Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Komisioni i Integrimit Evropian dhe Komisioni i Politikës së Jashtme në parlament janë komisione me fokus të përafërt pune, dhe me vlerë në procesin e përafrimit drejt BE. Komisioni i Integrimit mbetet specifik, për shkak se në të bëjnë pjesë dy kryetarët e grupeve kryesore parlamentare, Ruçi e Paloka, dhe se kryetari është nga opozita (Bregu). Tek Komisioni i Politikës së Jashtme, bëjnë pjesë disa ish ministra (Dade, Bumçi, Blushi, Leskaj, Islami, si dhe ish kryetarët e parlamentit Topalli e Dokle). Monitorimi i aktivitetit të tij nga Instituti i Studimeve Politike ofron të dhëna interesante.
Gjatë sesionit parlamentar të vjeshtës këto komisione kanë pasur një numër minimal mbledhjesh: 4 mbledhje komisioni për integrimin dhe dy herë më shumë, 8 mbledhje, komisioni i jashtëm. Tematika e mbledhjeve është e kushtëzuar nga praktika rutinë të punës, ? kryesisht kalim teknik të ligjeve që lidhen me komisionet, raport progresi i BE, çështjet e buxhetit në sektorët që mbulojnë, si dhe seancat për problematika të veçanta të ambasadorëve dhe MPJ. Komisioni i Integrimit ka seanca të shkurtra mbledhjeje, dhe vetëm në një rast ka më shumë se dy diskutues. Pra, janë më shumë mbledhje formale rutinore sesa debate e diskutime të standardit të lartë, në përputhje me pritshmërinë publike që ka ky komision.
Ajo që bie dukshëm në sy në të dhënat monitoruese të këtyre komisioneve është fakti se figurat kryesore politike që bëjnë pjesë në to, nuk janë angazhuar dhe thuajse nuk kanë pasur asnjë rast të vetëm të ndërhyrjeve në formë komenti, diskutimi apo amendimi. Tek Integrimi nuk kanë folur asnjëherë asnjëri nga kryetarët e dy grupeve kryesore parlamentare, Ruci e Paloka, madje numri i deputetëve që nuk kanë folur asnjëherë është dukshëm më i lartë sesa numri i atyre që kanë folur (në raportet 6 me 4). Tek komisioni i jashtëm nuk kanë marrë folur asnjëherë figura të njohura politike si Topalli, Idrizi dhe Blushi, ndërkohë që deputetët më me shumë angazhim përveç kryetares, kanë qenë Islami e Bumçi. Fakti se deputetët më të heshtur të këtij komisioni bëjnë pjesë në listën e deputetëve më aktiv në diskutimet në seancat plenare në Kuvend, do të thotë se aktiviteti në Komision nuk merr rëndësinë e duhur dhe nuk përbën një tribunë promovimi të politikës dhe politikanëve me ambicie publike.
Një element tjetër tipizues në punën e këtyre dy komisioneve është fakti se tek Integrimi nuk ka konflikt politik dhe debatet janë kryesisht për çështje të rëndit të ditës, kurse tek Komisioni i Jashtëm shpeshherë ka debate e replika politike, jashtë rendit të ditës ose të prirura nga axhenda politike. Axhenda e komisionit, sipas rutinës edhe të komisioneve të tjera parlamentare, është e diktuar nga rendi i ditës në procedurën e ligjeve, dhe mungojnë, si kudo, nismat specifike të komisionit për trajtime të thelluara të problematikave të sektorit.
Arsimtarët e Qarkut të Elbasanit po vuajnë këto ditë të fill...
Një autoambulancë është bllokuar sot në qytetin e Korçës për...
Në të gjithë vendin vijojnë kushtet e rënduara të motit me t...
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në m...
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 28- vjeçar i shp...
Sot, pas shume ditesh heshtje per shkak te motit te acarte d...
Drejtori informativ i ABCNews, Armando Shkullaku është largu...
Një ditë tragjike plot viktima. Sapo është raportuar për një...
Moti i acartë ka shënuar një tjetër viktimë këtë mbëmje. Ngj...
Me dhjetra qytetarë të Durrësit kanë protestuar përpara Bash...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane kanë s...
Përplasja mes dy partive aleate të qeverisë vijon të bëhet e...
SHÇBA ka arrestuar një polic, i cili kryente shërbimin në k...
Ka shfrytëzuar të kaluarën e vajzës dhe ka nisur përndjekjen...
Zgjedhja e presidentit të ardhshëm mund të bëhet një luftë p...
Kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen CEZ, Taulant Ball...
Aksi rrugor Korçë-Kapshticë është mbuluar nga akulli. Siç sh...
Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e epidemisë gripale....
Të rinjtë e forumeve rinore politike protestuan sot para Amb...
Në vitin 1726, u tha se një grua e quajtur Mary Toft lindi l...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...