Helmimi i kursantëve te Akademia e Sigurisë/ Reagon policia
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Një nga funksionet më të rëndësishme të Kuvendit është shqyrtimi dhe miratimi i ligjeve. Parlamenti ynë funksionon me skemën klasike, – mbledhje në komisione dhe më pas, seancë plenare gjatë ditës së enjte. Komisioni kryesor në parlament është Komisioni i Ligjeve, ose siç zyrtarisht cilësohet ?Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut?. Referuar të dhënave krahasuese të periudhës shtator-dhjetor 2016, – periudhë intensive për reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, zgjedhjet në KQZ dhe shqyrtimin e miratimin e Buxhetit të Shtetit, – Komisioni ka zhvilluar rreth 23 mbledhje pune nga 53 mbledhje të zhvilluara gjatë sesionit tjetër janar ? korrik 2016.
Komisioni i Ligjeve kryeson me numrin e mbledhjeve në raport me komisionet e tjera, dhe gjithashtu, dukshëm është komisioni më me shumë propozime për amendime e korrektime ligjore në Kuvend. Megjithatë, suksesi i tij në raport me komisionet e tjera, mund të vijë edhe për shkak të dobësisë së punës të komisioneve të tjera, apo çështjeve të cilësisë së përfaqësimit. Ndaj një analizë më e detajuar e mbledhjeve të këtij komisioni japin të dhëna interesante.
Në 23 seanca të Komisionit të Ligjeve janë shënuar 82 diskutime, në raport 3.4 diskutime për mbledhje komisioni. Kjo është një përqindje mjaft e vogël referuar rëndësisë së ka komisioni i ligjeve dhe nevojës së madhe për ekspertizë të thelluar ligjore. Në praktikat e parlamenteve perëndimore komisione të tilla kanë nivele deri 5 herë më të larta debati dhe të pjesëmarrjes aktive. Pavarësisht se raporti 3.4 diskutime në mbledhje komisioni, shqetësimi kryesor nuk qëndron këtu, por tek të dhënat e diskutimeve dhe përqendrimi konkret i tyre.
Mbledhjet e Komisionit të Ligjeve janë drejtuar gjithnjë nga kryetari Fatmit Xhafaj, i cili, përvec drejtimit, ka bërë vazhdimisht ndërhyrje në çështje konkrete të ligjeve, debatit dhe ka bërë amendime/propozime, etj. Si kryetar, Xhafaj nuk mund të jetë objekt i klasifikimit të numrit të diskutimeve në komisione. Ndaj me këtë kriter, numrin më të lartë të ndërhyrjeve e ka deputetja Vasilika Hysi, me diskutime në 16 nga 23 mbledhjet e Komisionit. Ajo ka dyfish më shumë diskutime në seancat e komisionit sesa dy deputetët e tjerë më aktivë në Komision, Eduart Halimi (PD) dhe Ulsi Manja (PS). Pas tyre, në vendin e katërt më me shumë diskutime vijnë Dashamir Peza, Petrit Vasili dhe Anila Agalliu. Dy politikanët opozitarë, Bylykbashki e Ristani kanë numër të njëjtë të ndërhyrjeve, po aq sa deputeti i ri i sesionit të pranverës, Edmond Leka. Deputetët e tjerë kanë raste minimale ndërhyrjesh, madje tre deputetë (njëri prej tyre është zëvendësues në mbledhjet e këtij komisioni) nuk kanë diskutuar asnjëherë. Shprehja, – ka deputetë që marrin pjesë në komision vetëm për të regjistruar emrin dhe përfituar pagesën, – vlen dukshëm në këtë rast.
