Moti i keq/ Situata dhe masat deri në orën 17:30
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta në të gjithë vendin....
Emocionet janë një tjetër gjë. Sepse trupi mund të mendojë edhe më vete. Me anë të hormoneve. Ja ç?duhet të dish për të kuptuar gjuhën e padukshme të dëshirës
Kemi dëgjuar të thuhet, kur bëhet fjalë për një lidhje, ?kjo është çështje kimie?. Në të vërtetë është si një nga ato thesaret nënujore, të cilat detit të thellë e misterioz të shpirtit njerëzor është vështirë t?ia zbulosh. Por, shkenca ca pika mbi i, i ka vendosur edhe në fushën më pak shkencore të mundshme: ndjenjat. Abstraksioni i emocioneve të fuqishme duket se ka dhe materie nga pas. Hormonet, ca të njohur e ca më pak, kanë rolin e tyre në shumë sjellje që spikasin në marrëdhënien erotike. Kimia e dëshirës përjashtohet nga çdo skemë dhe përkufizim, sepse përfaqëson dimensionin ndoshta më të pakapshëm dhe subjektiv të seksualitetit, por specialistët nuk dorëzohen: të dëshiruarit është një mister shumë joshës, aq sa është e pamundur të mos provosh ta shfaqësh. Këtë e tregon boom-i i studimeve mbi faktorët psikologjikë të lidhjes, që kanë ndryshuar fytyrën e seksologjisë tradicionale.
Nuk flitet vetëm për anën mendore, por këtu hyn edhe trupi. Dhe kurrë, në asnjë rast tjetër, trup dhe mendje nuk shfaqen si një entitet unik ashtu siç ndodh te dëshira.
Zbulimet e reja mbi mekanizmat neurofiziologjike, të cilat diktojnë shumë sjellje njerëzore, të shtyjnë te ky drejtim i vetëm: eksplorimi i mendjes duhet të ecë me hapa të barabartë me eksplorimin e reaksioneve neuro-kimike të lidhura me kënaqësinë, që angazhojnë gjithë organizmin.
Një kënaqësi tredimensionale
Dëshira ndizet sa hap e mbyll sytë. E megjithatë, pas atij çasti është një botë e tërë tridimensionale e përbërë nga reaksione kimike, stimuj erotikë-afektivë dhe analiza mendore, që të gjitha bashkë bëjnë të ndizet flaka e pasionit. Përplasen stimujt dhe shpërthen efekti më i fuqishëm i atij apo atyre hormoneve që udhëheqin ndjenjat dhe veprimet. Një lojë e butë stimujsh dhe kundërstimujsh, që përfshijnë tre përbërësit esencialë të qenies njerëzore: trup, mendje dhe marrëdhënie emocionale.
Stimuli biologjik instiktiv
Ajo që vë në lëvizje një seri procesesh neuro-kimike zinxhir lind nga një nevojë parësore e species: riprodhimi. Atë e ndiejnë të dyja sekset, si femrat dhe meshkujt. Ajo është e udhëhequr nga hormonet mashkullore (androgjene), mbi të gjitha nga testosteroni, parimi i dëshirës fizike dhe DHEA, aleat i madh i eksitimit.
Te femrat, hormonet estrogjene kanë një rol të madh në mirëqenien psikofizike të tyre dhe kanë një rol paraprak për një epsh të shëndetshëm, ndërkohë që prolaktina (hormoni që nxit prodhimin e qumështit) ushtron një efekt frenues. Por ka hormone të tjera që, dhe pse më pak të njohur, ndikojnë mjaft në atë mister të quajtur dëshirë:
Oksitocina jo vetëm favorizon dëshirën e përforcon lidhjet emocionale, por mendohet se ajo mund të ketë një rol kyç në orgazëm dhe në atë ndjesinë e ngopjes pas orgazmës.
Vasopresina, që do të kishte të njëjtin funksionon të oksitocinës te meshkujt; hormoni i tiroides, që nëse prodhohet me pakicë, redukton dëshirën seksuale.
