juridike të Kosovës, kam shërbyer si trajnues i Gjyqtarëve të Kosovës për të Drejtën Evropiane dhe procesin e Integrimit Evropian. Me rikthimin në Tiranë në 2011, rifilloj punën si avokat. Në vitin 2012, fitova kontratën për të shërbyer si Këshilltar i jashtëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës së RSH për projektin BERIS dhe arrita me sukses të jem autori i ndryshimeve ligjore që bënë të mundur reformën e sistemit të inspektimit në RSH. Theksoj që në kuadër të këtij projekti kam hartuar ndryshime, shtesa dhe shfuqizime të rreth 80 ligjeve të cilat janë miratuar pa asnjë ndryshim nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pas këtij angazhimi pata mundësinë të shërbej si Këshilltar i Kryetarit të Gjykatës së Lartë të RSH dhe më pas Këshilltar Juridik dhe për Marrëdhëniet me Parlamentin i Ministrit të Financave. Ndërkohë, duhet të theksoj që në çdo kohë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri krahas punëve të tjera që kam bërë, kam ushtruar gjithmonë profesionin e pedagogut të lëndës së të Drejtave të Njeriut, të Drejtës Kushtetuese, të Drejtës Publike dhe herë pas herë asaj Evropiane apo Ndërkombëtare pa asnjë shkëputje nga viti 2004-në vijim. Lënda ime e preferuar dhe e përhershme krahas lëndëve të tjera të cilën e kam dhënë që në fillimet e karrierës së time, është ajo e ?Të Drejtave të Njeriut?, lëndë e cila mësohet në të gjitha universitetet në Shqipëri, Shkollën e Magjistraturës etj, dhe në disa universitet në Kosove me tekstin universitar të shkruar nga unë që nga qershori 2006 e në vijim. Në kuadër të karrierës time si profesor dhe ekspert sidomos i të drejtave të njeriut, por jo vetëm, kam arritur të fitoj edhe çmime ndërkombëtare apo të marr mirënjohje për punën time në fushën e së drejtës dhe të Drejtave të Njeriut. Konkretisht në vitin 2014, u shpalla fitues i konkursit ndërkombëtar të JucticeMakers të organizatës ndërkombëtare Internatinal Bridges to Justice me një projekt për të Drejtat e Njeriut. Kam ushtruar me sukses detyrën e avokatit para gjithë niveleve të Gjyqësorit në RSH, duke përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut.
Krahas punës si jurist, ekspert, avokat apo profesor dhe qenies autor i librit universitar për lëndën e të Drejtave të Njeriut, jam edhe autor i një monografie tjetër në proces botimi dhe i 36 kumtesave në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare të universiteteve të mirënjohura si ai i Goethe University ne Frankfurt, Universitetit të Pragës, Akademisë së Shkencave të Moldavisë dhe Austrisë, Universitetit të Nova Goricës, etj. Në të njëjtën kohë, kam edhe 34 punime të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, shumë nga të cilat me faktor impakti. Punimet e mia pjesa më e madhe janë në fushën e të Drejtave të Njeriut, Filozofisë së të Drejtës dhe lëmive të tjera të së drejtës dhe janë cituar nga shumë autor nëpër botë. Kjo gjë vërtetohet lehtësisht me një kërkim në Google Scholar apo nëpërmjet platformës ?Ëeb of science?. Si pjesë e formimit tim kam arritur të jem njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze, Italiane dhe njohës shumë i mirë i gjuhës Turke dhe kam njohuri bazë të gjuhës Serbo-Kroate.
Të nderuar deputetë, Unë nuk jam produkt i politikës dhe as i marrëveshjeve politike, unë jam një person që dua të vë në shërbim të këtij institucioni gjithë njohuritë dhe përvojën time profesionale dhe akademike, si dhe integritetin tim. Gjej rastin të ftoj gjithë median që të pasqyrojë dhe të ndjek me përparësi gjithë procesin duke përfshirë vënien në pah të çdo ane pozitive, por qoftë edhe negative të çdo kandidati duke filluar me mua e kështu me radhë, si dhe të veri në pah sidomos kontributet dhe aktivitetin e secilit kandidat në fushën e ligjit dhe të të drejtave të njeriut sikurse e kërkon ligji.
Kjo garë do të tregojë nëse Kuvendi ka vullnetin për të bërë një zgjedhje mbi bazën e meritokracisë dhe ligjshmërisë edhe përtej çdo vullneti politik i cili nuk i merr parasysh ato. Së fundmi, kam moshën, energjinë dhe motivimin e duhur që të jem mbi palët dhe në nivelin e duhur të detyrës për ta shndërruar AP në një institucion model në RSH. Dedikimi im ndaj të drejtave të njeriut dhe një sistemi drejtësie profesional, të përgjegjshëm dhe të pavarur është absolut. Duke shpresuar që do të kem mbështetjen tuaj, ju falënderoj shumë për gatishmërinë për të më dëgjuar dhe mirëpres çdo pyetje nga ana juaj.
Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri -Hellenic Business Asso...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, diskutoi në nj...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka hedh...
Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, (AMA), Gentian Sa...
Komisioni për Çështjet Ligjore nisi sot seancat dëgjimore me...
Nga ana e policisë së Korçës është bërë e mundur kapja dhe n...
Jordan Daci, në kuadër të kandidimit për postin e Avokatit t...
“Transparency International” ka bërë publik raportin e vitit...
Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit ka marr...
Sot kreu i PD, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebo...
Në Komisionin Hetimor për pajisjen e përgjimit “IMSI Catcher...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri një deklaratë të fo...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërcënuar të gjithë qyte...
Gazetari dhe publicisti i njohur amerikan, Thomas E. Ricks, ...
Më herët, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ripërsëri...
Përfaqësuesja e BE-së për Kosovën, Natalia Apostolova, dhe k...
Kuvendi ka publikuar emrat e kandidatëve të propozuar si anë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi për ngjarje...
Aldo Bare kërkon në Kushtetuese që ti hiqet dënimi me burg p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...