Referuar datave të mbledhjeve të Komisionit dhe diskutimeve të zhvilluara në to, rezulton se mbledhjet më me interes debati nuk janë ato që lidhen me ligje të rëndësishme, por rastet kur palët kanë interesa direkte politike. Të tilla janë debatet për selektimin e kandidatëve për kryetar në KQZ, debati mbi trafikun e drogës, gjendjen e sigurisë, debati mbi komisionin për hapjen e dosjeve, etj. Siç shihet nga tabela vetëm në 6 mbledhje ka pasur më shumë se gjashtë deputetë të përfshirë në debat, kurse në mbledhjet e tjera, numri i deputetëve të përfshirë ka qenë simbolik, – kryesisht deputeti që duhet të jetë relator dhe ndonjë tjetër me ndërhyrje apo pyetje.
Së fundi, një tregues interesant është edhe pjesëmarrja e deputetëve në mbledhjet e Komisionit. Praktika parlamentare përcakton përbërjen fikse dhe disa deputetë zëvendësues, të cilët përdoren sidomos kur pala politike ka interes për vendimmarrje/debat politik. Dy anëtarë të Komisionit nuk kanë qenë asnjëherë të pranishëm, një për arsye shëndetësore (BF) dhe një tjetër për arsye të tjera (TD). Megjithatë shihet nga tabela se tetë deputetët e parë me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në komision janë deputetë të mazhorancës, pra të shumicës qeverisëse. Opozita ka përfaqësim mesatar, madje dy nga kryetarët e partive opozitare pjesëmarrës në Komision kanë shifra minimale prezence dhe akoma më minimale ndërhyrjesh/debati. Mjafton kjo tabelë për të kuptuar se përfaqësimi i deputetëve në Komision është dukshëm nën nivelin e një standardi të lartë parlamentar, dhe se referuar opozitës, është dukshëm nën standardet që ajo promovon.
Gjatë periudhës shtator ? dhjetor 2016 rezulton se kanë qenë present në Komision disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar (Manjani, Harito, etj, zv/ministra dhe drejtues të gjyqësorit dhe të organeve kushtetuese. Duke pasur rëndësinë e Komisionit dhe krye-temën e reformës në drejtësi, do të kishte qenë e pritshme një përfaqësim më i lartë i zyrtarëve të niveleve kushtetuese në këtë komision, si dhe një proces shumë më angazhues i komisionit dhe i parlamentit për promovimin e axhendës, aktivitetit, pritshmërive dhe kapaciteteve reale & sfidave të tij.
Ky aneks raporti mbi punën e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, është pjesë e raportit monitorues të Institutit të Studimeve Politike (ëëë.isp.com.al). Në ditët në vijim pjesë të raportit me interes publik do të jenë në dispozicion të medias, kurse Raporti i plotë do të publikohet gjatë fundit të kësaj jave./ISP
Anëtari themelues i Partisë Sfida për Shqipërinë Gjergj Boja...
Të gjithë jemi ndjerë të stresuar herë pas here, dhe të gjit...
Presidenti Gjorge Ivanov i dorëzoi sot mandatin për formimin...
Policia e Shtetit gjatë ditëve të fundit iu ka ardhur në ndi...
Çfarë pret Lugina e Preshevës nga viti 2017- Pak gjë!Realish...
Shqiperia shenoi sot viktimen e trete nga i ftohti. Por ndry...
Kreu i LSI, Ilir Meta është shprehur në tetor të vitit të ka...
Deputeti Ben Blushi, themelues i LIBRA, është i ftuar sot em...
WhatsApp është një nga aplikacionet më popullorë në botë dhe...
Një shtetas 22 vjeçar, fatorino i një linje urbani në Tiranë...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shprehet se ministr...
Në kuadër të masave për të parandaluar fatkeqësitë nga i fto...
Nga Alban DaciEdhe i pse paligjshem, formalisht arrestimit i...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, përmes një let...
Gjatë ditës së sotme Strukturat e Drejtorisë Vendore të Poli...
Një këngëtar dasmash është rrëmbyer për disa orë në një loka...
Një nga problematikat e parlamentit të sotëm janë oligarkët....
Ministria e Arsimit ka bërë me dije se orët e humbura për sh...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbardhur propozimet e saj...
Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, i ka dërguar një ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...