Faktorë stimulues ose frenues (ilaçe, droga, sëmundje fizike dhe psikike), mund të ndryshojnë plotësisht letrat në tavolinë, duke e hedhur në erë këtë ekuilibër delikat kimik. Ekuilibër, që për sa i përket atij vetë, nuk mund të varet nga gjendja e shëndetit fizik dhe mirëqenies së përgjithshme psikike: energjia seksuale është gjithmonë shprehje e energjisë jetësore.
Stimuli emocional i motivuar
Ky stimul është i udhëhequr nga nevoja për kënaqësi dhe dashuri. Ai ushqehet nga fantazia dhe imagjinata erotike. Në këtë përmasë intime dhe emocionale futet si raporti që personi ka me veten, ashtu edhe marrëdhënia që ndërton me të tjerët. Vetëvlerësimi, besimi në vete dhe në aftësitë personale, të pëlqyerit dhe një imazh i mirë trupor janë mbështetës të mrekullueshëm të dëshirës.
Por edhe cilësitë e marrëdhënieve që vendosen jashtë ?zonës? seksuale janë shumë përcaktuese, pra mënyra e të jetuarit të lidhjes emocionale të dashurisë (e sigurt, me ankth apo që do ta shmangësh), aftësia për t?i besuar tjetrit, përkundja në intimitet, harrimi në ndjenja dhe pasion e të tjera si këto. Në dukje ngjajnë me diçka krejt të ndryshme nga dëshira, por ajo nuk është vetëm produkt trupor dhe është shumë lehtë e modifikueshme prej të gjitha ndjesive.
Janë të rëndësishme edhe arsyet që, edhe pse jo rigorozisht ?seksuale?, shtyjnë në sjellje seksuale: ankth, trishtim, ndjenjë vetmie, afeksion, nevojë për intimitet emocional, nevojë për të shkarkuar tensionin ose për të pasur avantazhe. Në fund, theksojmë faktin se nuk mund të shkëputesh lehtë nga e kaluara: lidhjet e vjetra, pozitive ose negative, ndërtojnë një bagazh pak a shumë të rëndë, që merret nga pas gjatë gjithë jetës.
Stimuli mendor njohës
Është në realitet një mekanizëm mbrojtës, që çon në analizën e faktorëve që e bëjnë një sjellje seksuale të këshillueshme, ose të atillë që duhet shmangur me çdo kusht. Por duke qenë se kjo hallkë është hallka e fundit e zinxhirit të gjatë të dëshirës, shpesh ajo tronditet nga ndërhyrja e faktorëve instiktivë dhe emocionalë.
Rasti shumë i rrezikshëm i sëmundjeve seksuale të transmetueshme është emblematik: instikti zbeh sjelljen vetëmbrojtëse. Kështu, njeriu, edhe pse i ndërgjegjshëm për rrezikun, lëshohet, dhe bëhet i paaftë për të bërë rezistencë.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta në të gjithë vendin....
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Debati i nisur mes dy femrave, pjesë e bluzave të bardha, në...
Deputeti socialist Taulant Balla, tha gjatë komisionit hetim...
Parlamenti ka miratuar në mars të vitit të kaluar ligjin për...
Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjellë reshje ...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se do h...
Të gjithë ndonjëherë kemi nevojë për një natë të qetë dhe të...
Ylli Dylgjeri ka sulmuar deputetin socialist Erion Braçe. Pë...
Robert Ndrenika sot feston 75-vjetorin e lindjes-TIRANE, 10 ...
Komisioni hetimor për privatizimin e OSHEE tek CEZ, nuk ka z...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka publikuar në rrje...
Sekretari i LSI, Petrit Vasili foli sot në kuadër të propozi...
Një burrë nga Serbia është konsideruar gjysmë mrekulli kur ë...
Zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federi...
Deputeti socialist, Taulant Balla, i është përgjigjur sot pr...
Nënkryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi...
Serbia vijon hakmarrjen ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, R...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...